Cigaret elektronike me përbërës helmues

Love

βeℓℓe â๓e
Cigaret elektronike mund të jenë të pasigurta dhe të krijojnë probleme shëndetësore afatgjata, ishte përfundimi i një studimi amerikan.

Shiko fotografinë 1426020

Aktualisht, me miliona duhanpirës në të gjithë botën përdorin këto pajisje, për t’i ndihmuar që të shkëputen nga vesi i tymosjes.
Cigaret elektronike, ndonëse kanë një përqindje nikotine dhe shije të ngjashme, janë të zhveshura nga përbërës të tjerë të dëmshëm si katrani, që njëkohësisht krijojnë edhe varësi në trupin e njeriut.

Megjithatë, duket se për cigaret, të cilat për momentin prodhohen vetëm në Kinë, nuk janë bërë testime të mjaftueshme dhe as nuk është studiuar përbërja e tyre kimike, me nikotinën që mund të jetë edhe më e lartë se në një cigare të zakonshme.

Njëkohësisht, ka prova se në këto cigare mund të ketë përmbajtje të kimikatave helmuese, si glikoli diethilenit, vdekjeprurës në përqendrime të mëdha.
E ndërsa studime më të hollësishme duhet të kryhen nga autoritet, është e qartë se për momentin, çdo formë cigareje është e dëmshme dhe e rrezikshme për shëndetin.
Burimi: keshilla.net
 
Titulli: Cigaret elektronike me përbërës helmues

Kam provu nje gje te till 3 euro ben ne Kosove me 10 tymuse qe i fut ne te , por qe nuk i kam perdor te gjitha 1-2 me duket.
 
Titulli: Cigaret elektronike me përbërës helmues

kam degjuar , ne muhabet e siper . se cigaret ne shqipri vin nga ukraina per 5 lek . dihet qe atje duhani perdoret ne masivitet per te mbuluar rrezatimin e çermobilit , n llahtarsin kur fliten kshu muhabetesh ,,

po puna robit me duhanin esht si puna e drit gjatit , me drit shkurtin .
 
Titulli: Cigaret elektronike me përbërës helmues

2 shoke te mi e kane kete, qe ka kushtuar diku tek 50 euro edhe sdi cf pasojash ka ama duket sikur spijne me duhan si me para..
 
Titulli: Cigaret elektronike me përbërës helmues

Faktikisht keto jane shume te keqija sepse nga perdorimi i tyre mund te shkaktohet dhimbje koke kornike. Un i kam perdorur dhe me kan dhene dhimbje koke po ashtu eshte te vjellura. Nuk ja sugjeroj askujt ti perdori. Nqs deshironi te leni duhanin vetem etiketat qe ngjiten ne krahe jane shume me te mira dhe ne 80% te raste te mundesojne lerjen e duhanit.
 
Titulli: Cigaret elektronike me përbërës helmues

Kam par shum qe e perdorin po ashtu kadegjuar qe jan te demshem te ndimojen te lesh duhanin por te japin efekte te tjera dhe aspak te dobishme .. Duhani esht mir ta lesh vet vetiu :D Une per vete jam perpjek por ce do se kam len dot :P
 
Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Shiko fotografinë 1816971 Pavarësisht se tashmë ka dalë në modë, kanë filluar që të bëhen edhe prova nëse vërtet një shpikje e tillë ndihmon për të lënë cigaren dhe nëse bën mirë për shëndetin

Gazmira Sokoli

Një alternativë më e shëndetshme se cigarja? Një mundësi për të lënë cigaren e vërtetë? Apo një produkt i dëmshëm? Janë shumë pyetjet që kanë lindur lidhur me cigaren elektronike, një produkt tashmë i përhapur në të gjitha vendet e botës. ثshtë gjithnjë e në rritje numri i atyre që kalojnë nga tymi te nxehtësia e cigares elektronike, e cila për më tepër lejon ruajtjen e gjestit aq të dashur për duhanpirësit: mbajtjen e cigares në dorë edhe në ambiente të mbyllura, si zyrat apo restorantet.

Nuk janë pak ish-duhanpirësit që kanë hedhur në koshin e plehrave paketën e fundit falë ndihmës së cigares elektronike. Madje, është fakt se e-cig (shkurtimi për cigare elektronike), e konsideruar si e padëmshme, ka tërhequr edhe një numër joduhanpirësish, që kanë filluar të eksperimentojnë shijet e ndryshme, njësoj siç bëhet me nargjilenë në vendet arabe.

