CIA dhe GRU: Si do të jetë Europa në 2035!

Kosova, اamëria dhe një pjesë e Maqedonisë i bashkohen Shqipërisë. Modeli i ri gjeografik, kontinenti “plak” mes ndarjeve dhe bashkimeve, ja modeli i ri i servirur nga shërbimet sekrete ruse dhe amerikane.

Nga: Ihor Losev*

21-300x278.png


Harta me mbishkrime cirilike e Evropës perëndimore në vitin 2035. Ja disa shpjegime
Në veri ishujt britanikë ndahen në shtete më vete: Anglia (në jug), Skocia (në veri), Irlanda (në veri-perëndim).
Në verilindje të Evropës perëndimore krijohet Bashkimi Holandez dhe Valonia.
Brenda Francës krijohen shtetet e Lotaringjisë (në perëndim bashkë me Gjermaninë), Piemonti Arab në jug, ishulli i pavarur i Korsikës (kafe e thellë).
Brenda Spanjës, do jenë Konfederata Spanjolle, Vendi i Baskëve (në veri) dhe Katalonia (në perëndim, e gjelbër e errët) me territore nga Spanja dhe Franca.

Në jug-perëndim të Italisë pasqyrohet një pjesë e ishullit të shtetit të Sardenjës (ngjyrë kafe e çeltë).

31-215x300.png


Harta me mbishkrime cirilike e Evropës qendrore në vitin 2035. Ja disa shpjegime:

Italia (në juglindje) ndahet në shtetet e Ligës së Veriut (ngjyrë e kuqe e thellë), Italisë së Jugut (blu), ishullit të Siçilisë (në jug-perëndim, e gjelbër e e errët) dhe të Sardenjës (në perëndim, shih hartën e mësipërme).

Në Ballkan, në lindje të Italisë, “zhduket” organizmi shtetëror i Bosnjë-Hercegovinës, që ndahet mes Kroacisë (veriperëndim, ngjyrë e gjelbër e hapur) dhe Serbisë (në lindje të Kroacisë, e gjelbër e mbyllur). Në jug të Serbisë, Kosova dhe Maqedonia perëndimore i bashkohen Shqipërisë (me të kuqe). Analistë amerikanë dhe turq nuk përjashtojnë mundësinë që pas vitit 2035 edhe territoret e banuara nga shqiptarët etnikë çamë përreth Janinës deri në Prevezë në Greqi t’i bashkohen Shqipërisë.

Në veri të Serbisë, Hungaria (e kuqe e murrme), mund të rimarrë pjesën rumune të Transilvanisë (në lindje) dhe gjithashtu Banat-in e Veriut (territor i Vojvodinës së sotme brenda territorit të Serbisë).

Polonia (veri, e gjelbër) mund të humbasë zonat etnike gjermane – Pomeraninë dhe Silezinë (në lindje të saj, ngjyra kafe).

Në verilindje të Polonisë (midis saj, Lituanisë dhe Rusisë, po ngjyra kafe e Gjermanisë), krijohet Prusia Lindore (aktualisht distrikti rus i Kaliningradit).

Brenda Ukrainës Perëndimore (blu) dhe Polonisë (e gjelbër), dhe Rumanisë (e verdhë) ka disa ndarje dhe bashkime.

41-247x300.png


Harta me mbishkrime cirilike e Evropës lindore në vitin 2035. Ja disa shpjegime:

Federat Ruse (me të kuqe) merr rajonin Narva (veri) në Estoni, Letoninë lindore, Bjellorusinë, zonat ukrainase Donbas, Krime, Transistrian e Moldavisë.

Tejet e ndërlikuar harta në Kaukaz (juglindje).

Kufijtë në dukje të paprekshëm të vendeve evropiane janë edhe më pak të qëndrueshëm se sa ishin në kohën e vet kufijtë e jashtëm të Perandorisë Romake, ose të Bashkimit Sovjetik. Harta politike e planetit po ndryshon gjithashtu si ekonomitë e vendeve të botës, popullsia ose situata mjedisore. Problemi qëndron në faktin se kufijtë politikë janë gjithmonë më tepër fiktivë se situata reale. Po ajo Perandori e Shenjtë Romake formalisht ka ekzistuar deri në fillim të shekullit të 19-të, ndonëse asnjëherë jo që nuk ishte perandori, por as edhe një shtet unik. Ose Somalia e sotme – shtet ekziston vetëm në formularët e OKB-së dhe në hartat politike ndërkombëtare, ndonëse, në të vërtet, ky territor përbëhet nga disa dhjetëra formime pseudo-shtetesh të paqarta.

