Cilat janë tre variantet se si do të formohet koalicioni qeverisës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ja tre skenarët e formimit të qeverisë së re
Zgjedhjet e 28 qershorit janë procesi më i çuditshëm zgjedhor që ka ndodhur në këto vite në vendin tonë. Deri në kutitë e fundit nuk ka një fitues të tyre, pasi koalicionet janë duke luftuar kokë më kokë. Nga rezultatet e deritanishme mundësia më e madhe është që të kemi një qeveri të brishtë për sa përket numrave në Parlament, pasi në rastin më të mirë, nga të dy kampet do të shkojnë 71 deputetë. Nëse situata nuk do të ndryshohet, atëherë kemi tre mundësi se si do të krijohet qeveria e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Skenari I
Mundësia më e madhe është që një nga kampet politike të arrijë 71 mandate, të cilët do të lejojnë që të krijohet qeveria, pasi arrihet një shumicë e thjeshtë. Kjo do të krijonte një vështirësi të madhe për koalicionin fitues, sepse do të duhet që t’i mbajë deputetët në Parlament çdo moment, pasi në të kundërt nuk do të miratonte asnjë ligj. Ndërkohë, kur janë numëruar më shumë se 90 për qind, kemi një barazi totale, duke mos dalë asnjë fitues, por të dhënat tregojnë se nga kutitë e ngelura do të mund të kemi përmbysje nga të dy anët. Partia Socialiste pretendon se mund të arrijë të marrë një mandat në qarkun e Elbasanit dhe një në qarkun e Fierit, ndërkohë që PD pretendon në qarkun e Shkodrës dhe në qarkun e Lezhës. Si do që të jetë skenari i arritjes së 71 mandateve, është i mundshëm për të dy partitë kryesore.
Skenari II
Mundësia e dytë është ajo e kapërcimeve nga ana e aleatëve të njërit apo tjetrit krah. Nga ana e Partisë Demokratike kanë marrë mandat Partia Drejtësi dhe Integrim dhe Partia Republikane. Në krahun e majtë ka fituar mandat Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, si dhe koalicioni i LSI-së. Nuk përjashtohet që PDI të kalojë në anën e së majtës, duke parë që PS ka disa figura që i afron me çështjet e çamëve, si deputeti Shpëtim Idrizi. Tahir Muhedini, i kontaktuar me telefon nga “Tirana Observer”, u shpreh se është në koalicion me PD-në, ndërkohë që Shpëtim Idrizi u shpreh se do të jetë zëri çamëve në Kuvend. Por nëpër korridoret e politikës kanë filluar të dalin zërat se që tani kryeministri Berisha i ka bërë një ofertë ministrore Muhedinit. Kjo lëvizje para kohe e Berishës vjen pasi ai ka frikë se mos ndoshta Edi Rama i bën ndonjë ofertë edhe më joshëse PDI-së. Mësohet se Muhedinit i është ofruar nga Berisha posti i zëvendëskryeministrit. Por gjithashtu nuk përjashtohet as mundësia që Berisha t’i bëjë ftesë LSI-së dhe të shkojë me një numër qetësie në Parlament. Jo më larg se dje, një nga drejtuesit e LSI-së, Dritan Prifti, u shpreh se PS ka vjedhur votat e LSI-së dhe nuk do të pranonte kurrë një koalicion me partinë e Edi Ramës.
Skenari III
Varianti i tretë edhe pse në dukje i pamundur, është mjaft i besueshëm. Ekziston mundësia e një koalicioni të madh midis PS dhe PD, që do sillte një qeverisje me bazë të gjerë. Duke parë që vendi është duke zhvilluar një seri reformash për t’u integruar në Bashkimin Evropian, mund të kemi një rënie dakord midis dy forcave të mëdha, që të krijojmë një qeveri të përbashkët, njëkohësisht duke e quajtur koalicion i madh për integrim në BE. Në pamje të parë duket se dy partitë e mëdha do ta kishin të pamundur bashkëqeverisjen, por faktet e katër viteve të fundit tregojnë për të kundërtën. Nga 2005 që Sali Berisha është zgjedhur kryeministër, kreu i opozitës ka qenë kryetar bashkie, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin në shumë raste. Gjithashtu dy krerët e partive janë ulur në tryezë këto vite dhe kanë rënë dakord për shumë marrëveshje.
Skenari 1
Mundësia më e madhe pa dyshim është që qeveria të jetë me 71 mandate në Parlament dhe të ketë një opozitë me 69 deputetë. Nga rezultatet e djeshme, ende të papërfunduara, të dy koalicionet maksimumi që arrinin ishin 71 mandate. Nëse do të realizohej një skemë e tillë, pa dyshim do të ishte hera e parë që qeveria do të kishte një distancë kaq të vogël me opozitën. Në çdo rast që qeveria do të sillte një projektligj në Kuvend, do t’i duhej të sillte të gjithë deputetët në Parlament për të qenë prezentë, pasi në të kundërt nuk mund të miratohet.
Skenari 2
Skenari i dytë ka të bëjë me trafikun e aleatëve sa nga njëri krah, në krahun tjetër. Partitë e vogla këtë herë janë përfaqësuar nga LSI, nga PDI, nga PBDNJ dhe PR. Nuk përjashtohet mundësia që këto parti të shkojnë në një krah politik dhe të arrihet një numër i konsiderueshëm deputetësh që do të lejonte një qeverisje të qëndrueshme për sa i përket numrave. Tahir Muhedini, i kontaktuar me telefon nga “Tirana Observer”, u shpreh se është në koalicion me PD-në, ndërkohë që deputeti i PS-së, Shpëtim Idrizi, i cili është nga komuniteti çam, u shpreh i kënaqur që partia e këtij komuniteti ka arritur të dalë kaq pozitive. S’do të përjashtohet mundësia që PDI të kalonte majtas, po ashtu nuk mohohet mundësia që PBDNJ të kalojë sërish në të djathtë, ashtu si katër vitet e fundit. Edhe pse në dukje e pamundur, LSI mund të jetë në bashkëqeverisje me PD-në.
Skenari III
Varianti i tretë edhe pse në dukje i pamundur, është mjaft i besueshëm. Ekziston mundësia e një koalicioni të majtë midis PS dhe PD, që do sillte një qeverisje me bazë të gjerë. Duke parë që vendi është duke zhvilluar një seri reformash për t’u integruar në Bashkimin Evropian, mund të kemi një rënie dakord midis dy forcave të mëdha që të krijojmë një qeveri të përbashkët, duke e quajtur koalicion i madh për integrim në BE.
TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top