Cigarja djeg pemët rreth kështjellës

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
GJIROKASTER - Një bisht cigareje, për pak është bërë shkak për djegien e kurorës së gjelbër përreth kështjellës së Gjirokastrës. Flakët e zjarrit janë vërejtur nga kalimtarët e rastit si dhe nga banorët e zonës përreth kalasë, të cilët kanë vënë alarmin. Ka qenë ora 01:00 e të shtunës, ku vatra e zjarrit u konstatua poshtë kullës së sahatit dhe mosndërhyrja në kohë, përveç gjelbërimit do të rrezikonte edhe djegien e pemëve që i japin portës lindore të kështjellës një pamje krejt të veçantë dekorative. Menjëherë banorët e shqetësuar kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili u gjend shpejt në vendngjarje së bashku me Policinë Bashkiake. Shkaku i zjarrit sipas specialistëve mendohet të ketë qenë pakujdesia ose gabim i pavullnetshëm njerëzor. Sipas disa dëshmitarëve, në zonën ku shpërtheu zjarri, pak minuta para se të dukeshin flakët, qëndronte një çift të rinjsh që konsumonin pa pushim cigare, por që qëndronin në pjesën e stolave përbri rrugës.
*panorama*
 
Back
Top