Por pyetja që qëndron në thelb është, nëse ky produkt i ri i bën mirë apo dëm shëndetit? Dhe nëse janë efektive apo jo për t’i thënë lamtumirë njëherë e përgjithmonë duhanit?

Modele të ndryshme

Pavarësisht se specialistët e kësaj fushe nuk janë të shumtë, disa prej tyre janë duke pritur rezultatet e studimeve për të dhënë një përgjigje të qartë. E vetmja përgjigje është se pa pasur rezultatet e testeve të kryera, nuk mund të thuhet me plot gojën se cigarja elektronike është një alternativë e dobishme për lënien e duhanit. Megjithatë, është thelbësore të kuptohet se nuk mund të flitet në përgjithësi për cigare elektronike, pasi ekzistojnë modele të ndryshme, me përbërës të ndryshëm. Praktikisht, mekanizmi i funksionimit është i vetmi tipar i përbashkët që cigaret elektronike kanë. Përbërja, pra ajo çka thithet nga përdoruesi, mund të jetë e dëmshme (në varësi të cilësisë dhe sasisë së substancave në përbërje).

Si është një cigare elektronike?

Të gjitha modelet e cigares elektronike janë të përbëra nga një bateri, vaporizatori dhe një karton dhe pjesa që i ngjan fishekut. Pjesa e parë e cigares, pra, ajo ku zakonisht ndodhet përbërja e duhanit, është e karikueshme dhe mund të zgjasë nga 70 deri në 150 thithje, kjo në varësi të modelit. Shumë prej modeleve që gjenden në shitje, kanë një dritë të kuqe në majë, e cila ndriçon në çdo tërheqje, gjë që shërben për të krijuar idenë se po pi një cigare të vërtetë, por edhe tregon gjendjen e baterisë. Vaporizatori prodhon nxehtësinë, e cila duke kaluar në pjesën cilindrike bashkohet me shijen dhe aromën e zgjedhur nga blerësi. Por kjo nuk do të thotë se konsumohet vetëm avull uji, siç mund të mendojnë disa, por nxehtësia e prodhuar nga glicerina vegjetale apo gliceroli. Dhe sigurisht nuk mungon nikotina, e cila duke qenë një substancë psikoaktive, krijon varësi njësoj si ajo e cigareve normale.

Në pritje të rezultateve, bëni kujdes me markat

Në përfundim, shumë specialistë bien dakord se duhet bërë kujdes me varësinë. Kush nuk ka pirë kurrë duhan, është më mirë të qëndrojë larg këtyre produkteve. Të dëmshme apo jo, përse të rrezikojnë? Gjithsesi, nuk duhet menduar sikur ke të bësh me një lojë. Ndërsa për ata që duan të lënë duhanin e vërtetë, diskutimi është një tjetër.

“Akoma nuk e dimë nëse cigaret elektronike janë një instrument për lënien e duhanit. Për shembull, ruajtja e gjestit tipik në fillim mund të jetë e dobishme, por më vonë mund të bëhet kritike, pasi vesi i duhanpirjes vazhdon. Nga ana tjetër, cigaret elektronike përmbajnë nikotinë, e cila mund të përdoret si dozë në rënie, siç bëhet me ilaçet që rekomandohen në krizat e abstinencës tek disa duhanpirës. Duhet pasur parasysh se një cigare normale përmban shumë substanca, mes të cilave disa janë edhe kancerogjene ose toksike, ndërsa cigaret elektronike këto i kanë në sasi shumë të vogla.

Sigurisht që gjithçka varet nga përdorimi dhe për ata që vendosin t’i thonë lamtumirë duhanit, është një fillim i mirë në krahasim me asnjë përpjekje. Por rruga më e mirë është ndjekja e metodave të aprovuara: ilaçet apo këshillimi psikologjik.

Në fund, një paralajmërim: Të gjithë ata që vendosin ta blejnë cigaren elektronike duhet fillimisht të kontrollojnë për markën e garancisë së Komunitetit Europian (CE), çka tregon se nuk kemi të bëjmë me një produkt fals.
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

I ka gjetur lezeti te gjitheve me kete cigaren elektronike...
Biles, ne menyre arogante, i shikon me tubin ne goje edhe ne vende qe normalisht sdo shikoje dike me cigare ( biblotek, mjete transporti, vende te mbyllura, etj).

