C'ishte burri i gjalle i vdekur

Lauri

Anunnak
MIRDITE - Eshte shuar ne moshen 92-vjecare personazhi i nje fotoje te rralle qe domosdo duhet te mbetet ne fototeken historike shqiptare. Nikolle Gjinali personazhi qe u be i njohur permes faqeve te gazetes Shekulli para 7 viteve dhe nje emisioni special tek A1-TV ka nderruar jete ne kete mes dimri ne shtepine e tij ne qytetin e Rreshenit duke u percjelle me nderime nga qytetaret e shumte por dhe studiues e njerez te letrave te kesaj krahine. Duke pasur nje histori fotoje te rralle ne biografine e tij padyshim mbetet protagonisti i nje soji te vecante qe historia e fototekes shqiptare duhet ta shenoje si te fundmin fokusues ne celuloid te nje prej riteve me te rralla te riteve mortore ne Mirdite dhe gjithe malesite shqiptare. Behet fjale per ceremoniale mortore qe u kushtoheshin njerezve te permendur nder katundet e malesise nga ata burra dheu qe kishin emer nam dhe ndikim te madh popullor si ne pune gjyqe e kuvende ndermjetesimi etj. Por Nikolle Gjinali mbetet emblematik per nga menyra sesi e ka sjelle ne celuloid pikerisht ritin mortor te burrit te gjalle te vdekur qe ishte bash ati i tij vdekur nga plumbi hasmenor ne kallndur te vitit 1944. Asokohe student i seminarit jezuit ne Shkoder nxenes i Ndre Mjedes dhe nje pasionant i fotografise nxitur nga vizitat e shpeshta ne studion Marubi e famshme ne Shkoder mundi qe te permbante emocionet kur e ka pare ne ate gjendje te vdekur babane e tij per te shkrepur plot 12 poza aq sa kishte aparati duke na dhene dhe deshmine e fundit te nje riti te tille te jashtezakonshem mortor ne malesite e Veriut te Shqiperise.
Me poshte po risjellim ne kujtese shkrimin e bere para disa viteve ne gazeten Shekulli kur Nikolle Gjinali ishte gjalle.

Mirditasit i kane kushtuar vemendje te vecante pos dasmave dhe ceremonive te gezimit edhe mortit madje hera-heres duke i dhene ngjyresa monumentale. Ne studimin e tij Vajet dhe Vajtimoret e Mirdites studiuesi i njohur vendas Ndue Dedaj i meshon faktit te permendur ne hulumtimet e kahmocme te studiuesve me te zeshem te vendit dhe te huaj se vajet e Mirdites jane aq karakteristike sa jane perfshire ne nje mase te madhe ne korpusin e Visareve te Kombit. Mirditorja qan thekshem shenohet aty qe te ban me kujtue disi poetet e motshem elegjinat e Tribulit e ma mire te grekeve te vjeter me te bertitmen e saj mbi te dekunin me nje za te thekshem qe e ka prej natyre me i dhane vajit te vet at poezi te dhimbshme. Vajtimoret e Mirdites kane qene permendur ashtu si dhe Burrat e Dheut. Ata kane krijuar nje opus te shkelqyer te folkut elegjiak qe vijon dhe sot e asaj dite te mbijetoje ne kohet moderne.
Studiuesi Dedaj thote se nese ne mjaft vaje te zonave jugore i vdekuri burre zakonisht portretizohet si trim ne vajet e Mirdites burri i ketyre aneve pergjithesisht eshte gjyqtar i venue cka do te thote se zanati kryesor i malesorit te kesaj ane nuk ka qene pushka e trimnia pa e zbehur kete por gjykimi i ceshtjeve kuvendi urtesia dhe mencuria. Trimeria mund ti lypej njehere malesorit kurse mencuria gjyqtaria i duhej dita me dite. Kjo permase qe e percjell dukshem kenga duket se eshte e nderlikuar me pranine e kanunit pleqesise kuvendit veteqeverisjes.

murosur_zpsunqn3beg.jpg


Keto foto te rralla...

