Cilat janë njohuritë e studentëve të UP dhe atyre private për HIV/AIDS

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Cilat janë njohuritë e studentëve të UP dhe atyre private për HIV/AIDS

f.0112022427680_m.jpg


Hulumtimi është Projekt i realizuar nga Organizata Studentore KISCOMS- Kosova International Student Congress of Medical Sciences në bashkëpunim edhe me KKA- Komitetin Kosovar për HIV/AIDS, IKSHPK-n dhe KESH-in.
Xheladin Sh. Ujkani
www.kiscoms.com

Hulumtimi është bërë prej datës 11-14 Nëntor 2008, ndërsa që në të janë përfshirë 301 studentë/e, dhe atë :
140 femra dhe 161 meshkuj.

Numri i përgjithshëm i studentëve të anketuar në secilën njësi akademike të Universitetit të Prishtinës dhe në Universitetet private, është: Fakulteti i Filozofisë (12), Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (16), Fakulteti i Filologjisë (31) Fakulteti i Ekonomisë (43), Fakulteti i Juridikut (41), Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (10), Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike(12), Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike(12), Fakulteti i Mjekësisë (10), Fakulteti i Arteve(10), Fakulteti i Bujqësisë(12), Fakulteti i Kulturës Fizike(16), Fakulteti i Edukimit(11), Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit- Pejë(12), Fakulteti i Shkencave teknike të Aplikuara- Mitrovicë(6), Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara- Ferizaj(11), Universitetet Private (20).

1. اka është HIV-i ?

a) Kondom
b) Sëmundje ngjitëse
c) Virus (e saktë )

Në pyetjen se çka është HIV-i, nga 301 studentë të anketuar në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetet private, 150 (50%) prej tyre janë deklaruar se HIV-i është sëmundje ngjitëse, 148 (49%) janë deklaruar se HIV-i është virus , 2 studentë nuk kanë dhënë përgjigje fare, ndërsa vetëm një ka deklaruar se HIV-i është kondom!

Në analizën që i është bërë anketës ku studenti ka deklaruar se HIV është kondom, është parë se personi në fjalë është i gjinisë M, student i vitit të III-të në departamentin e Industrisë së Drurit, në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara-Ferizaj.

Përveç gabimit në fjalë nuk ka njohuri lidhur me mënyrat e përhapjes ose mospërhapjes së HIV/AIDS-it, pastaj deklaron se personat me HIV nga momenti i infektimit jetojnë më pak se 1 vit, pastaj thotë se foshnja nuk mund të lindë me HIV nëse nëna është e infektuar (arsyetimi i tij është Virusi HIV nuk prek fëmijët); deklaron se ka pasur marrëdhënie seksuale me 5 partnerë seksualë mbas moshës 20 vjeçare, është i martuar dhe, informatat në lidhje me HIV/AIDS i ka marrë vetëm nga mjeku/ja.

2. Si mund të bartet HIV ?

a) Nëpërmjet kontaktit të lëngjeve trupore (gjakut, spermës, sekretit vaginal) të personit të infektuar me HIV me gjakun e personit të shëndoshë (e saktë)

b) Me ndërrimin e xhaketave

c) Me anë të përshëndetjes dorë me dorë me personin e infektuar me HIV

Në pyetjen se si mund të përhapet Virusi HIV, nga 301 studentë sa janë anketuar: 293 (97%) prej tyre janë deklaruar se Virusi HIV bartet nëpërmjet kontaktit me lëngjet trupore (gjakut, spermës, sekretit vaginal) të personit të infektuar me HIV me gjakun e personit të shëndoshë, 5 (2%) nuk janë përgjigjur, ndërsa 3 (1%) janë deklaruar se Virusi HIV bartet me anë të përshëndetjes dorë me dorë me personin e infektuar me HIV.

