Çfarë është Unaza e Zjarrit? Vendet që goditen më shumë nga tërmetet dhe vullkanët
Unaza e Zjarrit është një zonë e madhe në pellgun e Oqeanit Paqësor, ku ndodhin një numër i madh i tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike. Eshtë pikërisht kjo zona ku ndodhin 90 përqind e tërmeteve në botë dhe 81 përqind e vullkaneve. Prania e një rripi të aktivitetit vullkanik që rrethon Oqeanin Paqësor është vërejtur në shekullin e 19-të. Ishujt Japonezë janë në linjën e këtij rrethi të madh të zhvillimit vullkanik që rrethon brigjet e Paqësorit nga Tierra del Fuego përreth Moluccas.
“Unaza” shtrihet përgjatë një harku prej 40,000 kilometrash nga kufiri i Pllakës së Paqësorit, në pllaka më të vogla si ajo e Detit në Filipine, deri te Pllaka Cocos dhe Nazca në buzë të Oqeanit Paqësor. Njerëzit më të rrezikuar nga shpërthimet vullkanike dhe tërmetet jetojnë në vendet që shtrihen përgjatë Unazës së Zjarrit, duke përfshirë Kilin, Japoninë, bregdetin perëndimor të SH.B.A.-së, dhe kombe të tjera ishujsh, përfshirë ishujt Solomon në bregdetin perëndimor të Amerikës së Veriut dhe Jugut.
Si shkaktohen tërmetet?
Tërmetet paraqesin lëshimin e energjisë nga brendësia e Tokës, ku është ruajtur sasi e madhe e nxehtësisë.
Nxehtësia i shtyn pllakat të lëvizin. Kur dy pllaka lëvizin kundër njëra-tjetrës dhe prodhojnë fërkime, kjo bën që të krijohet energji. Kur kjo energji lëshohet, ajo shkakton një tërmet.
“Duhen dhjetëra mijëra vjet që energjia të krijohet, por vetëm disa sekonda për tu çliruar,” tha Hongfeng Yang, një sizmolog në Universitetin Kinez të Hong Kongut.
Pllakat tektonike zakonisht lëvizin mesatarisht disa centimetra çdo vit, por kur godet një tërmet, ata mund të lëvizin disa metra në sekondë.
Cilat janë vendet që ndodhen në atë që njihet si Unaza e Zjarrit ku tërmetet janë thuajse të përditshëm? Ato janë:
Kili, Meksika, SHBA, Kanadaja, Antarktida, Rusia, Japonia, Filipinet, Zelanda e re, Indonezia, Peruja, Tajvani, Guatemala, Ekuadori, Kosta Rika, El Salvatori, Panamaja, Kolumbia, Nikaragua, Bolivia, ishujt Samoa, Singapori, Palau, Mikronesia, ishujt Solomon, Fixhi, Malajzia.
(E.Kaçorri/BalkanWeb)