Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Cfare ju ka mesuar jeta...?

Qe dardha bie nen dardhe. Goca sapo fitoi cmimin e pare ne nje konkurs 🥰🤗🤭
 
Redaktimi i fundit:
Koha ti venit plagët por nuk ti shëron asnjëherë plotësisht 😘😘😘 .Me kalimin e kohës bëhemi të fortë ne 😘😘
Ps: My opinion 🤣🤍
Ti sheron, varet si i sheh gjithkush.
Mbeten shenja po, per te kujtuar ate qe kalove, por qe do qeshesh per ate qe dikur ke qare, te perqafoj 🤗😘
 
Qe te jem vetvetja dhe mos te hiqem si dikush tjeter se e vetmja gje qe do arrish eshte te ulesh veten 😉
 
  • Si Boss
Reactions: Sol
Qe te drejte e ke, po kujt ja the se.
 
Më pat thënë gjyshi më se njëqind herë: "I keqi ta lë të keqen në derë”.

Para se të vdiste më tha një natë: "Digjet lisi i njomë, pranë lisit të thatë".

Gjyshi më më pat thënë, as vetë sa herë nuk di: "Vetëm puna e mirë, njeriun e bën njëri".

Gjyshi im i dashur, çdo herë më ka porositur: "Mos nxito të flasësh, gjërat pa i ditur".

Gjithnjë i bërtiste babit, në oden e vjetër: "Puna e sotme, s'lihet për herën tjetër".

Disa herë më tha gjyshi biri imë ta kesh në konsiderat: "Gjuha është helm, gjuha është mjaltë".

Me gishtin në kokë tretesha në mendim, nuk i kuptoja dot fjalët e gjyshit tim. Përpara pasqyrës nxirrja gjuhën jashtë, nuk kishte fare helm nuk dukej as mjaltë. Shpeshherë me gjuhë buzët i lëpija, as ëmbël, as idhtë fare nuk ndjeja.

Me vite të tëra, u mundova kot, fshehtësitë e kësaj nuk i gjeja dot. Tani kur gjyshin prane nuk e kam fjalët e tij shumë vlerë për mua kanë..

ps.
Marë nga FB
 
Aman dhe ti.
Duke lexuar e duke thene me vete: Lum EA per gjyshin e tij. 😋😁 Kur na zhgenjen ne fund me marre nga FB. 🙄
 
Mëkatet e të mëdhenjve,(prindërve)i paguajnë më të vegjlit(fëmijët).
Mos e prishni zemrën kur shihni dikë më të vuajtur se ju,për një ndihm sado e vogël qoftë ajo.
Sepse e mira do ju kthehet.
E ndoshta jo tek ju,por tek fëmijët tuaj.
 
Ta dua,t`ia shijoj minutat,rrezet e para te mengjesit, rrezet e fundit ne darke.
Pastaj yjet kur qielli eshte i paster,dhe jemi jashte metropolit,se brenda ti s`kemi shance ti shikojme.
kur hena behet e plote, shkelqen ,perplaset neper endrrat dhe deshirat tona.
Me ka mesuar qe paqja eshte nje ujvare e pambarim,brenda nesh,qe ushqehet me cfare universi jone i bollshem na afron.
Me ka mesuar se sa me fat jemi qe na jepet dita,nata dhe perqafimi me njerzit tone te dashur.
E per kete duhet te jemi falenderues te palodhur ndaj kesaj mriesie te pa kushte. :))
 
Ah Neve ,Neve. Vazhdojme sebashku.
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Back
Top