Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini dy filxhanë kafe në ditë

[h=1]Çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini dy filxhanë kafe në ditë[/h]
kafe_43okokok-750x500-e1554476087333-700x467.jpg

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin. Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe.

Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë. Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi.

Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike. Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës.

Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja Dhe Mëlçia
Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë Amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C.

Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën.

Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë.

Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë.

Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë.

Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike.

Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Vlera Të Tjera Të Kafesë
Ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë

Ul rrezikun e vdekjes së parakohshme

Lufton depresionin

Mbron nga diabeti i tipit 2

Pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës

Përmirëson performancën fizike

Ndihmon në rënien në peshë

Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë

Në të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit

Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira.

Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë.
 
Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë.

Tani mos e pime pas ores 2, apo ta pime me pak kanelle? :P
 
Po ku rrihet pa pire kafe mbasdite o Bledi_shady apo nuj shijon e shkreta
 
Une ne fakt nuk e pi fare, por nese do ta pija, nuk do ti besoja shume keto qe shkruhen lart e posht.
 
Lum si ti ...po cte bejme ne qe duam nga 3 kafe ne dite hahaha
 
Kafja eshte shume e veshtire per tu hequr.
 
Mendoj eshte nje lloj narkotike xaxaxaxa
 
Me keq se aq.
Me duket se eshte morfine fare lol
 
Zot na ruaj c'do lexojme me.Ishalla s'thojne gje per seksin se atehere plasi vetvrasja :(
 
Passion do kontrolloj e ndonje laj per seksin xaxaxa
 
Duke lexuar per seksin do flesh qete ....fantasi xaxaxa
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back