Studentët të cilët deklarohen se virusi bartet me anë të përshëndetjes dorë me dorë janë (2 F dhe 1 M) dhe atë: njëri nga studentët të cilët kanë dhënë përgjigje se HIV bartet me përshëndetje dorë me dorë, është i gjinisë M, student i vitit të III-të në departamentin e Gjuhës Shqipe, në Fakultetin e Filologjisë, i cili përveç mungesës së njohurive për mënyrën e bartjes së virusit, thotë:

HIV është sëmundje ngjitëse,
Nuk e din a ka shërim HIV/AIDS-i,
Dita botërore kundër HIV/AIDS-it është me 24 Mars,
Shenja e njohjes (simboli) për HIV/AIDS-in është puthja,
Narkomanët janë kategori e rrezikuar nga infeksioni me HIV/AIDS vetëm nëse droga merret më tepër se tre here në ditë
Burim të informatave për HIV/AIDS e ka vetëm Internetin
Njeriu infektohet me HIV duke e ndarë shujtën (ushqimin) me dikë që ka HIV/AIDS-in
Testimi për HIV/AIDS bëhet në QKU-Klinikën Infektive dhe në Qendrën për Zhvillimin e grupeve Shoqërore-CSGD,Prishtinë
Personalisht është testuar për HIV/AIDS
Ndjen turp për të blerë prezervativë (kondomë) edhe pse thotë se me këtë të fundit mund të pajiseni në Barnatore dhe në QKTV
Vendimi për ta përdorur kondomin duhet të jetë vetëm i femrës
Nuk e vlerëson fare këtë Iniciativë të Kiscoms-it

Ndërsa, rasti i dytë që nuk ka deklaruar vitin e studimeve, është studente në Fakultetin e Ekonomisë, e cila përveç mungesës së njohurive për mënyrën e bartjes së virusit, thotë:

HIV është sëmundje ngjitëse
Nuk ka shërim HIV/AIDS-in
Nga momenti i infektimit me HIV, njeriu jeton më pak se 1 vit
Nuk bartet Virusi me përqafim ndërsa bartet me kollitje
Dita botërore kundër HIV/AIDS-it është me 24 Mars
Shenja e njohjes (simboli) për HIV/AIDS-in është puthja,
HIV-i nuk fitohet përmes tatuazheve
Narkomanët nuk janë të rrezikuar në asnjë mënyrë nga infektimi me virusin HIV
Nuk e di nëse mund të bartet infeksioni nga nëna e infektuar tek fëmija, nëpërmjet gjidhënies
Të jesh HIV pozitivë (+), Do të thotë se jeni mirë me shëndet
Burim të informatave për HIV/AIDS e ka vetëm Internetin
Deklaron se është në rrezik për t’u infektuar me HIV; testimi për HIV/AIDS bëhet vetëm në QKU-Klinikën Infektive

aids.jpg


3. A ka shërim për AIDS-in ?

a) Po
b) Jo (e saktë )
c) Nuk e di

Nga 301 studentë të anketuar, 213 (71%) studentë mendojnë se AIDS-i nuk ka shërim, 24 (8%) nuk përgjigjen, 26 (8%) nuk e dinë, ndërsa 38 (13%) mendojnë se AIDS-i ka shërim.

4. Sa raste janë të evidentuara në Kosovë me HIV/AIDS ?

a) 5 raste
b) Deri në vitin 2007 vetëm 20 raste
c) Mbi 70 raste (e saktë)

Në pyetjen se sa është numri i rasteve të evidentuara në Kosovë me HIV/AIDS deri në fund të vitit 2007, nga 301 studentë të anketuar, 10 (3%) mendojnë se janë evidentuar vetëm 5 raste, 67 ( 23%) mendojnë se janë paraqitur 20 raste, 9 (3%) nuk kanë dhënë përgjigje, ndërsa 215 (71%) mendojnë se në Kosovë deri në fund të vitit 2007 janë paraqitur 70 raste.

5. Dita Botërore Kundër HIV/AIDS-it është me?

a) 24 mars
b) 17 shkurt
c) 1 dhjetor (e saktë)

Shumica e studentëve, 199 (66%) mendojnë se Dita Botërore kundër HIV/AIDS-it është me 1 dhjetor, 59 (20%) thonë se është me 24 mars, 30 (10) nuk japin përgjigje, ndërsa 13 (4%) mendojnë se dita Botërore kundër HIV/AIDS-it është me 17 shkurt.

