Çfare i mungon rinise Shqiptare ?

Mos e nençmoni dhe mos e ofendoni rinine tone. Mos i harroni vuajtjet e saj. S'eshte faji i rinise qe nuk po ben asgje Ministria e Arsimit dhe Kultures. Po ju le me disa rrjeshta te Migjenit meqe mu kujtuan kur po lexoja kete teme :ciaoo:

Kenga e rinise

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
 
rinis shqiptare i nevoitet investim ne talenti e tyre apo ne ate cka ata do bejn ne te ardhmen
 
po po s behet keteja e lane rinin shqipetare lakuriqe asnje gje nuk i ka ngelure per tu lavderuare
mbylleni kete teme dhe hapni tjetren sa e lumture dhe sa krenare eshte rinia jone heroike
 
asigje per mendimin tim i kan te gjitha
por te kishte pak rab lazarati me shume sdo ishte keq
 
Po nuk u bon organizime po nuk u bon investime, nuk do te ken gjo ne terezi, nuk e ka rinia ne dor e kan te mdhejt !
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

rinise shqiptare i mungon hapesira dhe kushtet. une e vleresoj shume rinine shqiptare dhe besoj po te kete kushtet do bente nje pune fantastike. jane shume te mire. ndersa persa i perket shume te rinjve shqipetare jashte une mendoj se ju mungon pak zgjuarsia dhe ngaqe kane krijuar pak para ju ka hyre vetja shume ne qejf dhe ju duket vetja me superiore se rinise brenda shqiperise. ne fakt jo qe sjane por jane shume me ulet. le te mos harrojme qe pjesa me e madhe skane as gjimnaz. respekt
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

Asgje nuk i mungon, dhe treguesi me i mire per kete fakt jane shkrimtaret, artistet, dhe shume njerez te tjere te shquar ne cdo fushe ne shqiperi, ne cdo kohe dhe sistem, dhe te mendosh se dhe ata kane qene te ri dikur. Por ja kane dale mbane.
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

ne rradhe te pare i mungon ngrohja neper shkolla gjeja me kryesore i mungojne ambientet per te kaluar kohen e lire lulishtet etj i mungon vullneti per pune i mungojne shume gjera
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

rinise shqiptare i mungon hapesira dhe kushtet. une e vleresoj shume rinine shqiptare dhe besoj po te kete kushtet do bente nje pune fantastike. jane shume te mire. ndersa persa i perket shume te rinjve shqipetare jashte une mendoj se ju mungon pak zgjuarsia dhe ngaqe kane krijuar pak para ju ka hyre vetja shume ne qejf dhe ju duket vetja me superiore se rinise brenda shqiperise. ne fakt jo qe sjane por jane shume me ulet. le te mos harrojme qe pjesa me e madhe skane as gjimnaz. respekt

c do te thuash me te qe nuk kane as gjimnaz dhe paskan lekun ok vazhdo studio ti shoku kur te mbarosh studimet apliko per pune tek ata pa gjimnaz
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

Une mendoj se i mungon stimoli ...Ndjehen te pamotivuar ne ate lloj ambienti ku shperfillja ndaj kapacitetit intelektul dhe kultures eshte ne te tilla permasa sa vetvetiu e ndjen veten te pafuqishem ...Na mungon akoma shume per tu ndjere zot ne pjesen qe na perket neve dhe askujt tjeter, ne dyert qe presin te hapen prej nesh dhe jo prej "uqerve pleq" ...!!
Sme ngelet vec te shpresoj qe dita jone do vij .!
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

Rinise Shqiptare i mungon puna,mendimi im ky,kohet e fundit me duket se po vijne dhe po behen me keq,megjithate,brezat qe po vijne duhet te mesojne per ta cuar perpara kombin shqiptar!
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

është shumë e vertet se rinis shqiptare i mungojn mundsit ,per te treguar se sa e fort është.
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

Kulture vullnet edukate!
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

Rinise shqiptare i mungon vetiniciativa, e kjo si pasoje e mungeses se motivit.
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

E thene troç rinia shqipetare ka marre rrugen me drejtim te paditur.Po behen materialista te medhejne.Nuk dine me c'eshte edukata,po behen skllever te grupeve.Jane skllever te modes i shikon ngado te lyer e te laparosur duke pire cigare neper qoshe.Apo djemt droges alkolit e te tjerave me rradhe.Vajzat per tu pranuar ne shkolle dalin nga shtepia pa pike tualeti pa zbritur shkallet duken si nje pallat i sovatuar 4 here edhe i lyer me ngjyrat e ylberit.I mungon organizimi jo qe skane mundesi te organizohen po nuk dine.Jane shderruar ne emo e gjera si keto.Nje i ri ne dhjete rrezik mendon edhe te vrase veten sepse thote mua sme kutpon njeri por ne fakt eshte ai vete qe nuk e lejon qe te tjeret ta kuptojne.Rinia jone po merr me keq dita dites njafton te shikosh ato dy studentet tek portokallia qe sado qe japin humor tregojne nje te vertete te hidhur por shume ama.Rinia jone po kthehet ne nje grumbull plehrash ku ska me njerez qe dine se cfare eshte edukata se cfare eshte vullnetarizmi nuk dine asgje.
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

