Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Kur tymosim koeficienti i zgjuarsisë zvogëlohet. Kështu thuhet në një studim amerikan, sipas të cilit, pirja e zakonshme e duhanit ndikon negativisht në tru

اibuk, puro dhe cigare. Shpesh zbulimet e mëdha mbajnë firmën e duhanpirësve. Një shembull është fizikani amerikan, Julius Robert Oppenheimer. Për talentin e tij, qeveria e Shteteve të Bashkuara i besoi projektin “Manhattan”. Ishte viti 1942 dhe ai ndërtoi bombën e parë atomike, ajo që u hodh në Hiroshima dhe Nagasaki. “Sot shkenca ka njohur mëkatin”, u shpreh në atë kohë ai. Ndërkaq, një studim i sapopublikuar vë në diskutim zgjuarsinë e personave që varen nga duhani: jo vetëm për arsye se sfidojnë fatin, duke vënë në rrezik shëndetin e tyre, por edhe sepse koeficienti i zgjuarsisë zvogëlohet kur tymos shumë.
duhan-300x173.jpg

Cigaret u bëjnë dëm edhe mendimeve. Kur pimë duhan koeficienti i zgjuarsisë zvogëlohet. Të paktën këtë thekson një studim amerikan, sipas të cilit, pirja e zakonshme e duhanit ndikon negativisht në tru. Duke parë rezultatet, studiuesit kanë vënë re se vlera maksimale e koeficientit të zgjuarsisë së duhanpirësve është 98, ndërsa ata që nuk e kanë vesin 101.

Lidhja mes koeficientit të zgjuarsisë dhe duhanit është studiuar nga Mark Weiser i qendrës “Sheba Medical Center” në Nju Jork, që më pas është publikuar në revistën “Addiction”. Ekspertët kanë përfshirë në studim 20211 rekrutë izraelitë 18 vjeç, ndërkohë që 58 për qind e të cilëve pinte duhan në momentin që hynë në ushtri. Të gjithë iu nënshtruan testeve standarde për të matur koeficientin e zgjuarsisë dhe u zbulua se djemtë që nuk pinin duhanin arritën vlerën 101, ndërsa ata që nuk mund të hiqnin dorë prej paketës, arritën vlerën 98. Por rezultati varej edhe nga numri i cigareve të pira. Ekspertët krahasuan nivelin e zgjuarsisë së vëllezërve, ku vetëm njëri prej tyre pinte duhan. Edhe në këtë rast u vu re se koeficienti i zgjuarsisë ishte më i ulët te vëllai që pinte duhan. “Një studim i fundit që ka lidhje me gjendjen social-ekonomike dhe shkollimin, tregon se personat që pinë duhan e kanë koeficientin e zgjuarsisë më të vogël”, shkruajnë në raportin e tyre studiuesit. Gjithashtu, ata shtojnë se nuk ndikojnë aq shumë cigaret në koeficientin e zgjuarsisë. Janë hedhur hipoteza se personat që kanë një koeficient të ulët zgjuarsie (por gjithmonë në normë), janë më të prirur ta përvetësojnë vesin.

Kështu, duke qëndruar te rezultatet e analizave, truri i duhanpirësve mund të kishte dhënë më shumë. Këtu përfshihen edhe Paul McCartney, Albert Ainshtanj, Barack Obama, Mark Twain, Pablo Pikaso dhe shumë të tjerë, do të kishin qenë një fenomen i jashtëzakonshëm. Ndërkohë mendjet e ndritura të atyre që nuk pinin duhan, ishin ato që i kanë dhënë një emër pozitiv historisë: Presidenti amerikan, Jimmy Carter, regjisori Woody Allen, gjeniu i matematikës, Renato Cacioppoli, shkrimtari Daniel Pennac, piktori Joan Mirَ, nobelistja Rita Levi Montalcini dhe të tjerë. Armiqtë numër një të duhanit janë onkologët, të cilët po luftojnë me mish e me shpirt kundër dëmeve që shkakton duhani.