6. Cila është shenja e njohjes (simboli) për HIV/AIDS-in ?

a) Puthja
b) Shiriti i kuq (e saktë)
c) Lapsi i gjelbër

testi_corbis.jpg


Gjithashtu, shumica e studentëve e dinë se cila është shenja e njohjes (simboli) i HIV/AIDS-it: 264 (88%) kanë thënë se simboli i HIV/AIDS-it është shiriti i kuq, 16 (5%) mendojnë se simbol i HIV/AIDS-it është puthja, 10 (3%) nuk japin përgjigje, ndërsa 11 (4%) thonë se simbol i HIV/AIDS-it është lapsi i gjelbër.

7. A mund të fitohet HIV-i përmes tatuazheve?

a) Po, nëse më parë gjilpëra është përdorur nga personi i infektuar me HIV (e saktë)

b) Jo

c) Nuk e di

Më shumë se 2/3 e të anketuarve mendojnë se virusi HIV mund të fitohet përmes tatuazheve, më saktësisht nga 301 studentë të anketuar, 233 (77%) thonë se HIV mund të fitohet përmes tatuazheve nëse gjilpëra është e përdorur më parë nga personi i infektuar me HIV, 31 (10%) mendojnë se HIV nuk fitohet nga tatuazhet, 33 (11%) nuk dinë për këtë, ndërsa 4 (1%) nuk përgjigjen fare.

gjilpera_corbis.jpg


8. A janë narkomanët grupi i rrezikuar për t’u infektuar me HIV/AIDS ?

a) Po (e saktë)
b) Jo, në asnjë mënyrë
c) Vetëm nëse droga merret mbi tre herë në ditë

Rreth 2/3 e të anketuarve mendojnë se narkomanët janë grupi i rrezikuar për tu infektuar me HIV/AIDS. Më saktësisht nga 301 studentë të anketuar, 198(66%) mendojnë se narkomanët janë kategori e rrezikuar për tu infektuar me HIV, 42 (14%) mendojnë se narkomanët nuk janë të rrezikuar, 17(6%) nuk përgjigjen fare, ndërsa 44 (15%) thonë se nuk e dinë nëse janë të rrezikuar narkomanët ose jo.

9. A mund të lindë foshnja me HIV, nëse nëna është e infektuar me HIV?

a) Jo

b) PO (e saktë)
c) Vetëm nëse është djalë

264 (88%) mendojnë se foshnja mund të lindë me HIV, 29 (10) mendojnë se nuk mund të lindë foshnja me HIV, 7 (2%) nuk përgjigjen fare, ndërsa vetëm 1 (0.33%) thotë se foshnja lindë me HIV vetëm nëse është djalë.

Studenti që deklaron se foshnja lindë me HIV vetëm nëse është djalë, është i gjinisë M, viti i I-rë në Fakultetin e Edukimit dhe përgjigjet:

Nuk ka shërim HIV/AIDS-i
Thotë se HIV nuk përhapet me ushqim, ndërsa bartet me përqafim dhe kollitje
Thotë se foshnja lind me HIV/AIDS vetëm nëse është djalë
Thotë se nuk di nëse bartet infeksioni nga nëna tek fëmija nëpërmjet gjidhënies
ثshtë i martuar
ثshtë në rrezik mesatar për t’u infektuar me HIV
Testimi për HIV/AIDS bëhet në QKU-Klinikën Infektive
Përdorë kondom për ta parandaluar shtatzëninë, por jo edhe për parandalimin e infektimit me HIV
Vendimi për ta përdorur kondomin duhet të jetë i përbashkët, ndërsa me kondom pajiset në barnatore dhe në automat
E vlerëson si të qëlluar iniciativën e Kiscoms-it

Vërehet një % fare e vogël dhe përparësi në anën e gjinisë F për sa i përket pyetjes se a lind foshnja me HIV, ndërsa sa i përket saktësisë së studentëve nëpër fakultete që mendojnë se foshnja mund të lind me HIV, është kjo: në Fakultetin e Mjekësisë, Arteve, Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Shkencave Teknike të Aplikuara-Mitrovicë, studentët janë 100% të saktë, ndërsa Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Filozofisë, Shkencave Teknike të Aplikuara- Ferizaj dhe Fakulteti i Edukimit (me përjashtim rastin e lartpërmendur) japin vetëm një përgjigje të pasaktë.

