Cilat shtete mund të falimentojnë në çdo çast?

*deliza*

VIP
V.I.P
Cilat shtete mund të falimentojnë në çdo çast?​

Një nga ekonomistët më të njohur në botë, amerikani Kenneth Rogoff paralajmëroi se për shkak të borxhit të krijuar publik disa shtete do të ngrenë flamurin e falimentimit.

Ish krye ekonomisti i FMN dhe tani profesor i ekonomisë në universitetin e Harvardit, Rogoff u shpreh se “Në përgjithësi pas krizave bankare shohim se brenda një periudhe kohore disa shtete janë të predispozuara të shkojnë drejt falimentimit, edhe këtë herë parashikoj që do të ndodhë e njëjta gjë”.

Pjesëmarrës në një forum ekonomie të zhvilluar në Rogoff këto komente i bëri në një forum ekonomie në Tokio duke potencuar se interesat e tregut financiar do të rriten dhe shtetet europiane si Greqia e Portugalia do të përjetojnë probleme të mëdha. Sipas tij parashikimi i bërë në lidhje me falimentimin e bankave të mëdha amerikane në vitin 2008 na doli i drejtë.

ثshtë shumë, shumë e vështirë të përcaktosh kohën e këtij fenomeni por do të ndodhë ka thënë Rogoff i cili ka shkruar dhe një libër mbi historikun e fatkeqësive financiare.

Ai duke theksuar se tek shtetet e zhvilluara si Gjermania, ShBA dhe Japonia do të ketë një rritje të ngadaltë, ka thënë se kur të rriten interesat e këtyre shteteve, do të mund ta dalin në krye duke përdorur metodën e shtrëngimit të rripave.

Megjithëse Rogoff nuk jep asnjë emër në lidhje me parashikimin e falimentimit, sytë me të drejtë kthehen nga Greqia e cila ka një deficit buxhetor prej 12,7 % mbi të ardhurat kombëtare bruto dhe një borxh publik prej 112,6 % mbi mesataren e GDP-së.

Krahas Greqisë, problematike duken edhe shtete të tjera të Europës si Portugalia, Irlanda, Italia dhe Spanja, borxhet e të cilave qëndrojnë shumë lart kufirit të caktuar.

Thuhet se totali i borxheve të Greqisë në fund të vitit 2009 ishte 300 miliard euro, dhe kjo shifër është pesë here më e madhe se shuma e borxheve të papaguara nga Rusia në vitin 1998 dhe nga Argjentina e cila falimentoi në vitin 2001.

Rogoff ka theksuar po ashtu se investitorët do t’i bëjnë presion qeverisë amerikane që të kufizojë shpenzimet.

Strategu i bankës japoneze Tokyo - Mitsubishi UFJ, Naomi Fink, ndërkaq u shpreh se Greqia na kujton edhe një here një nga rreziqet me të cilat ndodhemi ballë për ballë, me falimentimin e shtetit, por nuk është e drejtë të krijojmë panik dhe të përgatisim një skenar të ngrirjes së kredive.(Gazeta Start/ Aktualiteti)
 
Titulli: Cilat shtete mund të falimentojnë në çdo çast?

Ne te njejten fat me Greqine jane dhe Portugalia,Spanja
 
Titulli: Cilat shtete mund të falimentojnë në çdo çast?

Ne te njejten fat me Greqine jane dhe Portugalia,Spanja

Me aq sa kam lexuar Greqia eshte akoma me keq se Portugalia dhe Spanja...Nuk di si qendrojne bankat atje dhe sa prej tyre mund te falimentojne...Kriza bankare sjell shume deme :(
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cilat shtete mund të falimentojnë në çdo çast?

Keq fare eshte puna per ne qe jemi ketej dhe me e keqja eshte se nuk mund te kthehemi dot as ne shqiperi sepse jam lindur dhe rritur ketu....shkollen e kam ketu dhe nuk e di nese do mundem te bej dot shkollen ne gjuhen shqipe....
 
Gjithcka do varet nga masat anti-krize qe do ndermer Greqia...Shpresojme mos te eskaloje situata :)
 
Titulli: Cilat shtete mund të falimentojnë në çdo çast?

Me aq sa kam lexuar Greqia eshte akoma me keq se Portugalia dhe Spanja...Nuk di si qendrojne bankat atje dhe sa prej tyre mund te falimentojne...Kriza bankare sjell shume deme :(

Kete moment bankat greke vetem problem nuk kane bankat me te medhaja ne Greqi kete vit paten rreth 200-300 milion euro fitime.....Problemin e ka shteti grek dhe arkat per pensionet dhe per pagesat e puntorve shtetrore....Si dhe perqindja e larte qe mer shteti grek nga jashte ky eshte problemi .... Kerkesa kryesore e shtetit grek eshte ulja e perqindjeve te larta qe mer greqia kur kerkon kredit....
 
Titulli: Cilat shtete mund të falimentojnë në çdo çast?

