A2.
V.I.P
- Anëtarësuar më
- Nov 28, 2008
- Mesazhe
- 4,478
- Reagimet e mara
- 3,741
Nëse nuk ishte qen gjuetie, ke kujdes se dikush nga rrethi i gjerë i familjes është duke hedh vrer ndaj teje...Në fakt po bëhen disa net që shoh ëndrra të ngjashme.
Para disa netësh sikur doja të hyja në oborrin e shtëpisë e aty ishin disa qen
Edhe mbrëmë sikur doja të hyja në shtëpi por një qen vec lehte,e nuk më linte të hyja në shtëpi
Mirpo mu dukën si reale e jo sikur isha në ëndërr.
Sikur të ishte qeni brenda shtëpisë do nënkuptonte dikush nga rrethi i ngushtë i familjes, mirëpo meqenëse thua se është në oborr të shtëpisë, atëherë nënkupton që është dikush nga familja më e gjerë, dhe jo familje e ngushtë.
Nëse nuk ishte vetëm një qen, mirëpo një grup qenesh atëherë dikush po thur kurthe e intriga kundër teje.
Nëse qeni, apo qenet që ke parë ishin të sëmurë, kjo nënkupton që do të sëmuresh me një sëmundje jo të lehtë...
Nëse e vret qenin që leh, do të thotë që do të triumfosh mbi armikun tënd.
Nëse të kafshon qeni atëherë do të thotë që dikush, ndonjë mik i afërt, do të të tradhtojë. Dikush nga i cili e pret më së paku.
Nëse qeni që ke parë është i vogël; atëherë komentohet në varësi të ngjyrës së qenit; nëse është qen i bardh do të thotë se je e dashur nga të gjithë, nëse është qen i zi ka kuptim të kundërt.
Nëse qeni ishte bushtër, ka kuptim shumë të keq për ty.
Nëse qeni që ke parë është qen gjuetie atëherë ka kuptim se dikush po flet mirë për ty, është duke thënë fjalë të mira.
Dhe e fundit, nëse qeni që ke parë është i zi dhe të sulmon, të pengon, do të thotë që po provon të arrish diçka që s'do t'ia dalësh.
Përmbledhje nga shpjegimet e Ibn Sirinit (Allahu e mëshiroftë!).
Shqipëruar nga A2.
source: https://www.almrsal.com/post/546609#:~:text=1- يمثل الكلب في المنام,يذكره بالشيء السيئ ويمكر به.