10. اka do të thotë të jesh HIV+ (pozitivë)?

a) Jeni mirë me shëndet
b) Jeni të infektuar me virusin HIV (e saktë )
c) Asnjëra

Nga 301 të anketuar 263 (87%) mendojnë se njeriu me Hiv+ është i infektuar me virusin HIV, 18 (6%) mendojnë se të jesh HIV+ do të thotë të jesh mirë me shëndet, 11 (4%) thonë se nuk është asnjëra e saktë, ndërsa 9 (3%) nuk japin përgjigje fare.

11. A jeni...?

a) I/e martuar
b) Beqar/e
c) Duke bashkëjetuar
d) I/e shkurorëzuar- I/e ndarë

Shumica absolute e studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe Universiteteve private janë beqarë.

Me këtë rast, studentët janë deklaruar: 18 (6%) të martuar, 261 (87%) beqarë/e, 14 (5%) duke bashkëjetuar, 2 (0.66%) të ndarë/ shkurorëzuar, ndërsa 6 (2%) nuk japin fare përgjigje.

12. Supozojmë se keni pasur problem që ka të bëjë me marrëdhënie seksuale dhe keni dashur të flitni për të. Kush do të ishte personi i parë të cilit do t’i ishit drejtuar për ndihmë? (rretho vetëm një përgjigje)

a) Partneri
b) Shoku/ shoqja
c) Vëllai/ motra
d) Prindi
e) Punëtori shëndetësor
f) Arsimtari
g) Të afërmit e tjerë

Në pyetjen e lartpërmendur prijnë: punëtori shëndetësor, shoku/shoqja, partneri, prindi, vëllai/motra, të afërmit tjerë, arsimtari, pa përgjigje.

13. Nga cili burim keni marrë informata për HIV/AIDS-in? (rretho më shumë se një përgjigje)

a) Interneti
b) TV
c) Radio
d) Shokë/ shoqe apo familjar
e) Gazeta
f) Broshura
g) Mjeku/ja
h) Në shkollë
i) Në punë
j) Grupet promovuese (edukative)

Studentët janë deklaruar se informatat për HIV/AIDS i kanë marri më tepër nga: tv, në shkollë, interneti, broshura, gazeta, grupet promovuese (edukative), radio, shoku/shoqja/, familjarët, mjeku dhe në fund, në vendin e punës.


14. اfarë janë gjasat që ju personalisht të infektoheni me HIV? A mendoni se nuk ka fare rrezik, ekziston rrezik i vogël, rrezik mesatar apo rrezik i lartë i infektimit me HIV?


a) Nuk ka fare rrezik
b) Rrezik i vogël
c) Rrezik mesatar
d) Rrezik i madh

93 (31%) e studentëve mendojnë se nuk janë fare në rrezik për t’u infektuar, 67 (22%) thonë se janë në rrezik të vogël, 44 (15%) në rrezik mesatar, 87 (29%) mendojnë se rreziku për t’ infektuar është shumë i madh.

15. A mund të infektohet njeriu me HIV duke e ndarë shujtën (ushqimin) me dikë që ka HIV/AIDS-in?

a) Po
b) Jo (e saktë )
c) Nuk e di

Virusi HIV, nuk përhapet nëpërmjet ndarjes së ushqimit me dikë që është i infektuar me këtë virus, ndërsa studentët janë përgjigjur: 42 (14%) mendojnë se njeriu mund të infektohet duke e ndarë shujtën me personin që ka HIV/AIDS-in, 200 (66%) mendojnë se nuk mund të infektohet, 53 (18%) nuk e din, ndërsa 6 (2%) nuk japin përgjigje.