Nikolle Gjinali nje i moshuar i nderuar 85-vjecar banues ne Rreshen ka sjelle per Shekullin nje foto te rralle te nje riti te rralle vdekjesh duke pranuar te zberthehet me ne imtesi per te sjelle ne kujtese tere detajet e atij momenti te jashtezakonshem para 62 viteve. Shkrepjet e aparatit nga ai kur ishte student ne Seminarin e Jezuiteve te Shkodres jane bere ne janar kallnduer te vitit 1944. Thuhet se nje foto e tille eshte realizuar ne nje vdekje edhe ne Orosh po ne Mirdite ne shtepine e permendur te Gjomarkajve rreth vitit 1946 ky duhet te kete qene dhe riti i fundit i nje rituali mortor ne kete menyre.
Fotoja sjell me imazhin e saj te vecante nje nga ritet me te rralla ne malesite e Veriut. Nikolla eshte djali i te vrarit per gjakmarrje asokohe nje burre ne ze i krahines i paraqitur ne celuloidin bardh e zi si nje shtatore ulur ne nje karrige te stilizuar. Seminaristi fotograf amator vizitori-mik i Foto Marubit para se te nisej per ne vendlindje kur i kane lajmeruar vdekjen e te atit nuk ka harruar te marre me vete aparatin fotografik i cili mbante 12 poza kaq sa dhe ka realizuar para 62 viteve ne ate rit te rralle. Jane foto qe te sjellin ne imazh burrin e gjalle te vdekur.

murosur3_zpsn9kwjwox.jpg

Po c'ishte burri i gjalle i vdekur
Le te shohim kete foto. Aty ne karrige eshte vendosur i dekuri N.N po si te ishte gjalle kur ndante gjyqe e ligjeronte ne kuvende. shte babai i Nikollit nga Shengjergji i Kacinarit nga ata burra te dheut qe shenohen ne katund a krahine. Ai ishte shenuar per tu vrare si burre i squet i shtepise se Gjinalajve nga hasmi i vet dhe kjo ishte realizuar ne nje pusi ate dite te zeze kallndueri...
Mirepo burra te tille krejt te vecante nderoheshin edhe per se vdekuri me nje rit te rralle. Studiuesi Ndue Dedaj e ka pershkruar si nje rit te jashtezakonshem qe shuhet si i tille aty nga mesi i shekullit te kaluar. Riti zbatohej rralle i vdekuri duket qe eshte veshur mire si te jete nje dhender a te nisej dikund per krushk dasme me rroben karakteristike krahinore. Armatosej si ne te gjalle me livore revole ne brez e pushke te gjate ne krah dhe ashtu i stolisur vendosej ne nje karrige me krahe e gdhendur me ornamente. Kembe mbi kembe me kesulen e bardhe ne njerin sy mustaket e perdredhur syte cele dhe cigaren ne dore e vesh ai paraqitej krejt si i gjalle. Fliste me ata qe kishin ardhur ta percillnin per ne varr u shtrinte kutine e duhanit.
Vajtimoret si duket te pakenaqura nga qendrimi ndenjur i tij gjate nates se rojes aty prane vatres i kerkonin permes vargjeve poetike te tyre qe ti jepte paksa shtatit dhe te ngrihej ne kembe pasi ate e prisnin punet gjyqet qe do te ndante ne katund e krahine ato pune qe ai i kishte lene pergjysme....
Pas nje nate mes miqsh te zemres dashamiresh shokesh aty brenda ne mengjes burri i gjalle i vdekur do te dilte ne oborr po ne karrigen e mbeshtetur prane murit i rrethuar nga kori i vajtimoreve. Pikerisht kete moment ka fokusuar Nikolla asokohe seminaristi 21-vjecar. Ashtu i ngrire ai do te pozonte per te gjithe derisa do te vinte casti te ngjitej ne vigj. Tashme mund te thuhej se ai kishte vdekur me te vertete pasi rrinte shtrire si gjithe te vdekurit.

murosur2_zps0d08di8s.jpg

Rrefimi i Nikole Gjinalit per momentet e fotografimit

Nikolla bashkestudent me Loro Boricin nxenes i Mjedes dhe i Fishtes rrefen ne detaje ngjarjen dhe momentet e pozimit Shkollen e fillova ne vitin 1932 kur isha fare femije dhe gjate 12 viteve nuk kisha qene ne shtepi sic ishte rregulli i kohes. Babai vdiq nga janari i 1944-s dhe me lajmeroi djali i motres se Gjon Marka Gjonit. U nisa sapo e mora vesh. Kemi kaluar peripeci te tera rruges per ne Vaun e Dejes me nje makine qe ne vend te naftes digjte dru per te prodhuar energji shtytese per makinen-taksi qe kishim marre me vete. Pastaj kaluam ne bese fshat me fshat te Malesise se Shkodres te Lezhes dhe te Mirdites derisa arrita tek shtepia. Aparatin e kisha marre me vete. Thjesht meqe kisha 12 vite qe nuk e kisha pare te pakten ta fotografoja per se vdekuri. Fillimisht qeshe shume i tronditur. Ishte 22 a 23 kallnduer te vjetit 1944. Kisha mberrit atje tek shtepia ne mbramje vone. Xhenazen fillimisht e kishin vene ne dhomen e pritjes brenda. Atje hyra duke qare dhe u pershendosha me baben. Qe nje drite e zbehte pishash ne ate ode ku kishte plot gra vajtemore perreth ulur ne shkaminj. Sapo e pashe baben tem nuk ishte vene si te dekunit e zakonshem ne kesi rastesh ne ndonje shtroje a vig por ne karrige me veshjen ma tmire te tij armatos me pushke e nagant nje kuti duhani duhanin ne vesh dhe dukej se po kuvendonte me njerezine aty. Vertet ishte baba em por mu duk dicka monumentale ndaj mora menjehere aparatin dhe e shkrepa disa here.
Intervisten e plote mund ta lexoni ne www.shekulli.com.al