Kontinenti evropian, me gjithë fuqinë në dukje ekonomike dhe civilizuese në dhjetëvjeçarët e fundit po pëson edhe më tepër ndryshime se sa pjesët e tjera të botës. “Thyerja” është ekonomike (qendra botërore e ekonomisë po zhvendoset në Azinë juglindore), demografike (Evropa po plaket shpejt), etnike (multikulturalizmi është bërë fenomen pothuajse i pakontrollueshëm) dhe mendore (ndryshojnë orientuesit e vlerave). Për këtë fakt dëshmojnë punimet e Toffler-it, Brzezinski-t, Huntington-it, për këto fakte mund të konsultohen burimet e hapura të CIA-s (Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së), GRU-së (Drejtoria e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes e Rusisë), dhe të një numri institucionesh studimore. Sot, Evropa po jep shenja që kufijtë e saj në të ardhmen e afërt do të pësojnë ndryshime kardinale. Pasi është analizuar seria e burimeve të hapura dhe është bërë një punë e madhe, është përpiluar harta e gjasshme e Evropës të modelit të vitit 2035. ثshtë e kuptueshme se shkalla e ndryshimeve të supozuara në raste të ndryshme varet nga shumë faktorë, të cilat është e pamundur për të llogariten me saktësi 100 për qind. Megjithatë, probabiliteti zero i ndryshimeve territoriale në çdo shembull të sjellë ka mundësi të jetë, duke u bazuar në precedentin, por gjithashtu në krahasimin e hipotezave nga dy apo më shumë burime të pavarura. Në këtë mënyrë, u përpilua harta, e cila si zor “do të realizohet” 100 për qind, por vetë ndryshimet në këtë drejtim ka të ngjarë të ndodhin në vitin tashmë relativisht jo të largët 2035.

Evropa perëndimore

Pothuajse është e sigurt se ndryshimet do të prekin ishujt britanikë, dhe pikërisht me ta, në fakt, do të fillojnë ndryshimet e mëdha territoriale në Evropë. Tashmë në vitin 2013, sipas referendumit, nga Britania e Madhe mund të ndahet Skocia. Duke pasur parasysh faktin se nacionalistët skocezë tani përbëjnë shumicën parlamentare në Edinburg, gjasa e këtij skenari është e madhe. Me daljen e Skocisë nga bashkësia, vetë emërtimi “Britania e Madhe” do të humbasë kuptimin fillestar. Për më tepër, rënia e Skocisë, ka të ngjarë të rrisë tendencat separatiste në Olster, gjë që në perspektivë mund të çojë në bashkimin e të gjithë Irlandës (ose hyrjen e Olster-it në përbërje të Irlandës mbi baza federative). Me këtë rast Uellsin (duke pasur parasysh afërsinë etnike dhe mendore me Anglinë “kontinentale”) Londra me siguri do t’ia dalë mbanë ta ruajë.

Ndryshime të rëndësishme do të prekin gadishullin Iberik. Kriza në rritje ekonomike-financiare (papunësia në Spanjë tani është më e larta në BE) do të çojë në aktivizimin e proceseve të decentralizimit, në radhë të parë midis baskëve dhe katalanasve. Pikërisht këto dy etnose kanë lidhjet etnike më të vogla me kastilianët, prandaj probabiliteti i daljes si minimum i dy shteteve të reja – Vendet e Baskëve dhe Katalonjës, – është tejet i lartë. ثshtë plotësisht e sigurt që rajonet e tjera Madridi të jetë në gjendje t’i mbajë, ndonëse nga pikëpamja e bashkëjetesës politike Spanjës do t’i duhet të kalojë në organizim federativ, ndoshta, edhe konfederativ.

Ndryshime edhe të mëdha në të ardhmen e afërt presin Francën. Vendi po pëson ndryshime kolosale multikulturore dhe social-politike, të cilat në të ardhmen mund të dobësojnë dukshëm pushtetin qendror. Në thelb, sot dihet tashmë se etnosi francez nuk mund të tresë dhe asimilojë popullsinë me ngjyrë të ish-kolonive të veta. Në proceset e sotme migruese dhe demografike, shumica e bardhë franceze në vitin 2035 do të ndikojë në rezervatet territoriale në territorin e vet. Prandaj, një nga variantet e zgjidhjes së problemit etnik është “prerja” e një pjese të territorit më të populluar me etnoset e ardhura (me dërgimin e mëpasshëm atje të popullsisë me ngjyrë). Në ditët e sotme, në mënyrë organike ky territor formohet rreth Marsejë – Piemontit dhe pjesës së Burgundisë jugore. Prandaj, ka gjasa që pikërisht atje në vitin 2035 të shfaqet një shtet arab islam. Përveç kësaj, me dobësimin e pushtetit qendror, mund të hamendësohet se një pjesë e Akuitanisë do t’u kalojët baskëve, kurse popullsia e Lorenës a Lotaringjisë (me qendër në Strasburg) mbi baza federative do të hyjë në përbërje të Gjermanisë. Në këtë situatë, është plotësisht e sigurt që pavarësinë do të mund ta arrijnë edhe korsikanët – shqetësimi shekullor separatist i Francës.