per te gjithe qe kan deshiren me te madhe per te studiuar per me teper , per te punuar per nje te ardhme me te mire nuk kan kushtet e duhura per te shpalosur ate dijen e tyre dhe ate dhunti te tyren.
Pastaj dikush qe i ka keto te dyja i mungon deshira per ti praktikuar.
Por kushtet e punesimit jan primare per shtetin tone, jo vetem per te rinjte por per te gjithe.
Ambjente per tu zbavitur, per te kaluar nje kohe te bukur. Mungesa e aktiviteteve, si prsh teatrot apo operat, se kinemaja eshte pak me ndryshe, ketu tek ne te le pak per te deshiruar. :lexim:
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

JU MUNGON LLOGJIKA,JO TE GJITHEVE POR PJESES ME TE MADHE:espuls:
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

o goce mos na e sha rinine ti se dhe per tu ankuare e kane lene tani vetem rrine kafeneve me nje ekspreso gjithe diten femrat po shikojne ndonje biznesmen apo emigrante <cube> te hane ndonje darke
pastaj nuk e kuptoje se per popullsine qe eshte ne shqiperi dhe kur shumica dalin me universitete dhe vendet e punes te reja jane me pakice cfare presin
se ne shqiperi eshte nje mentalitet bythe qe kur vjen muabeti jame me shkolle te lart une nuk punoje ketu apo aty (pavarsishte se sa merr po te pakte merr nuk nxierr)se ju duket vetja se cfare jane.

Jam shume dakort me ty. Te rinjet shqipetar kane pretendime te medha dhe jane dembela. As e kuptojne dot te rinjet Shqipetar sa shume punojne njerzit jasht Shqiperis te kene ato kushte qe kane.
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

i mungon kultura, jo vetem rinise por edhe gjithe popullit shqiptar (shumices te pakten)
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

ne keto momente jam ne dr dhe ju them qe rinise shqipetare si mungon asnje gje
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

rinise shqiptare i mungone pak edukate .... se sa per te tjerat e kane fajin vete se ne shqiptaret e kemi njecik : dua te jem dikushi dhe dua te jem qe neser
 
Titulli: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

Eshte nderi ime qe po i pergj kesaj temes e para Dorarte sepse doja ta hapja dhe une ket tem dhe tu pergjigja ksaj temes dhe pse eshte pak e gjat si pergjigje :D

Rinia SHQIPTARE mendon se një 10 mijë leksh i babit dhe një e shkume ne pub është jeta,por ajo s'është asgjë.
Unë mendoj se me shumë se gjithçka Rinise Shqiptare i duhet DISIPLINA - Disiplina e Duhur ama.
Kohet e fundit janë shkruajtur shumë artikuj rreth lloj-lloj gjerave qe bëjnë te rinjtë në shkollat tetë-vjeçare dhe gjimnaze, qe nga hyrja e droges nëpër shkolla, konsumimi pa pase i duhanit, alkoholit, madje edhe droges, marrëdhëniet seksuale (madje edhe ne publik apo vende ku s'duhet) etj, etj. Ne mënyrë qe te eliminohen apo te pakesohen këto, duhet një rregull dhe një disipline e papare, gjithashtu edhe një sigurim, duke filluar qe nga shkollat dhe tek bizneset apo qendrat e punës, ku (jo vetëm te rinjtë) njerëzitë të mos kenë aq shumë tolerance sa qe te dalin kur dhe sa here të duan nga koha apo orari i punës dhe te pije kafe disa here ne ditë, ose 2-3 ore rresht. Nëse vazhdon kjo gjë, njerëzitë mesohen me idenë qe mjafton të kesh siguruar një pune dhe të kesh marredhenie te mira me pune-dhenesit se pastaj del sipas qejfit dhe zor se ta ze punën dikush tjetër.
Pra Rinise Shqiptare i duhet vendosur rregulli dhe disiplina për çdo fushe te jetës se tyre, por jo ne mënyrë diktatoriale, por me takt. Ama takti aq sa ata ta kuptojnë ndryshimin mes te qenit te papergjegjshem dhe te qenit te matur apo te sjellurit adulte.
Këtu ke folur bukur dhe do të shtoja që kjo nuk ndodh vetëm në shqipëri por gjithandej nëpër botë. Përsa i përket shkollës dhe rregullave dhe unë jam i mendimit që mësuesit/et duhet ti mësojnë të rinjtë sidomos kur ata sapo fillojnë (në fillore,kur fillojnë gjimnazin apo edhe universitetin sepse edhe në universitet ka gjëra që studentët duhet të mësojnë ndoshta për natyra të tjera mësimi...) duhet ti mësojnë të rinjtë të zbatojnë rregullat dhe kjo është në të mirën e profesorëve/eshave që nuk do të vuajnë kur këta të bëhen më të mëdhenj dhe do të sillen me përgjegjësi gjithashtu dhe për studentët do të mësohen të kenë një jetë më rregullt dhe në shoqëri dhe jo sapo shoku të kthejë krahët ta shajnë me cfarë ti mbajë goja dmth të bëhen të respektueshëm. Gjëja që ndonjëherë më bën të qesh(por jo nga gëzimi që sa mirë ja bëjnë por nga situata e krijuar) është se kur shoh që disa profesore i kanë lënë liri të plotë studentëve dhe gjenden pas disa vitesh ti bien murit me kokë se nuk i durojnë dot më dhe ndoshta kuptojnë dhe ata që kanë gabuar me mos limitimin e aksioneve të tyre...Por kjo gjë nuk ekziston vetëm në shkollë por edhe jashtë shkollës dhe këtu është e njëjta situatë por do të ishte shumë e gjatë për tu përshkruar.
Për të nxjërrë thelbin e diskutimit them se të rinjve iu duhet tu mësohet më tepër mirësjellja, të dinë të vlerësojnë jetën dhe mos të mbështeten mbi gjëra pa vlerë.
te rinjt shqiptar jan te mbytyr nga pesimizmi sepse edhe kur jan diplomuar me rezultate te mira edhe kan kerkuar pune ju jan perplasur dyert para fytyre ne te njejten kohe kur nje shok apo shoqe tyre qe me zor ka lexuar 5 rreshta te nje libri ka filluar pune..ste vjen te plasesh edhe humbesh shpresat se do besh dicka per kete vend????