Kete moment bankat greke vetem problem nuk kane bankat me te medhaja ne Greqi kete vit paten rreth 200-300 milion euro fitime.....Problemin e ka shteti grek dhe arkat per pensionet dhe per pagesat e puntorve shtetrore....Si dhe perqindja e larte qe mer shteti grek nga jashte ky eshte problemi .... Kerkesa kryesore e shtetit grek eshte ulja e perqindjeve te larta qe mer greqia kur kerkon kredit....

Si Greqia, si Maqedonia kane problemin e njejte me kredite...FMN kredite qe i ofron, i ofron me perqindje shume me te ulet interesi por ama ajo kerkon dhe shkurtimin e shume shpenzimeve te kota qe ben shteti dhe vazhdimishit i percjell ata dhe i vezhgon ne menyren se si ajo i harxhon leket e fituara nga krediti...Normalisht qe kjo nuk eshte ne leverdi per qeverite tona, qe jane mesuar te harxhojne leket per projekte jo shume produktive dhe opcioni apo alternativa e vetme qe ju mbetet eshte qe te huazojne nga populli...U ofrojne interes shume me te larte se qe ju ofrojne bankat e keshtu marin te holla njehere per nje kohe te shkurter sa per te mbuluar vrimat e shumta te borxheve, shkaktojne dhe uljen e investimeve sepse bankave ju ngelen me pak depozita ne dispozicion sespse i ka mar shteti ato duke u huazuar tek populli dhe keshtu shkakton kriza te vazhdueshme kot per pike te qejfit, se te mos maresh kredi nga FMN ne keto raste ( flas me shume per maqedonine tani) eshte kulmi i budallallekut - ( per mendimin tim se paku :) )
 
Titulli: Cilat shtete mund të falimentojnë në çdo çast?

P.I.I.G.S - Portugalia, Irlanda, Italia, Greqia dhe Spanja jane shtet qe jane ne rrezik te larte per te perjetuar krize te larte ekonomike me ne krye te listes Greqine. Megjithate une jam i paafte per te thene nese kriza buxhetore e tyre mund te kthehet ne rrezik te falimentimit te shtetit, aq me teper kur falimentimi i tyre eshte rrezik edhe per te gjitha shtetet e tjera te BE-se.
 
Titulli: Cilat shtete mund të falimentojnë në çdo çast?

Ne çdo çast mund te falimentojn ato shtete qe ekonomia e tyre udhehiqet thjesht nga njerez qe kan ngatrruar profesion
Rasti me i fundit dhe me abzurd eshte vendimi qe po merr qeveria e Kosoves per ta privatizuar PTK-n, e cila brenda nje viti paguan 40 deri 45 milion euro tatim, dhe gjithashtu fitimin neto per vit tani se fundi ka kaluar mbi 50 milion euro. Nuk ka shtet as qeveri qe privatizon kompanine me fitimprurese ne vend, kete po e bene qeveria e Thaçit qe ska len gje pa shitur ne Kosove, i ka mbet vetem kjo qe pas nje kohe do te konsiderohet vetem nje privatizim i deshtuar dhe jo i leverdisshem si shume te tjere ne Kosove qe gjithsesi nuk kan pas sukses as nuk kan sjell zhvillim ekonomik, perkundrazi kan sjell me teper varferi sepse nga secili privatizim ne fillim humbin vendin e punes zakonisht 20-30 % e punetorve.
 
Titulli: Cilat shtete mund të falimentojnë në çdo çast?

Privatizimin mos e shikoni si nje gje negative.....sepse vetem privati, munde ti japi nje hov te ri zhvillimit te asaj ndermarje ,fabrike apo institucion e cfare munde te jete, per mendimin time munde te jete nje strategji e mire per zhvillimin ekonomik te kosoves....ndermarjet private jane te miremenaxhuara dhe me rentabilitet te larte, prandaj mos e shikoni gjithcka me sy kritik........
 
Privatizimi si pozitiv shifet aty ku nje kompani eshte ne falimentim e siper. PTK-ja po te ishte prone private kurre nuk do ta kishte ate zhvillim dhe ate buxhet. Privatizmi perveq se ka disa perparsi, ka dhe shume mangesi. Dhe si i tille aq me teper duhet shqyrtohet kur eshte ne pytje nje prone publike.
Ne ekonomi po nuk kritikon dhe nuk kerkon me teper, nuk fiton. Ata qe pa u menduar dy here dhe pa çare koken per pasojat vetem miratojne, ne te shumten e rasteve deshtojne.
 
Jo se nuk jam dakorte me ty...ndoshta forma qe kane zgjedhur nuk eshte e duhura dhe mbetet per tu diskutuar.....mirepo nje kompani qe te mbetet kompetitive ne treg, duhet te azhornohet me teknplogji te reja ,pra duhen investime konkrete, ndoshta qeverija e kosoves ne kete momente nuk eshte ne gjendje te investoje ,dhe prandaj eshte e detyruar te privatizoje.....Megjithate une jam i bindur ,se forma private eshte me rediticia...ju thoni qe PTK po te ishte prone private kurre nuk do ta kishte ate zhvillim dhe ate buxhet,...une te them te drejten jam i bindur per te kunderten, megjithate kjo mbetet per tu vertetuar.......
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top