Me Beneluksin gjithçka është mjaft e thjeshtë. Flamandët dhe valonët gjithsesi do të ndahen më vete, deri tani problemi ka mbetur vetëm në kryeqytetin e Belgjikës – Brukselin, i cili duke qenë flamand nga popullsia, ndërkaq ndodhet në territorin valon. Në çdo rast, “likuidimi” ka të ngjarë të ndodhë në mënyrë paqësore, kurse flamandët do të hyjnë në një bashkim (minimumi, ekonomik) me Holandën.

Evropa qendrore

Sipas burimeve të analizuara, këtu ndryshimet do të jenë jo më të pakta . ثshtë i madh probabiliteti që gjithsesi të shembet Italia unike (kufiri do të kalojë nëpër skajin jugor të Toskanës dhe Emilia-Romanjës). Në këtë rast, nismëtare e ndarjes do të jetë, Italia e veriut, e cila do të krijojë një federatë si të Gjermanisë apo Zvicrës. Italia e jugut që është më e dobët, me siguri humbet Sardenjën dhe Sicilinë, të cilat gjithashtu do të shpallin pavarësinë e tyre. Megjithatë, italianët do të ruajnë marrëdhënie më të ngushta, dhe pavarësia e të gjitha rajoneve do të jetë më formale dhe e bazuar në shpërndarjen e “tortës” së buxhetit.

Ndryshime thelbësore duhet të ndodhin edhe në Ballkan. Me forcimin e faktorit islamik (sidomos në Francë), ka të ngjarë që në Evropë të lindë lobi për likuidimin e organizimit shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës. Territori i vendit mund të ndahet midis Serbisë dhe Kroacisë (etem atëherë kur Beogradi dhe Zagrebi prapëseprapë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët). Si një kompromis për Ankaranë, do të ndodhë bashkimi politik i Shqipërisë, e cila përveç bashkimit me Kosovën mund të marrë rajonet perëndimore të Maqedonisë (duke pasur parasysh faktin se është 30 të popullsisë së vendit e përbëjnë shqiptarët etnikë, kjo gjë është më se e sigurt). [Analistë amerikanë dhe turq nuk përjashtojnë mundësinë që pas vitit 2035 edhe territoret e banuara nga shqiptarët etnikë çamë përreth Janinës deri në Prevezë në Greqi t’i bashkohen Shqipërisë – “Investigim”]

Kufijtë e saj gjeografikë mund t’i zgjerojë në shkallë të konsiderueshme Hungaria, e cila në një konjukturë të favorshme politike, mund të rimarrë pjesën rumune të Transilvanisë dhe gjithashtu Banat-in e Veriut (territor i Vojvodinës së sotme brenda territorit të Serbisë).

Ngjarje edhe më të trishtuara (natyrisht, në ndarjet e pafavorshme politike-konjukturore) mund të prekin Poloninë. Vendi mund të humbasë zonat etnike gjermane – Pomeraninë dhe Silezinë, me kushtin e marrëveshjeve ndërmjet Moskës dhe Berlinit – edhe rajonet e saj verilindore (Rusia në këtë rast mund t’u japë gjithashtu gjermanëve distriktin e Kaliningradit).

Ukrainës Perëndimore nga Polonia mund t’i shkojë një pjesë e territorit të njësive administrative të Karpateve dhe Lublinit të sotëm. Në këtë mënyrë do të minohej uniteti ideor midis Lvivit (i cili në vitin 2035 mund të bëhet kryeqyteti i Galiçinës) dhe Varshavës.

Nga rajonet e tjera perëndimore të Ukrainës së sotme, pavarësinë mund të fitojnë rutenianët, ndërkaq njësia administrative e اernovicit, si kompromis ka gjasa të të jetë në përbërje të Rumanisë.

Evropa lindore

Fillojmë me pjesën e saj veriore. Sipas parashikimeve, ndryshimet territoriale nuk duhet të prekin Skandinavinë (madje çështja e përkatësisë së ishujve إland me popullsi mbizotëruese suedeze ka treguar historikisht se Evropa protestante di t’i zgjidhë praktikisht të gjitha divergjencat). Por ndryshime mund të ndodhin në Pribaltik. Me dobësimin e unitetit evropian, si dhe me forcimin e Gjermanisë gjithashtu, një pjesë e territoreve me popullsi dominuese ruse (rajoni Narva në Estoni, Letonia lindore me qendër në Daugavpils) mund t’i kalojnë Rusisë. Në këtë plan ka rëndësi fakti që Lituania s’bën gjë tjetër vetëm sa siguron ekzistencën, duke humbur kufirin e përbashkët me Federatën Ruse.

