Baboon
12... forget about it!
- Anëtarësuar më
- May 14, 2020
- Mesazhe
- 11,720
- Reagimet e mara
- 14,628
- Vendndodhja
- TR_04
Or nuk i dilet me polict jo, se nganjëherë yzmeqari bohet mo pronar se pronari.Sapo lexova kete dhe ta lexojne edhe ata qe " thyejne ligjet"
Ja pra policia qe duam.B..... q... Nga I madhi deri tek I vogli jan
Neki Bajraktari ????? doli dje nga shtëpia, puthi dy femijët e tij si zakonisht dhe pasi hodhi në krah kutinë me paketa filloi ditën për të siguruar bukën e përditshme. Nekiu nuk do të vjedhë, nuk do të vrasë, nuk do të shesë drogë, nuk do të mashtrojë. Nekiu do të jetojë me nder dhe me djersën e tij por dje ai u përball me shtetin. Shteti, i veshur me petkat e policisë bashkiake i kërkoi paketat, i kërkoi bukën e fëmijëve, i kërkoi djersën e ballit. Nekiu refuzoi dhe u ndëshkua rëndë. U rrah barbarisht sikur të ishte kriminel, sikur të kishte vrarë, sikur të kishte vjedhur, sikur të kishte shpërndarë drogë. Por në vendin tonë nëse bën sa më sipër bëhesh deputet e ministër, bëhesh shok me kryetar bashkish e kryeministra. Kur kërkon të mbijetosh, të ushqesh fëmijët me nder, përballesh me shtetin. Palo shtetin tonë.
Shiko fotografinë 1749412
Po unë s'di përveç 97 (edhe atëherë asnji që kish gjo në dorë) kur janë tërheq zvarrë njerz të vesh me pushtet...
Di nga njerëz të vuajtur në diktaturë që më tregojnë se si "u falën" xhelatët që kishin bo lloj lloj maskaralliqesh...
Sigurimsa etj.
S'ka se si mos "falet" edhe ky apo këto që kanë bo kte...
E në mos u falshin.
janë prapë si kujdestari ke filmi "lulëkuqet mbi mure"....
Gjithnjë do ketë të tillë. Në çdo kohë e sistem!
Unë më vjen me plas kto 30 vjet gjithë kto hasmëri.. gjithë kjo vuajtje si nuk u bo shembull nji (të paktën do ishte nji) nga kto ? e mdhej.. jo nga ? tjere po nga populli....
Pse me kaq populli tredh apo budalla paksena qenë?!!!!