Se di a eshte zgjidhje, kush do ta leri duhanin, duhet te kete vendosjen ta bej pernjehersh, jo me etapa dhe faza pak nga pak....se i veshtirson jeten vetes.

Edhe me sa arsyetojne duhanpirsit, cigarja i qeteson e disa "cilesi" te tjera, me nje elektronike, ca fitimi keni? Apo xhesti, qe ju qeteson trurin...
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Se c`pata degjuar diku se keto cigaret elektronike si kur jane me kancerogjene se ato te vertetat... keshtu qe per momentin nuk po i ndahem asaj natyrales, Lol
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Keto jan kancerogjene mesa jan testuar ,kshu qe deri sa ta le cigaren per mua mjafton tymi real qe ka Marlboro :D
 
Pe: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Cigarja Arjan Canit :P
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

eJo, mua sme shijon si realja. Ajo realja Eshte e vetmja qe digjet vetem per mua :zjarr:
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Nuk mendoj qe mund te jen kancerogjene sepse c'do gje qe del ne treg kontrollohet, Ktu ku rri un vetem kete muaj kan hapur 2 dyqane cigaresh elektronike dhe nji ne 5 veta e ka provuar tani pak renci ka sesa mund te ndihmoj ne lenjen e duhanit, dhe pse per mendimin tim nuk kan te bejn kto budaliqet duhet te jet vet njeriu qe me forcen e tij ta fiksoj ne tru qe mos te pij me dhe pse esht shum e veshtir. :(
 
Pe: Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

I ka gjetur lezeti te gjitheve me kete cigaren elektronike...
Biles, ne menyre arogante, i shikon me tubin ne goje edhe ne vende qe normalisht sdo shikoje dike me cigare ( biblotek, mjete transporti, vende te mbyllura, etj).

Se di a eshte zgjidhje, kush do ta leri duhanin, duhet te kete vendosjen ta bej pernjehersh, jo me etapa dhe faza pak nga pak....se i veshtirson jeten vetes.

Edhe me sa arsyetojne duhanpirsit, cigarja i qeteson e disa "cilesi" te tjera, me nje elektronike, ca fitimi keni? Apo xhesti, qe ju qeteson trurin...

Se di a eshte zgjidhje, kush do ta leri duhanin, duhet te kete vendosjen ta bej pernjehersh, jo me etapa dhe faza pak nga pak....se i veshtirson jeten vetes.
E ke gabim se asnje qender''stop smoking center''nuk e keshillon kete gje,perkundrazi...Te gjithe thone qe lenia e saj duhet te jete sa me graduale,ne kete menyre shmangen dhe faktore psikologjike si irritimi,nervozmizmi etj etj:)...
Qe ne momentin qe behet thithja e cigares nikotines nuk i duhet me shume se 3-4 sekonda te arrijne ne tru(mesa di une),pra reagon shume shpejt...Tani nese behet lenia e cigares sic thua ti,nje person qe ka pire 15-20 cigare ne dite e te ngrihet nje mengjes e mos te pije me,kjo ska shance...E para sepse personat qe lene duhanin menjehere jane gjithmone ata qe do kthehen mrapa vete prap pa kaluar nje kohe e shkurter...E dyta nese ke pare nje person qe per arsye udhetimi me avion,apo shikimi ndonje filmi ne kinema ska mundur te ndeze cigare per 3-4 ore,do shikosh qe ai ka irritim,mos perqendrim,nervozizem,po ta lesh edhe 4 ore te tjera ose deri neser pa cigare ti mendon se qetesohet??Jo vec irritohet me shume,pasi trupi i tij eshte mesuar te marre nje sasi te caktuar nikotine,dhe ne momenti qe se merr(pasi si gjysme droge eshte dhe duhani),trupi fillon e reagon,kerkon,ben veprime ndoshta edhe te pavettdijshme etj etj...
Per te lene duhanin kane dal shume menyra lehtesuese : cimcakezat me nikotine,vihen si pulla ne krah ettj ettj...Une per vete qe e kam pire dhe e di cdo te thote,skam perdor asnjeren nga keta...Duhani dhe lenia e tij do deshire,plotesisht te jesh i bindur dhe sdo kthim mrapa,nese une kam pire 12 cigare ne dite,kur vendosa ta le e bera graduale,ku dhe trupi do mesohet avash me ndryshimet...Asgje qe hiqet menjehere nuk eshte e mire per trupin...
Une kam pire 12 cigare ne dite,per 4 dite e kam ulur nje cigare e kam bere 11,pas 4 dite e kam bere 10,e keshtu me rradhe,deri ne momentin qe do thuash po e bej prove te mos ndez me asnje dhe vertet se ndez me,as ke shperthim nervash,as ke irritim,por ke nje kthim normalitetit,pasi trupi fillon edhe asimilon nikotinen pak nga pak...
Duke e lene nga pak trupit i jep kohen e mjaftueshme,per tu pershtatur me ate pakesimin e nikotines...Vertet qe do kohe shume por smund te thuash ja veshtireson jeten vetes,perkudrazi,e le me lehte,dhe nuk i kthehesh me...Sipas statistikave personat qe e lene menjehere cigaren jane shume me te lehte te bijne ne tundimin e fillimit prap te saj se sa nje person qe e ke avash avash...
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Me duket se njerzit kane rene preh e kesaj cigares i duket sikur i ndihmon ne
lenien e duhanit po i ka ngel te gjithve kjo llulla :P ne dore.
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Per mendimin tim kush blen nga keto cigaret ekeltronike e ben vetem sepse mund ta pij
dhe ne ato vende ku me nje cigare normale nuk lejohej.
 