Bjellorusia përgjithësisht nuk do të jetë më. Ajo praktikisht dhe tani nuk ekziston, kurse në vitin 2035, kjo provincë etnike mund të jetë në përbërje të Rusisë, ashtu si provincat e Uralit ose Povolzhjes. Ndryshime të rëndësishme mund të ndodhin edhe me Ukrainën. Me ndarjen e mëtejshme politike të vendit, nga Kiev mund të shkëputen Donbasi, Ukraina jugore dhe Krimeja. Për më tepër, pozicioni me dy gjysma në Ukrainën qendrore mund të çojë në atë që uniteti i sotëm politik midis Lvivit dhe Kievit mund të shkatërrohet, dhe vendi të kthehet drejt kufijve orientues të mesit të shekullit të 17-të. Me humbjen e Transilvanisë, Rumania mund të marrë jo vetëm Moldavinë (pa Transnistrian ose ndryshe, Pridnjestrovjen e cila do t’i kalojë Federatës Ruse), por dhe pjesa jugore e rajonit të Odesës.

Ndryshime të mëdha do të prekin edhe Kaukazin (ndoshta, rajoni më pak i parashikueshëm). ثshtë e vështirë që Rusia do të jetë në gjendje të mbajë republikat e e Kaukazit verior (në radhë të parë, kjo ka të bëjë me Dagestanin, اeçeninë dhe Ingushetinë). Një numër nismash aktuale të Kremlinit, për shembull, nënat asistenca sociale që jepet për nënat vetëm në rajonet me lindshmëri të ulët (d.m.th.., jo-myslimane) ose refuzimi i buxhetimit drejtpërdrejtë të اeçenisë – gjithmonë e më shumë do të çojë drejt asaj që “lamtumira” me republikat do të jetë e pashmangshme. اështja shtrohet vetëm se në ç’ formë dhe me nismën e kujt. Në vitet 1990 procesi kaloi nga poshtë dhe pikërisht nga Kaukazi. Tani ndarja mund të ndodhë “stalinçe”, me shkëputjen e rajoneve malore më të populluara, me këtë rast, jo sipas kufijve ekzistues administrativë, por, për shembull, përgjatë lumit Terek.

Në Kaukaz, Abhazia (duke pasur parasysh popullsinë e saj të vogël) mund të hyjë administrativisht në përbërje të qarkut të Krasnodarit, të vetë Gjeorgjisë (me kusht që atje të vendoset një regjimi kukull) si kompromis do t’i kthehet Osetia e Jugut. Zgjidhja e çështjes së Karabah-ut mundur është e mundur vetëm me vendosjen e një kufiri të përbashkët midis Rusisë dhe Armenisë. Midis planeve të ndryshme është hasur, , për shembull, varianti i krijimit të një “korridori transporti”. Megjithatë, në këtë rast, vetë Gjeorgjisë do t’i duhet të ndahet në Gjeorgji Lindore dhe Perëndimore (duke ndarë, minimumi, Kahetinë nga Tbilisi). Në këtë rast duhet marrë parasysh edhe faktori turk. Në rast të një dorëzimi politik të Karabahut, Ankaraja do të kërkonte preferenca të përcaktuara. Këto mund të jenë lëshime territoriale si në Siri (por kjo saktësisht nuk është Evropa), ashtu dhe në Bullgari, ku përqindja e popullsisë turke është e konsiderueshme.

Përfundim

Nuk duhen marrë shumë seriozisht këto ndryshime territoriale. Edhe një herë, ato mund të jenë të mundura vetëm me ndërthurjen e një numri të madh faktorësh – dhe në radhë të parë, të mungesës së stabilitetit social-politik në kontinentin evropian Megjithatë, gjasa që në vitin 2035, harta politike e Evropës do t’i afrohet modelit të mësipërm, ekziston. Dhe kjo duhet, minimumi, të bëhet e njohur.

* Ihor Losev, Kandidat i shkencave filozofike, docent i departamentit të studimeve kulturore, NauKMA (Universiteti Kombëtar i Akademisë së Kyiv-Mohyla-s), Ukrainë, autor i dhjetëra publikimeve
Burimi: peshkupauje

 
Titulli: CIA dhe GRU: Si do të jetë Europa në 2035!

Sapo fillova te lexoja fillim kalova nga fundi dhe u binda qe jane thjeshte lojra :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top