85-vjecari Ju rrefej historine dhe momentet e fotografimit



85-vjecari Nikolle Gjinali edhe pse mbahet me veshtiresi rrefen si te ishte para 62 viteve ate dite kallndueri 1944 kur shkrepi aparatin per te fiksuar kete rit te rralle te vdekjes pavaresisht se i takoi te ishte i ati nje baba i shkelqyer sipas tij dhe nje gjyqtar e azgan i krahines sic jane te shenuara vargjet e poezive te vajtimoreve te asaj kohe. Nikolla bashkestudent me Loro Boricin nxenes i Mjedes dhe i Fishtes rrefen ne detaje ngjarjen dhe momentet e pozimit

Zoti Gjinali ju keni qene student ne Seminarin e Jezuiteve te Shkodres
Po thuajse isha ne traditen e familjes kur nga dera jone kishim njerez te permendur ne sherbesat kishtare me emer ne krahine e me tej.

Kur e filluat shkollen?

E fillova ne vitin 1932 kur isha fare femije.

Gjate ketyre viteve keni qene ne shtepi ne Kacinar?

Jo pergjate tere ketyre viteve nuk erdha ne vendlindje qe rregulli i tille.

E mbani mend babane?

Natyrisht e mbaj mend por per 12 vite nuk e pata pare vetem per se vdekuri.

Kur vdiq babai?

Aty nga janari i 1944-s.

Te lajmeruan?

Po djali i motres se Gjon Marka Gjonit.

Dhe u niset menjehere?


Po sapo e mora vesh. Madje kemi kaluar peripeci te tera rruges per ne Vaun e Dejes me nje makine qe ne vend te naftes digjte dru per te prodhuar energji shtytese per makinen-taksi qe kishim marre me vete. Pastaj kaluam ne bese fshat me fshat te Malesise se Shkodres te Lezhes dhe te Mirdites derisa arrita tek shtepia.

Kishit marre me vete dhe aparatin fotografik te ra ndermend?


Po e kisha marre me vete pasi shpeshhere shkoja tek Foto Marubi isha si i shtepise atje me pelqente te merresha me pozime ndaj gjithnje aparatin e merrja me vete edhe ne kete rast nuk e harrova.

E dinit se do te fotografonit nje rit te rralle dhe te fundit ne Shqiperi?


Jo kete nuk mund ta them. Une u nisa thjesht meqe kisha 12 vite qe nuk e kisha pare babane te pakten ta fotografoja per se vdekuri.

Si e mban mend takimin me babane ne ate janar 1944?


Fillimisht qeshe shume i tronditur. Ishte 22 a 23 kallnduer te vjetit 1944. Kisha mberrit atje tek shtepia ne mbramje vone...

Ku e kishin vene babane e vdekur?

Xhenazen fillimisht e kishin vene ne dhomen e pritjes brenda. Atje hyra duke qare dhe u pershendosha me baben. Qe nje drite e zbehte pishash ne ate ode ku kishte plot gra vajtemore perreth ulur ne shkaminj.

Te shkoi mendja te beje fotografi?

Po. Sapo e pashe baben tem nuk ishte vene si te dekunit e zakonshem ne kesi rastesh ne ndonje shtroje a vig por ne karrige me veshjen ma tmire te tij armatos me pushke e nagant nje kuti duhani duhanin ne vesh dhe dukej se po kuvendonte me njerezine aty. Vertete ishte baba em por mu duk dicka monumentale ndaj mora menjehere aparatin dhe e shkrepa disa here.

Po pastaj?

E kaluam ate nate dhe po pritsha te agonte dita. Tuj le dielli u hanger buka e rojes ma pas e qiten baben e dekun ne oborr te shpise. Afer tij i vune petkat rrobat ne derrase fistan brez tallagan qorape pushke rryp fisheksh e te kesula fotografine e tij. U bane gati teshat para se te nisej i dekuni. Kam pa tuj qa spakut 1000 vete kur erdhen njerezit qe pak ore me pare u kishte da gjyqin ne kuvend qane aq fort sa mue qe tu mra tfiket. Qajshin fmi te ri burra e pleq
Qendrova sa qendrova e ma pas nuk mujta ma smbrami u largova per nga kopshtnajet e arat por prape se prape ajo pamje trupi i babes mbi karrige mterhiqte fort per syrin e fotografit. Ktheva rishtas vendosa te fotografoj ishte nje pamje qe nuk perseritej ma.