16. A mund të jetë i infektuar me HIV një person që në dukje është i shëndoshë?

a) Po (e saktë)
b) Jo
c) Nuk e di

Realisht, personat e infektuar me Virusin HIV, humbin edhe peshën trupore, por kjo nuk do të thotë se personat që janë të shëndoshë nuk janë të prekur ose nuk janë të infektuar.

Nga 301 të anketuar 238 (79%) thonë se personat e shëndoshë mund të jenë të infektuar me HIV, 24 (8%) mendojnë se personat e shëndoshë nuk mund të jenë të infektuar, 32 (11%) nuk e dinë, ndërsa 7 (2%) nuk përgjigjen fare.

17. A e dini se ku mund të bëhet testi për HIV/AIDS në Kosovë? (rretho më shumë se një përgjigje)

a) Në QKU- Qendrën Klinike Universitare- Klinika Infektive
b) Në Kompaninë Pharmaceutike “Leka Med”
c) Laboratorin „ Bioticus“ në Prishtinë
d) Në Qendrën Mediko Psikoterapeutike „ Labyrinth“, Prishtinë
e) Institutin Rajonal të Shëndetit Publikë në Ferizaj
e) Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren
f) Qendra për zhvillimin e Grupeve Shoqërore-CSGD, Prishtinë
g) Në të gjitha Klinikat Kirurgjike Private në Kosovë

Nga viti 2003, në Kosovë është bërë i mundur edhe testimi për HIV/AIDS. Për Klinikën Infektive janë deklaruar 250(64%), pastaj në vendin e dytë Laboratori “Bioticus”.

18. A jeni testuar ju personalisht për HIV/AIDS ?

a) Po
b) Jo

Testimi për HIV/AIDS luan rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e paraqitjes së rasteve të infektimit me HIV. Në Kosovë deri me tani janë Testuar vetëm 3000 persona dhe kjo është një shifër tepër e ulët në krahasim me numrin e banorëve.

Nga 301 studentë të anketuar, 17 (6%) thonë se janë testuar për HIV/AIDS, 275 (91%) thonë se nuk janë testuar, ndërsa 9 (3%) nuk përgjigjen fare.

Nga 17 studentët të cilët janë testuar për HIV/AIDS, 13 janë të gjinisë M ndërsa 4 të gjinisë F, ndërsa sipas Fakulteteve ata janë nga: Fakulteti Juridik (3), Filologjik (2), Ekonomik (2), Arteve (1), Filozofik (1), Kulturës Fizike (1), FSHMN (1), SHAB-Pejë (1), SHTA-Ferizaj (1), Inxhinieri Elektrike (1), Inxhinieri Mekanike (1), Ndërtimtari dhe Arkitekturë (1), si dhe nga Universitetet Private (1).

aids-testing.jpg


19. A do ta bënit një testim për HIV, nëse ju premtohet se do t’i merrnit rezultatet në besim të plotë ?

a) Po
b) Jo

Në këtë pyetje, 215 (71%) do ta bënin testin, 69 (23) nuk do ta bënin, ndërsa 17 (6%) nuk përgjigjen fare.

20. A keni pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale?

a) Po
b) Jo

159 (53%) janë deklaruar se kanë pasur marrëdhënie seksuale, 135 (45%) nuk kanë pasur ende, ndërsa 7 (2%) nuk janë përgjigjur.

21. Ku mund t”i blini (pajiseni) me prezervativë? (rretho më shumë se një përgjigje)

a) Barnatore (1)
b) Hipermarkete/ Supermarkete
c) Kioske (3)
d) Organizata Jo Qeveritare
e) Qendra e Mjekësisë Familjare/ Shtëpia e Shëndetit/ Ambulantë
f) Qendra për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS
g) Automat për blerjen e kondomëve (2)
h) Diku tjetër

kondom_corbis.jpg


22. Dhe krejt në fund, kur një mashkull dhe një femër kanë marrëdhënie seksuale, i kujt do të duhej të ishte vendimi për përdorimin apo jo të prezervativit ?

a) Vetëm i femrës
b) Vetëm i mashkullit
c) Vendim i përbashkët

Nga 301 të anketuar, 11 (4%) mendojnë se vendimi për përdorim duhet të jetë vetëm i femrës, 27 (9%) mendojnë se duhet të jetë i mashkullit, 14 (5%) nuk përgjigjen, ndërsa 249 (83%) mendojnë se veprimi duhet të jetë i përbashkët.

