Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Clark: Nuk do ta dorëzoja pjesën veriore të Kosovës..

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu ka thënë se, nuk do ta dorëzonte pjesën veriore të Kosovës dhe nuk do të merrej me Luginën e Preshevës...

Në një intervistë për RTV21, Clark ka vlerësuar se administrata e re amerikane e di mirë rëndësinë e Ballkanit, që sipas tij, është i rëndësishëm jo vetëm për siguri dhe stabilitet në Evropë por edhe në përparimin e paqes dhe demokracisë në rajon.

“Mendoj se do të ketë një përkujdesje të re nga Shtetet e Bashkuara për të plotësuar lidershipin evropian në Ballkan. Mendoj se do të shihni një përkujdesje të re të Amerikës rreth marrëveshjeve paqësore të Daytonit, siç ka ndodhur në Bosnje, dhe mendoj se do të shihni një fokusim të ri ndaj Kosovës dhe në marrëdhëniet që ajo ka me shtetet tjera në Ballkan”, ka thënë Clark.

Ai po ashtu ka thënë se, “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë rrugën e dy administratave të fundit, do të vazhdojë të përkrahë pavarësinë e Kosovës, dhe të inkurajojë fqinjët e Kosovës që të punojnë me shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri gjithashtu, me qëllim të krijimit të lidhjeve të politikave ndërkombëtare me Ballkanin”, që sipas tij, është një gjë e mirë për të njerëzit, për të gjitha vendet e ndryshme kudo në Ballkan.

I pyetur nëse përkrah tërësinë e Kosovës si më parë, pa ndonjë ndarje, Clark është përgjigjur: “Unë nuk do ta dorëzoja pjesën veriore të Kosovës, nuk do të merresha me Luginën e Preshevës. Po ashtu sinqerisht shpresoj se nuk do të mërzitemi për Maqedoninë. Ti lëmë ata të qetë. Këto janë kufijtë, pra ti lejojmë ashtu siç janë, të punojmë brenda tyre dhe të përpiqemi t’i bashkojmë të gjithë qytetarët, pa dallim të grupeve etnike, boshnjakë, romë, serbë dhe çfarëdo grupi tjetër...”. /Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back