Çfare i ka bere festat "magjike" per ju kur ishit te vegjel?

Nje ishim te vegjel e bota jone ishte ajo bote fantastike qe imagjinonim dhe nuk dinim me tej, por besoj dhe njerezit ishin ndryshe, i shihje te gezuar, qeshnin, luanin, e nuk rrinin celulareve neper tiktoqe etj..
 
Magjin e asaj kohe e ndjej tani, e kuptoj tani.
Atë momentin që mami gatuante, une me vëllain që zbukuronim bredhin natyral
Ajo era mandarinë e portokalle që te mbushte mushkërit
Ato vizitat tek të afërmit ma date 1 /2/3 janar
 
Mungesa e dashurise
Mungesa e babit
Ftohtesia e nenes

E pse sduhet te flasim per kto gjera virtualisht? Eshte turp? Jo jo.
Vec nje vit po... Mbaj mend qe ka qen periudh festash dhe ishim une dhe 2 gocat e tezes duke pare Titanic ne tv dhe njera prej tyre me bente te qeshja me te madhe nderkoh qe komentonte thyerjen e anijes dhe se si binin njerzit... Nderkoh qe hanim pistacchi qe kishte sjell babi.
Por un babin nuk e mbaj mend.
Vec ate dit qe zvarritesha si femije qe Isha se doja uje dhe me zgjati goten e rakis duke qeshur me shokun e vet nderkoh qe e nxirrja nga goja 💔

Magjike ishin dekorimet e mia te babagjyshit me plasteline qe vendosja posht pemes ❤️
A të shpërthej dhe unë 🥺
Të dua Amo ❤️
 
gjithe parapregatitjet qe beheshin i jepnin emocion te vecante. Babai blinte gjelin kohe me pare qe te shtonte tek e ushqente me ullinj ne bahce, pastaj blinte kavanoze me speca gogozhare, kastraveca turshi etj. Me pas vinin arrat dhe carja e tyre per t'i pasur gati per bakllavane. Beheshin punet me themeli dhe merrej bredhi natyral. Qejfi i madh ishte kur mblidheshim te nana per te bere bakllavate tre dite rresht per mamane time, tezen dhe dajen-gaz e hare te gjithe kusherinjte bashke. Pastaj ishin dhuratat, me pas programet me humor te vitit te ri dhe fakti qe do rrinim zgjuar deri ne mengjes. Vizitat dhe njerzit qe iknin e vinin ishin prap dicka e vecante-sa respek, sa dashuri, sa perkushtim ka pasur ne ato marredhenie. Ndjeheshe plot me njerez e te ngrohej shpirti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top