Titulli: Pe: Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

E ke gabim se asnje qender''stop smoking center''nuk e keshillon kete gje,perkundrazi...Te gjithe thone qe lenia e saj duhet te jete sa me graduale,ne kete menyre shmangen dhe faktore psikologjike si irritimi,nervozmizmi etj etj:)...
Qe ne momentin qe behet thithja e cigares nikotines nuk i duhet me shume se 3-4 sekonda te arrijne ne tru(mesa di une),pra reagon shume shpejt...Tani nese behet lenia e cigares sic thua ti,nje person qe ka pire 15-20 cigare ne dite e te ngrihet nje mengjes e mos te pije me,kjo ska shance...E para sepse personat qe lene duhanin menjehere jane gjithmone ata qe do kthehen mrapa vete prap pa kaluar nje kohe e shkurter...E dyta nese ke pare nje person qe per arsye udhetimi me avion,apo shikimi ndonje filmi ne kinema ska mundur te ndeze cigare per 3-4 ore,do shikosh qe ai ka irritim,mos perqendrim,nervozizem,po ta lesh edhe 4 ore te tjera ose deri neser pa cigare ti mendon se qetesohet??Jo vec irritohet me shume,pasi trupi i tij eshte mesuar te marre nje sasi te caktuar nikotine,dhe ne momenti qe se merr(pasi si gjysme droge eshte dhe duhani),trupi fillon e reagon,kerkon,ben veprime ndoshta edhe te pavettdijshme etj etj...
Per te lene duhanin kane dal shume menyra lehtesuese : cimcakezat me nikotine,vihen si pulla ne krah ettj ettj...Une per vete qe e kam pire dhe e di cdo te thote,skam perdor asnjeren nga keta...Duhani dhe lenia e tij do deshire,plotesisht te jesh i bindur dhe sdo kthim mrapa,nese une kam pire 12 cigare ne dite,kur vendosa ta le e bera graduale,ku dhe trupi do mesohet avash me ndryshimet...Asgje qe hiqet menjehere nuk eshte e mire per trupin...
Une kam pire 12 cigare ne dite,per 4 dite e kam ulur nje cigare e kam bere 11,pas 4 dite e kam bere 10,e keshtu me rradhe,deri ne momentin qe do thuash po e bej prove te mos ndez me asnje dhe vertet se ndez me,as ke shperthim nervash,as ke irritim,por ke nje kthim normalitetit,pasi trupi fillon edhe asimilon nikotinen pak nga pak...
Duke e lene nga pak trupit i jep kohen e mjaftueshme,per tu pershtatur me ate pakesimin e nikotines...Vertet qe do kohe shume por smund te thuash ja veshtireson jeten vetes,perkudrazi,e le me lehte,dhe nuk i kthehesh me...Sipas statistikave personat qe e lene menjehere cigaren jane shume me te lehte te bijne ne tundimin e fillimit prap te saj se sa nje person qe e ke avash avash...

Nuk e kam eksperiencen e konsumit te duhanit, prandaj shpesh here as e kuptoj se ca kenaqesie ju jep cigaria...
Por, qe te lesh cigaren, te duhet vendosshmeri, sepse ndryshe besoj qe eshte veshtire.