23. Si e vlerësoni këtë Iniciativë të Kiscoms-it dhe të Studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, për vetëdijesimin e studentëve të UP-Universitetit të Prishtinës , për HIV/AIDS-in ?

a) Të Qëlluar
b) Nuk e vlerësoj fare
c) Nuk ka pas nevojë për një fushatë të tillë

Shumica absolute e studentëve deklarohen se Iniciativa e KISCOMS-it dhe Studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, është e qëlluar. Pra nga 301 të anketuar, 285 (94%) shprehen se Iniciativa është e qëlluar, 8 (3%) nuk e vlerësojnë fare, 2 (1%) thonë se nuk ka pasur.

Bashkautorë/ Bashkëpunëtorë:

Nga Fakulteti i Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës: Ismaili B, Rexhepi A, Sylejmani Xh, Rama B, Tahirbegolli B, Ukshini A, Kryeziu N, Alloqi I, Bahtiri A, Selmanaj M, Bejta A, Ibishi Sh, Sahiti G, Daci I, Demirovic N, Haxhimustafa F, Sallaj B, Sefa A, Sinanaj A, Spahiu A, Reqica F, Mustafa E, Mala Gj, Gashi Sh, Bajraktari F, Asani L, Gashi F, Venhari A, Mema B, Sylka B, Jonuzi A, Qerimi V, Gorani F, Smajli K, Etemi V, Simnica A, Mulaku N, Krasniqi E, Boshnjaku A, Thaqi A, Veseli A, Hyseni Sh, Mikullovci E, Kurshumliu V,
Nga Fakulteti i Mjekësisë- USHM-„ Rezonanca“: Merovci B, Rrusta A, Batusha B, Rushiti A, Haziri A,

Literatura:

Gjatë përpilimit të materialit për raportin e prezantimit, organizata Kiscoms është konsultuar me publikimet e mëposhtme :
Raporti i UNKT-s i muajit tetor 2008, mbi Njohuritë, Praktikat dhe Qëndrimet e të rinjëve mbi HIV/AIDS-in
Publikimi -Punëtorët Shëndetësor dhe HIV/AIDS-I, të Dr. Ilir Tolaj dhe Valbona Zhjeqi
Raporti(CD) i KKA dhe UNDP i vitit 2001-2004,

KISCOMS- Kosova International Student Congress of Medical Sciences e cila është ideatore dhe realizuese e këtij projekti falënderon për ndihmën dhe përkrahjen:

KKA-Komitetin Kosovar për HIV/AIDS
IKSHPK-Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës
KESH-Komitetin për Edukim Shëndetësor
OBSH- Organizatën Botërore të Shëndetësisë- zyra në Prishtinë
 
Titulli: Cilat janë njohuritë e studentëve të UP dhe atyre private për HIV/AIDS

E kjo tem eshte e qelluare dhe shume e buker se i perket temes per Mardhnjet Seksuale ndermejet Nje Mashkullit dhe nje Femeres kjo eshte nje gjen shume e rendsishme jeten e njeriut ne bone dhe ne Republiken e Kosoves pse nga shume njerz vdesin ne viti Nga Smundja e HIV/AIDS per kete ne te tjer persona te shendosh duhet qeta Pare Dalojme AIDS Ose HIV Keshtu qe duhet te kete me shume kujdest per tjer persona gjat mardhenjve Seksule duhet qe perdorimi Kondomat si Mbrojet gjat Mardhnjes Seksule me nje Mashkulle .
Me Rrespket
Nga Ky Mendimi i jemi
Qendrimi Bossi
 
Back
Top