CIA - Mes skandaleve dhe mbijetesës

Зngjεll

___________
tema_2-490x320.jpg

Agjencia që rrezikon akuzat për shkelje të ligjit. Dështimet e 8 viteve të fundit ia kanë tronditur thellësisht themelet CIA-s.

CIA aktualisht është e përfshirë në 2 çështje të debatueshme që prekin thelbin e problemeve të agjencisë më të madhe në botë të shërbimeve sekrete. Së pari ajo akuzohet për mosinformim të Kongresit në lidhje me një projekt sekret, që daton periudhën e mëpasme të ngjarjeve të 11 shtatorit. Ky mosinformim u bë me urdhër të ish-zëvendëspresidentit Dick Cheney dhe ka shumë mundësi që të konsiderohet si shkelje ligji. Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë po përgatitet për një hetim në lidhje me përfshirjen e mundshme të CIA-s në torturat e paligjshme ndaj të kapurve në bazë të dyshimeve për terrorizëm

Një nga rregullat kritike për një shërbim informativ është: sa më pak të shfaqet, aq më mirë e kryen punën, por së fundmi CIA po ndodhet përditë në faqet e para të gazetave. Në fakt nuk është hera e parë që CIA del në faqet e para. Që nga themelimi i saj në vitin 1947, në prag të fillimit të Luftës së Ftohtë, agjencia ka qenë material për lajme gazetash. Në vitin 1953 ajo organizoi operacionin "Ajax", një grusht shteti që përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Iran. Pasojat e kësaj ndërhyrjeje vazhdojnë të ndihen edhe sot. Në vitin 1961 erdhi dështimi i turpshëm i Gjirit të Derrave në Kubë, një nga dështimet më spektakolare të CIA-s për të rrëzuar pushtetin e Fidel Castros. Më pas u zbuluan edhe abuzime të tjera, përfshi përfshirjen e agjencisë në çështjen "Watergate". Kjo bëri që për mëkatet e saj, agjencia t‘i nënshtrohej një hetimi publik të paprecedent nën drejtimin e senatorit Frank Church, në të ashtuquajturin "Komiteti i Church" nga Idaho në mesin e viteve 1970-ta. Por, kjo nuk parandaloi skandalet e mëtejshme, të tilla si çështja "Contra", ku CIA pati një rol shumë të madh.

Atëherë lind pyetja: Përse CIA nuk punoi më mirë?

Një arsye është fragmentarizimi historik i operacioneve sekrete amerikane. Në Amerikë ekzistojnë 16 agjenci qeveritare të veçanta që merren me shërbimet sekrete. Mes tyre CIA ka qenë më e rëndësishmja, edhe pse formalisht konsiderohet si "primus inter pares". Pasoja ishte një luftë burokratike që dëmtoi shumë marrëdhëniet mes Pentagonit dhe FBI-së në veçanti. Paaftësia e CIA-s dhe FBI-së për të komunikuar mes tyre e për të ndarë së bashku informacionin ishte një nga shkaqet e 11 shtatorit. Edhe pse Ligji për Reformimin e Shërbimeve Sekrete kaloi në Kongres në vitin 2004, gjërat nuk u zgjidhën. Ligji mbështeti krijimin e një posti të ri, atë të drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, detyra e të cilit ishte mbikëqyrja e të gjitha agjencive të zbulimit sekret. Sipas kësaj, nuk është CIA, por struktura e re mbikëqyrëse ajo që informon përditë presidentin në lidhje me ngjarjet më të rëndësishme.

Drejtori i CIA-s tani raporton te drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe në dukje agjencitë kanë nisur të punojnë më mirë me njëra-tjetrën. Por, ligji ndërkohë nuk u dha zgjidhje problemeve të tjera brenda CIA-s: mënyrës se si paraushtarakët shpesh operojnë në kundërshtim me ligjet. Shumëkush mund të pyesë se si është e mundur që CIA ka një krah ushtarak. Në fakt është e vërtetë dhe ai ka ekzistuar që në fillim. Në vitin 1948 agjencisë iu ngarkua detyra e mbështetjes së lëvizjeve anti-komuniste në vendet që kërcënoheshin të binin në pushtetin e komunistëve. Ndërkohë, pati shumë fiasko, si ajo e Gjirit të Derrave apo përmbysja e qeverive demokratike, si ajo e Iranit dhe Kilit. Ndërkohë, disa nga këto operacione kanë qenë shumë të suksesshme, të tilla si ajo e mbështetjes që iu dha rezistencës afgane kundër rusëve në vitin 1980, që ndikoi shumë edhe në përmbysjen e Bashkimit Sovjetik disa vite më vonë.