Ti e mesove veten, pak nga pak, ta lesh, por shumica nuk e bejne.
Sepse e humbin kete "ritual" rrugeve, nen-preteksin, e shoqerise, iritimit, nervave....
Patjeter qe sdo jete kollaj ta lesh, kete e di dhe nje femije ne klas te pare.
Por nqs i ve detyre vetes qe nga neser sblej me cigare, eshte provokimi jot ndaj vetes.... e nqs e shkel, zhgenjen veten.

Me varesite, sic jane dhe droget dhe alkooli, duhet te behen nderprerje radikale.
Edhe nje alkooliku, kur i heq alkoolin, hyn ne krize, mos them me per te droguarit.... Por me mbeshtetje, mund te kalojne mbi.

Nqs per cigaren, kane inventuar cumcakizin dhe patchet me nikotin, mbase jane nje ndihme, por prap, me ata qe njoh, qe kane lene duhanin, ka qen vendim radikal.
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Mos e pini fare jeni rehatt ..............Mami im ka rreth 22 vj qe e ka pi dhe e ka len para 6 muajsh po pa cigare elektronike vec e ka len dhe aq.
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

perdora dhe une disa jave me cigare elektronike derisa kuptova qe nuk dua ta le

gjithsesi nuk eshte zgjidhje, ka nje shije jo te mire dhe te acaron qe duhet karikuar
menyra e Gloom esht me e mira
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Mos e provoni nese se keni provuar... esht nje mashtrim i papare.
Askush nuk e mban ate. Nuk kursen aq shum me te,do blesh karikimin,shijen... aty aty shkon me shpenzime.
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Kam lexuar per cigaren elektronike fakte jo te mira :

Tetrametilpirazina
1 tjeter perberes i cigareve-E eshte tetrametilpirazina, te expozuar ndaj kesaj substance mund te pesojme demtime ne tru.

Glukol Dietileni
Ne cigaret elektronike eshte gjetur kjo substance antifrize, e cila eshte toksike per organizmin human, shkakton shqetsime dhe anomali ne frymemarrje. Kjo eshte 1 prej efekteve te medha anesore te cigarit elektronik.

Toksiciteti (helmueshmeria)
Pervec Glukol Dietilenit cigaret elektronike permbajne substanca toksike si nitrosaminat , substance kancerogjene. Nese cigaret elektronike thyen gabimisht ose demtohen duke bere te mundur daljen e kesaj substance, trupi i njeriut mund te jete i expozuar ndaj semundjeve malinje.

Marketingu (reklamimi) i keq.
Strategjia e marketingut te cigareve elektronike ka patur shume kritika. Ne vend qe te promovohej si 1 rruge-zgjidhje per lenien e duhanit, duke nxjere variante te ndryshme shijej si mente, menexhik, cokollat, jane terhequr si duhanpires edhe jo-duhanpires per ta provuar. Madje disa marka kane edhe shije luleshtrydhesh dhe karamelesh duke terhequr edhe femijet per ta provuar.

A shkaktojne kancer cigaret elektronike ?
Nikotina dhe substanca te tjera perberese shkaktojne kancer por reziqet shendetsore te cigareve elektronike ende nuk jane vertetuar nga shoqata dhe studime shkencore.

A eshte e mire per ju cigarja elektronike ?
Realisht asnje kompani prodhimi cigaresh elektronike nuk eshte miratuar nga ndonje organizate shendetesore, per kete arsye ne disa vende si Kanadaja ajo eshte e ndalar.

Shiko fotografinë 1817187
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Mos e provoni nese se keni provuar... esht nje mashtrim i papare.
Askush nuk e mban ate. Nuk kursen aq shum me te,do blesh karikimin,shijen... aty aty shkon me shpenzime.

Cudi , k'tej nga ne ka funksionuar sh mire ne pergjithesi, thjeshte duan qe kompania te njihet/legalizohet me ligj tani, pasi kane bere milliona milliona lek me te, ...dhe njerezit jane goxha te lumtur me perfundimin,

Gjithsesi, 1 shoqe e ka provuar... nuk i ka dhene asnje shqetesim edhe e la cigaren fale k'saj metode :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Cudi , k'tej nga ne ka funksionuar sh mire ne pergjithesi, thjeshte duan qe kompania te njihet/legalizohet me ligj tani, pasi kane bere milliona milliona lek me te, ...dhe njerezit jane goxha te lumtur me perfundimin,

Gjithsesi, 1 shoqe e ka provuar... nuk i ka dhene asnje shqetesim edhe e la cigaren fale k'saj metode :)

E se shqetesimet duken tak-fak, fiks si duken dhe problemet qe shkakton duhani.
Behet fjala per pasoja afatgjata, qe duken ne kohe.

