Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?
 
Mos e lsho kurre udhen e Zotit.
 
Mos u perlaje me femra se e kane sherrin e madhe :ciaoo::ciaoo:
 
Bej mire kur ke mundesi,sepse ajo qe ben do te te kthehet..Pak rendesi ka me te mire apo me te keq.
 
Cdo keshille qe te jep prindi eshte e vlefshme. Une nuk di ti dalloj keshillat e prindit tim.
 
babi : te kam dhene liri pothuajse te plote , shfrytezoje me mend ne koke.
mami: ndiq zemren tende
 
gjithe jeta ime eshte e ndertuar nga keshillat e prinderve te mi...ne cdo hap te jetes time, ne cdo veprim, ne cdo zgjedhje, ne cdo problem me kan keshilluar dhe edukuar... Me dhan lirin e plot dhe sme kan penguar nga asgje, dhe si keshillen e kisha mos e keqperdorja kete te drejt qe posedoja... dhe gjithmon te jesha e moralshme, ndershme e drejt dhe mos jetoja jeten per te tjeret por per vete dhe mos e caja koken shume per te tjeret... I falenderohem Zotit per cdo gje, vecanerisht per prinderit e mi, qe me ndihmen e Tij, me mundsuan shum...
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

" Para se te besh nje hap ne jete apo te marresh nje vendim te rendesishem vere llogjiken ne pune dhe jo zemren "
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Jane te panumerta, por do vecoja kete: "Ji vetevetja"
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Rruga jote eshte para...Te takon ty ta ndjekesh , ne jemi ne trotuarin afer ...do ndjekim sa te kemi jeten hapat e tua !!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Mami: Dija te jep liri, ndaj futju librave mos tja kesh nevojen askujt
Babi: dinjiteti nuk blihet, fitohet..Mos e bej veten te te marrin ne goje te tjeret
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

grua gjen pasurine jo prandaj ruaje gjene tende
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

i ka dal goja mrapa duke me dhene keshilla po un si zbatoj bej si di vet por ne pergjithesi duhen degjuar keshillat e prindit sepse e njohin jeten me mire se ne
 
Mos u bej bir kumbulle* me babane tend...
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Te dy =>Te kemi spjeguar te miren dhe te keqen zgjidh kush te duket ty me e mire ,por pa harruar te ndjekesh shembullin tone.
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Keshillen me te mire e kam marr nga gjyshja ime qe me tha kur isha 5 vjece " Mos ke frike nga puna, se pune nuk vdes njeri"
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Mua me kane thene qe te studioj,te jem e thjeshte dhe e ndershme,te mos i nenvleresoj gjerat------>>>>mami
Babi me ka thene ,ti vetem meso,mos te te genjejne çunat!:D
hajde keshilla hajde :D
 
Pe: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Te heci me kemb ne tok dhe te ndihem krenar per ate qe jam.....
 
Pe: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Kane dhene shume...Babi me thoshte gjithmone : Mbaj fort pas vetes ate qe eshte e jotja,e mos lakmo kurr gjene e tjetrit...
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

me kujtohet si tani .... un kisha 15 vjec e me thot babai : biro , femrat jane si vera .... duhet te rrine shtrire :p

bej shaka ..... nuk di te them kush eshte keshilla me e mire ..... di qe akoma me keshillojne , edhe un gjithmone : ah edhe kte se dija , kane te drejt ashtu eshte ...
,
 
Pe: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Me kan dhene me 100-ra ama kur jam larguar prej shqiperie mami me ka thene keshtu:

Zemra ime, kudo te jesh kujtoje Zotin se Ai te shikon per cdo gje. E vetmja gje qe s'dua te besh kurre eshte GENJESHTRA! Njeriu mund te vjedhe, te vrase, te shaje etj, por kurre s'duhet te genjeje! nqs ai genjen doe kete te lehte ti perserise ato te keqia qe ka bere nje here qofte me dashje apo padashje!
 