Ky ka qene dhe momenti i shkrepjes se rralle te aparatit?


Po ishte pamje e paperseritshme ndonese nuk e dija se do te ishte shkrepja e fundit e nje riti te tille e te rralle qe behej ne malesite tona.

Por pos te tjerash keni fotografuar dhe vajtojcat perreth si erdhi ai moment?


Ishte dicka madheshtore kur u ba popull i madh aty. Fillimisht baben po e qanin bijat e te afermit. Nderkaq filluen me ardh miqesija e larget. Jehonte shpati andej dhe kendej prej brimes se burrave me xhurdi e vajit te grave. Ishin tuj ardhe udhesh te ndryshme katundet qe nga Simoni Kushneni Kashnjeti Gazulli Kalori Munega Ungrej etj. Kur vijshin ne oborr vajtojshin pak e mandej burrat hyjshin ne kulle ku pishin kafen e lejshin ne vend te kiles se kafes kush nji napolon kush dy e njashtu... Granija pare nuk jepnin. Njashtu bane deri sa erdh koha me nise te dekunin tek vorret. Ishte ba gati vorri...

Si e nisen baben ashtu nga karrigia tek varrezat?


Jo qe e veshtire por kishte specialiste te fshatit qe aty nga ora 11 e paradites e ulen prej karrike per ta lidh ne vigj.
Qane pafund. Sa u ba gati vigu baba em u nis prej te dashunes banese ku kaloi tane jeten u da prej se vetesh ju dha te mbramen lamtumire djelmve kusherinjve u dha te mbramen lamtumire gjase se gjalle arave e pyjeve qe kishte punue me aq cene. U da prej sosh per mos me i pa ma kurre. Ate moment e kam fotografue nja dy here.

Ka nje moment kur duke shkuar tek varrezat njerezit e mortit e shikojne dhe vendin e vrasjes?


Po ne nje shej vendit ne maje njaj mali duket nje panorame fantastike kodrina te bukura Shkalla e Shtufit Hurdha e elikut ku u vra i mjeri. Gjithe sa qen shikuen andej. Kaluem afer shpise ku kishte le e smbrami iu afruem kishes.

Po ritualin ne kishe mund ta pershkruani sa e mbani mend?

I vdekuni u la ne oborr te kishes nen roje te 50 veteve te tjeret hyne ne meshe famullitari mbajti fjalimin e permortshem ku ceku sidomos kobin e zi te shqiptarit vellavrasjen. Ju bane solikimet ndersa kisha ushtoj prej gjamve te 500 a ma veteve. Mandej trupi i te vramit u qit nder vorre ku per dy ore u qajt prej granise e gjama e burrave. Mbas dy oresh ishte qite narke te vorrit u salikue vorri prinde kusherinj e dashamire i dhane te mbramen lamtumire me nje te puthun ne balle. Ne ket cast vajin smujt me e ndale kush deri dhe ata qe nuk e deshen qajten.
Iu vue carcafi i dekes u mbyll kapaku i arkes e u ndiene te mbrambet e rrahuna te cekiqit e baba em i dekun u zhduk ne vorr. U zhduk prej faqes se botes. Pushosh ne paqe...

Dhe duke u kthyer ne shtepi vijonte riti?


Pasi u kthejshim ne shtepi dhe faleshim me miqesine e njerezine qahej per te mbramen here. Ky vajtim ishte vertete i pikllueshem rendojshin fjalet e vajtimoreve se kur te vijme ketu skena me te gjetun ma ti qe na pritshe me buzen ne gaz ske me na fol me gojtarine e mesueme tanen... Gjithe diten vijonte vaji mbi teshat e dekunit. Me pas vazhdon riti i faljes se teshave te dekunit per fukarane qe vinte me lype.
Naten e vorrit duhej me ba shume lemoshe qe shpirti i te dekunit te shpetoje sa me pare prej purgatorit.
/G-Shekulli
 

Attachments

  • murosur_zpsunqn3beg.jpg
    murosur_zpsunqn3beg.jpg
    76.9 KB · Shikime: 0
  • murosur3_zpsn9kwjwox.jpg
    murosur3_zpsn9kwjwox.jpg
    60.8 KB · Shikime: 0
  • murosur2_zps0d08di8s.jpg
    murosur2_zps0d08di8s.jpg
    68.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top