“CIA paralajmëron për një aleancë ortodokse kundër shqiptarëve”!?

cetnike.jpg


“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve ‘terroriste’ në Kumanovë, do të vazhdojnë me politikën e tyre të mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët dhe nëse BE do të vazhdojë të hesht mbi rigjallërimin e projektit të ‘Shqipërisë së Madhe’, kjo situatë do të çojë në formimin e Aleancës Ortodokse të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe ndoshta edhe në Luftën e Tretë Ballkanike”, shkruajnë dy media kontroverse serbe, “Kurir” dhe “Informer”.

Sipas tyre, ky është “konkluzioni i raportit më të fundit të CIA-së për situatën në rajon”. Gazetat nacionaliste theksojnë se janë shërbimet sekrete ato që po e paralajmërojnë administratën Obama se mbështetja e mëtejshme për shqiptarët mund t’i shtyjë vendet ortodokse të Ballkanit drejt krahëve të Rusisë.

Analistët e CIA-së propozojnë që SHBA të ketë një përqasje më të balancuar në Ballkan, pasi përndryshe rrezikohet formimi i një Unioni Ortodoks.

Askush nga qeveria serbe nuk ka pranuar të komentojë mbi këto informacione. Në krahun tjetër, ekspertët vlerësojnë se skenari i Aleancës Ortodokse është një variant i mundshëm, por kjo mund të jetë një tjetër gjemb në sytë e Perëndimit. Analisti Gjorgje Vukadinoviq thotë se bashkimi është një reagim logjik i tentativës për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.

“Nëse aleanca krijohet, nuk besoj se SHBA-t[ do rrinë me qetësi, sepse është e qartë që shqiptarët janë të preferuarit e tyre. Serbia ka qenë pjesë e një aleance të tillë përpara Luftës së Parë Botërore kur u ndesh me Turqinë”, thotë Vukadinoviq.

Cedomir Antic, i Klubit Progresiv, thekson se ideja e bashkimit të Ballkanit ekziston prej më shumë se një dekade.

“Nëse ideja nuk do të zbatohet, do të thotë se SHBA e kanë parandaluar atë. Megjithatë, një aleancë e tillë duhet të ekzistojë, pasi ajo do të mbijetojë edhe nëse BE dështon. Jam i befasuar që presidenti Tomisllav Nikolliq nuk e nisi atë kur u ftua të merrte pjesë në festimet e Betejës së Kumanovës” thotë ai.

Telegrafi ju përkujton se këto dy mediume serbe njihen për gjuhën e urrejtjes dhe insinuata. Madje, Informer tregoi amatorizëm total duke thënë se posedon fotot lakuriq të presidentes kroate, gjoja nga burimet sekrete, ndërsa në to ishte një yll i pornografisë.

*Indeksonline
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top