polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 1,016
-
- Reagimet e mara
- 32
-
- Vendndodhja
- Ne Mergim
Stilistja Enada At’Nikolla hap të parin showroom në Tiranë. Veshjet e prodhuara në atelienë At’Nikolla tani mund t’i gjeni edhe pa trokitur aty, pa realizuar skica e modele.
Thjesht duke vizituar showroom-in At’Nikolla
Eleganca, feminiliteti dhe ekstravaganca e guximshme, parë në sfilatat e organizuara për një publik të kufizuar, tashmë mund të shihen nga të gjithë.
Showroom At’Nikolla, e ndërtuar në zonën e ish-Bllokut, është krijuar për të ekspozuar veshjet që konceptohen si vepra të çmuara arti. Ambientet luksoze të showroom-it i shkojnë për shtat shijeve high-class dhe pjesës më të rafinuar të veshjeve që mbajnë emrin Enada At’Nikolla.
Klientët kuriozë, “viktima të modës”, fansa të stilit dhe individualitetit të At’Nikollës, janë të ftuar të vizitojnë këtë showroom. E nëse ju mbetet mendja te ndonjë veshje, bëni mirë ta blini menjëherë, sepse veshjet e ekspozuara në At’Nikolla Showroom nuk mund të jenë veçse pjesë unike të koleksioneve të stilistes.
cdodit