Nga një anë është e drejtë ajo që thua por duhet dhe të dish një gjë: Që shkolla nuk është gjithcka që të duhet në jetë...por gjithashtu të ndihmon shumë për të ecur përpara në jetë. Përsa i përket fjalisë së fundit që ke shkruar them se gabon që e mendon ashtu.Sepse kush ka dalë me 5 mundet dhe të mos shkojë shumë larg nëse nuk di të aplikohet nëse eshtë argument që kërkon shkolle por do të mund të eci përpara në të tjera sektore. Ti duhet vetëm të besosh në atë që bën dhe ta bësh mirë dhe do të shohësh që edhe ti do të kesh rastin të vlerësohesh dhe nëse ti ke bërë mirë shkollën do të dish të ecësh përpara në sektorët që kërkojnë përgatitje shkolle dhe nëse bën çdo gjë mirë atëherë do të kesh dhe mundësi të ecësh përpara në karrierë. Ndërsa nëse ti humb shpresat dhe mendon se nuk vlen asgjë atëherë nëse në fillim kishe humbur dicka nëse humb dhe shpresat humbet gjithcka. ***You have to say "CHEESE" to everything***
 
Rinise shqiptare i mungon vetiniciativa, e kjo si pasoje e mungeses se motivit.

Un besoj se posedojme motivin e te menduarit, por na mungon menyra e te vepruarit. Dmth, kjo ne njefar menyre lidhet me vetiniciativen qe ke permend ti. Sepse ne fakt, neve shume gjera thojme, por pak nga to i realizojme (mungesa e te vepruarit,ose vetiniciativa)

p.s. eshte me e drejt secili ta perfshij veten ne shkrimin e tij, sepse shumica ktu jemi pjese e ksaj rinise ne fjale. Andaj mos te mundohemi ta heqim barren prej veti duke thene " i mungon " , por te jemi me te sinqert duke u nis nga fjalet " na mungon "
 
Pe: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

I mungon mundesia per te realizuar planet e veta ...
 
Pe: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

paraja e shpejte dhe pa lodhje.....Femrat pas makines meshkujt pas makines qe ti vijne femrat pas makines
i mungon morali dhe cfare perfaqson .....
 
Pe: اfare i mungon rinise Shqiptare ?

Me falni qe do shprehen disi ashper por rinia shqiptare nuk ka mend te koke, jane dembela, mendje ngushte me nje mentalitet absurd dhe dredhin zinxhirat ter diten.
Rinia shqiptare jan me arsim te ulet dhe nje pjese e tyre qe studjojne marin dipllomat pa hapur librat ne ditet e socme.
Presin t'ju a ofrojne prinderit gjithcka edhe pse prinderit e tyre rroptohen per te mbuluar te ardhurat familjare femijet as qe e mendojen. Kan turpe punen, turp eshte te vjedhesh dhe jo ti ushtrosh kurizin punes dhe cfare do lloj pune nese eshte e domosdoshme[te ndershme]. E kan mendjen fluturon fluturon ''gomari'' dhe si pa pike turpi kercenojne shum here prinderit e tyre nese nuk u japin leke te pijne nje kafe me shoket shoqet ' apo te lypim cigare sa andej ketej te njeri-tjetri. Kjo mendoj se eshte e pergjithshmja ne thelb te rinise se socme por mos te harrojme se ekzistojne dhe shembuj te cilen jane per tu lavderuar vetem se shumica jan dembela rrugecer e shum shum tjera jan shum pak ata qe jan te mir per fat te keq :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top