Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Clark: Turqia do ta ketë një nga pozicionet kryesore në botë

Ish-komandanti Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën, Wesley Clark, ka theksuar se Turqia me kulturën e saj të jashtëzakonshme dhe me trashëgiminë e madhe në të ardhmen do të jetë një prej vendeve më të fuqishme në botë. Por sipas tij “Në të njëjtën kohë kjo do të thotë që Turqia do të përballet edhe me sfida të shumta.”

Clark i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Samitin e Këshillit të Atlantikut 2017, duke folur për Anadolu Agency (AA), ka theksuar se në krizën e Sirisë duhet të veprohet hapë pas hapi. Ai tha se duhet të luftohet me DEASH-in duke mos shkaktuar viktima civile dhe sipas tij çlirimi i Mosullit do të merr kohë.

“Me çlirimin e Mosullit do të ketë lëvizje në Rakka dhe DEASH-i do ta humb bazën rajonale”, tha Clark. Duke nënvizuar se kjo nuk do të thotë përfundimi i DEASH-it, Clark tha se ata njerëz që duan që pikëpamjet e tyre t’i mbrojnë nëpërmjet dhunës, do të vazhdojnë të bien pre e organizatave të tilla si DEASH.

“SHBA-të dhe Rusia duhet të gjejnë një rrugë të drejtë të bashkëpunimit”

Clark duke folur për qëndrimet e SHBA-ve dhe të Rusisë lidhur me krizën në Siri tha se të dy shtetet kanë disa interesa nga ky rajon, por që këto interesa nuk janë të përshtatura dhe sipas tij nuk po bashkëpunojnë, duke shtuar se prandaj është e vështirë të gjendet një mënyrë e drejtë e bashkëpunimit.

“Procesi politik është puna e vështirë që duhet bërë së bashku. ثshtë pastrimi nga DEASH-i, krijimi i qeverisë në rajon dhe natyrisht sigurimi i armëpushimit”, tha Clark.

“Do të vazhdojë jostabiliteti dhe dhuna”

Clark po ashtu paralajmëroi se në rast të vazhdimit të krizës do të vazhdojë edhe jostabiliteti dhe dhuna, që po mbizotëron me vite në Siri dhe në disa vende të Lindjes së Mesme.

“Përderisa Irani do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e ndikimit në Irak, Siri dhe Liban dhe përderisa shtetet tjera vazhdojnë t’i rezistojnë sulmit të Iranit diskutimet, takimet dhe dhuna do të vazhdojë”, tha ai.

“Turqia përballë sprovimeve”

Duke vlerësuar pozitën e Turqisë në gjeografinë e Lindjes së Mesme ku po përjetohen krizat, Clark tha se Turqia është anëtare e NATO-s dhe se ata janë mjaft të kënaqur me këtë. Sipas tij qeveria turke po bën një punë shumë të mirë duke u kujdesur për të gjithë refugjatët.“Disa grupe në mesin e të cilëve ndodhen edhe kurdët dëshirojnë të krijojnë shtetin e tyre duke e arritur pavarësinë. Kjo është një çështje e cila do të ndikojë edhe Turqinë edhe Irakun, por edhe Iranin. Në anën tjetër Irani në qoftë se i plotëson kushtet e vendosura dy vjet më parë në marrëveshjen për programin bërthamor dhe nëse kjo krijon një lehtësim të madh si për veten ashtu edhe për Perëndimin, pas kësaj do të hyjë në kërkim të tregut. Turqia edhe pse mund të jetë një rrugë e shkurtër, është një shtet konkurrues. Për këtë arsye është ende e paqartë se çfarë hapash do të ndërmarrë Irani në këtë aspekt. Kështu që, pozicioni i Turqisë në Evropë dhe Azi, me rrugët ujore dhe me kulturë të jashtëzakonshme për të ardhmen është një prej pozicioneve më të rëndësishme në botë. Por në të njëjtën kohë kjo do të thotë se Turqia do të përballet me sfida”, u shpreh Wesley Clark.clark-696x392.jpghttp://mesazhi.com
 

Attachments

  • clark-696x392.jpg
    clark-696x392.jpg
    45.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back