A kanë dalë jashtë kontrollit këto operacione?
Po dhe jo. Në vitin 1947, Dean Acheson, që më pas u bë sekretar i Shtetit, tha se kishte pasur një pozicion në të cilin i takonte të merrte vendime të cilat as vetë presidenti nuk i dinte. Më së fundi, veçanërisht në periudhën e luftës kundër terrorizmit, rreziku më i madh ishte pikërisht e kundërta e kësaj, pra që agjencia mund të shndërrohej "de facto" në një ushtri personale të presidentit (ose në rastin konkret të Dick Cheneyt). Anashkalimi i Kongresit dhe Pentagonit tregon se CIA ka vepruar sipas tekave të saj dhe e ka bërë një gjë të tillë duke ngritur kampe sekrete jashtë Amerikës, duke torturuar të dyshuarit për terrorizëm apo duke i grabitur ata për t‘i dërguar diku gjetkë në fshehtësi e për t‘i torturuar. Kjo edhe kur bëhej fjalë për viktima fare të pafajshme. Agjencitë e spiunazhit në vendet demokratike punojnë në fshehtësi, shpesh për çështje për të cilat kanë dijeni shumë pak vetë e që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Por, ato duhet të japin llogari për veprimet e tyre. Në Amerikë, më shumë se në çdo vend tjetër demokratik, veprimet me llogaridhënien pësuan një përplasje të madhe në rastin e Dick Cheneyt.

Në rastin në fjalë, ish-zëvendëspresidenti dhe CIA mund të kenë shkelur ligjin dhe dhunuar detyrimin e agjencisë për të informuar plotësisht dhe vazhdimisht Kongresin në lidhje me aktivitetin e saj. Por, ka raste kur anashkalimi i Kongresit dëmton rëndë agjencinë. Zakonisht në shtyp, në më të shumtën e rasteve, dëgjon më shumë kritika për operacionet e dështuara sesa arritje të agjencive sekrete, por në rastin e CIA-s dështimet e saj janë të jashtëzakonshme. 11 shtatori ishte një dështim monumental. Më pas vjen edhe sebepi i luftës në Irak: armët e dëmtimit në masë, që ekzistonin sipas burimeve të CIA-s e që nuk u gjetën kur trupat hynë në vend. Ajo e pati gabim edhe në vlerësimin për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe dobësinë e tij ekonomike. Nuk pati asnjë informacion mbi provën bërthamore të Indisë në vitin 1998, që shkaktoi një kundërpërgjigje të frikshme testesh bërthamore nga ana e Pakistanit.

Po sa kushton CIA?
Zakonisht buxheti i shërbimit informativ është një informacion i klasifikuar, por mendohet se CIA kërkon një buxhet prej 40 miliardë dollarësh në vit. Stafi i saj mendohet se përbëhet prej 20 mijë personash, edhe pse shifra reale është e klasifikuar. Por, shifrat më të mëdha shkojnë për agjencitë me teknologji të lartë, si NSA apo NRO. Ndërsa dëgjojmë për gjithë këto dështime, lind pyetja: A mos vallë amerikanët nuk janë më të mirët në shërbimet sekrete? Ndryshe nga Izraeli apo edhe Britania e Madhe, SHBA-ja nuk ka pasur nevojë që mbijetesën e saj ta bazojë tërësisht tek informacionet e shërbimeve sekrete.

Pas Luftës së Ftohtë, Richard Helms, një nga profesionistët veteranë më të famshëm të CIA-s në historinë amerikane dhe i vetmi drejtor i CIA-s që u dënua për mashtrim të Kongresit, ka thënë: "E vetmja superfuqi që ekziston nuk ka ndonjë interes të jashtëzakonshëm të dijë se çfarë ndodh në botë, pra nuk ka nevojë për ndonjë shërbim informativ tepër të sofistikuar". Ka nga ata, veçanërisht ish-senatori i ndjerë i New Yorkut, Daniel Patrick Moynihan, që ka argumentuar se për Amerikën do të ishte më mirë mbyllja e CIA-s dhe kalimi i operacioneve inteligjente Departamentit të Shtetit dhe krahut paraushtarak të Pentagonit, duke i dhënë fund kështu agjencisë që për shumë amerikanë ka qenë shpesh një turp./express/
 
Me te vertete "TURP" !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top