Pe: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Te jem gjithmone i ndershem !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Ne jete cdohere do kesh dicka ne te cilen do mbeshtetesh, ai eshte shpirti dhe vetja yte, cdohere lufto per jeten, beso ne vetvete, beso ne aftesite dhe kapacitetin tend.

Reziko per ate qe e deshiron…Njeriu qe nuk rezikon per asgje, nuk ben asgje, nuk ka asgje, nuk eshte asgje dhe nuk behet asgje. Mund te shmangesh vuajtjen dhe ankthin, por nuk mund te mesosh, te ndjesh, te perparosh e te zhvillohesh pa rezikur dhe pa ndjekur endrrat dhe vizionet e tua.

Shpesh ma kujtojne dhe nje fragment qe mami kishte lexuar shume kohe me heret per Medean e tragjedise greke..Me kujtojne pergjigjen e saj te shkelqyer ne tragjedine kur kishte humbur gjithcka dhe dikush e pyet: ,,Medea c’mebtet tani? Gjithcka u shkaterua, mori fund gjithcka. Dhe Medea pergjigjet: C’mbetet?? Mbetem Une!! Kur te kuptosh rendesine e respektit per veten tende, kur te jesh e bindur se te gjitha gjerat vijne dhe varen nga ti at’her mund te besh dicka dhe per te tjeret.
 
Pe: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Keshille tjeter : Mos i zgjidhni njerezit qe doni te rrini,ne baze te folures me edukate qe mund te kene,ne baze te shkollimit te tyre,por ne baze te sjelljes se tyre...Nese nje pastrues sillet dhe ju vlereson me shume se nje diplomat,me ate pastruesin afrohuni...Shkolla dhe intelekti sju jep lumturine,ajo qe ju pershatet e mbi te gjitha thjeshtesia krijon lumturine tuaj...
 
Pe: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Mbaj mend si sot,kur gjyshja ime me merte me preher,e me jepte keshilla.Dhe gjithmon mbaj mende fillonte me kete frazen: Dua te me qash me ligje,dhe te me rrish te koka..se nuk pres nga nuset thoshte,pres nga ty qe te rrita si ujt e paket

Mbaj mend me thoshte:Te keqen nena kurr te rritesh,e do gjesh shokun e jetes,jepi nderin,zemren,shpirtin,POR KURR PLACKAT E BARKUT.
Edhe un e shikoja edhe i thoja: Po pse moj nena "zorret e barkut" do i jap un atij? E ajo e shkreta qeshte dhe me thoshte"kur te rritesh e te piqesh do e kuptosh".

Mami im e dashur me thot: Degjoje mendimin tim,te shoqes,te shokut,etj...por qe te ndihesh mir me veten tende,dhe te mesosh nga gabimet...bej si di vet:)
Pastaj babi me thot: Kurr mos e nxirr fjalen e keqe nga goja...Ajo qe eshte FEMER dhe mbi te gjitha,te jesh NJERI I MIR...ESHTE SHUM E VESHTIR ..ne ditet e sotme...
Eme thone e shum te tjera..por keto vecoj une.

Sesa i zbatoj un pastaj pun tjeter :)
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

''Bëj si të duash '' Kjo është dhe mbetet këshilla më e mirë :)
 
Re: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

eh flm Iron ,,se dija qe existonte nje teme e tille..

Tani dhe per me teper sot mu kujtu im ate,,,,

Kam lindur vone,,,jam femija i pleqerise :)

Mbaj mend tim ate gjithmone te thinjur ,por me nje shprese ne sy dhe siguri qe vetem ai dinte te majepte...

E ulur ne prehrin e tij ,me pyet: Ke don me fort ne bote?
Une pergjigjem: ty babi .......

Jo, vijon ai ...Ti duhet te duash veten ne rralle te pare........
Isha e vogel se kuptoja ,,,por ky ishte mesimi me vlefshem qe mbaj mend femije,,,
 
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit?

Babi me ka then jepi drejtim sa je i ri kusur mos le , se do vi koha qe do behesh pishman .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top