E sa per lenjen e duhanit, nqs duhet nje zevendesues, mund te provohen patchet me nikotine (qe te pakten jane natyrale), ose nikotine ne forme spray, cumcakiz, karamele.

Ose thjesht "mblidhet mendja dhe thuhet STOP", pa shume tratativa te tjera.
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Po shifja dje ne tv qe keto cigaret elektronike ''Kineze'' jane shum te rrezikshme,biles financa kishte filluar disa sekuestro ketu ne itali
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Nuk e di a e ke pire noj here cigaren apo jo..... por une vete e kam pire 6-vjet dhe i bera gati 4vjet qe e kam lene tani , eshte kollaj ta thuash kshu me goje Stop, por me beso qe eshte hard challenge.... eshte veshtire per faktin qe eshte addict, gjithsesi edhe pse vete provova shume metoda per ta lene.... gjersa 1 dite perfundova edhe ne spital per faktin qe perdora ngjitesen dhe nderkohe piva edhe 1 gjysem cigare ...asgje nuk funksionoi si perfundim pervecse vullnetit dhe kembenguljes time :) por s'dua te perjashtoj faktin qe te gjithe jane si une apo si ti ..., kemi lloj lloj tipesh/pash :)

Tani une se di per c'fare problemesh afatgjatesh po flet ti , por sic thashe k'tu tek une duan qe ta bejne regulatet me ligj, pra jane bere studime dhe pranime thelle e thelle, se perndryshe nuk e lejojne....
 
kjo eshte e vertete, prandaj duan ta legalizojne qe te kontrollohet me mire, pasi marketet fallxo dihet qe kopjojne c'do gje dhe sjellin prb serioze.....
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Nuk e di a e ke pire noj here cigaren apo jo..... por une vete e kam pire 6-vjet dhe i bera gati 4vjet qe e kam lene tani , eshte kollaj ta thuash kshu me goje Stop, por me beso qe eshte hard challenge.... eshte veshtire per faktin qe eshte addict, gjithsesi edhe pse vete provova shume metoda per ta lene.... gjersa 1 dite perfundova edhe ne spital per faktin qe perdora ngjitesen dhe nderkohe piva edhe 1 gjysem cigare ...asgje nuk funksionoi si perfundim pervecse vullnetit dhe kembenguljes time :) por s'dua te perjashtoj faktin qe te gjithe jane si une apo si ti ..., kemi lloj lloj tipesh/pash :)

Tani une se di per c'fare problemesh afatgjatesh po flet ti , por sic thashe k'tu tek une duan qe ta bejne regulatet me ligj, pra jane bere studime dhe pranime thelle e thelle, se perndryshe nuk e lejojne....
Le te fillojme te flasim cik shqip:
hard challenge- sfide e madhe/ provokim
addict- varesi
regulatet - ketu besoj qe doje te thoje "te pershtatura", te reglementuara,

Sa per pasojat afatgjate, hmmm vertet duhet ti filloj ti them??? Kur jane bere si poezi...e i dine te gjithe, madje dhe femijet e kopshtit?!

Sa per studimet qe jane bere, sa vjet kane??? E di ti sa kohe duhet tamam per te pare efektet dhe pasojat? Eshte e kot te thuash " e kemi studiuar 1 vit, ska rezik".

Nejse, po smblodhe mendjen te lesh duhanin, kot jane keto "ndihmset", genje kalamanin me nje lepirse i bie!
 
Titulli: Cigarja elektronike, a është një alternativë e shëndetshme?!

Nuk jane kot jo, pasi kane funksionuar per shume njerez.... :)

Sa per te tjerat qe ke shkruar, c'te te te them :D k'tu nuk guxon as te shprehesh lirshem, :D
 
Edhe cigarja funksionon tek shume, rendesi ka dhe si funksionon :D! Nejse.

Sa per te shprehurin lirshem, si do ishte qe ti ne anglisht, te thoje 2-3 fjale shqip....se je e lire?!
Duhet ti pershtatesh vendit dhe ambjentit, ketu flitet shqip se eshte forum shqiptar....
Mbase skuptojne te gjithe anglisht!
 
Back
Top