Përveç zgjuarsisë, rreziqet që lidhen me pirjen e duhanit janë të padiskutueshme. Për tumorin në mushkri, ekziston për shembull një raport dozë-efekt, dhe ky vlen për pirjen e duhanit në mënyrë pasive. Kjo do të thotë se sa më shumë duhan të pini gjatë jetës, ose të thithni aq më e madhe është mundësia për t’u sëmurur. Për shembull, një 35-vjeçar që tymos 25 ose më shumë cigare në ditë, rrezikon 13 për qind të vdesë nga kanceri në mushkëri para se të mbushë 75 vjeç.

Mundësitë për të qenë i rrezikuar janë më të mëdha kur numri i cigareve të pira është tepër i lartë (sa më shumë të pini, aq më të rrezikuar jeni). Megjithatë, gjendja shëndetësore varet edhe nga mosha e nisjes së këtij vesi (sa më herët ta filloni aq më shumë e dëmtoni shëndetin tuaj), mungesa e një filtri në cigare, (produktet e djegies, si katrami, ndikojnë shumë në patologjinë). Gjithsesi, te personat që e lënë duhanin, rreziku mund të ulet me kalimin e 10-15 viteve pasardhëse, derisa organizmi i tyre të pastrohet tërësisht nga ai helm.
gj
 
Pe: Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve

Duhani eshte i perhapur, mire do te ishte qe t'a linin, por nuk duhen diskriminuar duhanpiresit, ata jane ata qe vendosin per jeten e tyre, me detyrim nuk arrihet asgje, nese kane deshire ose kembengulje, perpjekjet e tyre kane mundesi te japin rezultate pozitive. Nese nuk duan, nuk eshte nevoja t'i detyrosh, respektoje vendimin e tyre!
 
Pe: Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve

Sheeee,sheeeeeeee....Sa studime ''fitimprurese'',une jam nje konsumatore e cigares,jo ne nje mase te madhe por e pi..E kam lene 10 muaj,dhe e kam filluar prap...Nuk eshte se kam pare ndonje ndryshim kur e kam lene dhe kur e kam pire ne mendime...Madje dhe tani e pi,edhe kam vendos ta le prap,meqe ky studim thote qe te jep mendime me te mira,te shoh rezultatin nese do ndryshoje gje....Edhe pse ne sezon provimesh cigarja me shume me ka ndihmuar te ul stresin,te jem me e qete,aq me shume sme ka heq vemendjen nga ajo cfare kam synuar...
 
Pe: Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve

Sheeee,sheeeeeeee....Sa studime ''fitimprurese'',une jam nje konsumatore e cigares,jo ne nje mase te madhe por e pi..E kam lene 10 muaj,dhe e kam filluar prap...Nuk eshte se kam pare ndonje ndryshim kur e kam lene dhe kur e kam pire ne mendime...Madje dhe tani e pi,edhe kam vendos ta le prap,meqe ky studim thote qe te jep mendime me te mira,te shoh rezultatin nese do ndryshoje gje....Edhe pse ne sezon provimesh cigarja me shume me ka ndihmuar te ul stresin,te jem me e qete,aq me shume sme ka heq vemendjen nga ajo cfare kam synuar...

Sa mire ti, e le dhe e fillon sa here te duash...
 
Pe: Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve

Sa mire ti, e le dhe e fillon sa here te duash...

Edhe ti mund ta besh,nqs do...Keshtu,sipas studimit te rritet koficienti i zgjuarsise:p(jo se nuk e ke te larte)...
 
Pe: Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve

Une pasi e kisha lene fillova ta thithe perseri qe te ma ul pak:canna:
 
Pe: Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve

s'me interson vete si person se pi as qe kam ndermend ta vazhdoj:pepe:
 
Titulli: Cigaret u “bëjnë dëm” mendimeve

Duke pasur parasysh se nuk ka gjëra që 100 % janë të këqija
e as të mira, kisha thënë që ka mundësi që duhani direkt të pengojë të menduarit,
mirëpo në momente të caktuara të të qetësojë, çka do të thoshte se
truri i qetë do të mendonte më mirë!
Pra, mund të ketë si anë negative ashtu edhe positive, si në rastin
e disa gjenive për të cilët thuhet se s'ikur mos ta kishin pirë duhanin,
do të kishin dhënë më shumë!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top