Çfarë është “Sindroma e Zemrës së Thyer” dhe nga çfarë shkaktohet?

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1904949
Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Vite studimesh kanë treguar se kur vjen puna tek çeshtjet e zemrës gjinia ka shumë rëndësi. Një shembull për këtë është edhe problemi i zemrës i quajtur kardiomiopatia takotsubo, i njohur edhe si sindroma e zemrës së thyer, që u përshkrua për herë të parë në vitin 1990 në Japoni. Më shumë se 90% e rasteve të raportuara janë në gratë e moshës 58 – 75 vjeç. Studimet sugjerojnë se 5% e femrave të dyshura se kanë atak në zemër, në fakt kanë këtë problem. Shumica e njerëzve përmirësohen pa pësuar ndonjë dëmtim afat – gjatë.

Karakteristika të kardiomiopatisë takotsubo:

  • Dhimbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje pas një stresi të rëndë (emocional apo fizik).
  • Parregullsi në elektrokardiogramë që imitojnë ato të një ataku në zemër.
  • Nuk ka prova të një bllokimi të arterieve koronare.
  • Parregullsi në lëvizjet e ventrikulës (barkushes) së majtë.
  • Fryrje e ventrikulës së majtë.
  • Rimëkëmbje brenda një muaji
Çfarë është kardiomiopatia takotsubo apo sindroma e zemrës së thyer?

Kardiomiopatia takotsubo është një dobësim i ventrikulës së majtë, dhomës kryesore pompuese të zemrës, zakonisht si rezultat i një stresi të rëndë fizik apo emocional, si një sëmundje e papritur, humbja e një njeriu të afërt, një aksident serioz, apo një fatkeqësi natyrore si p.sh. një tërmet.

Kjo është arsyeja se pse ky problem quhet edhe kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi, apo sindroma e zemrës së thyer. Simptomat kryesore janë dhimbja në kraharor dhe vështirësia në frymëmarrje.

Stresorë të lidhur me kardiomiopatia takotsubo:

  • Rënie e papritur e tensionit të gjakut
  • Sëmundje serioze, ndërhyrje kirurgjikale, apo procedurë mjekësore
  • Dhimbje e rëndë
  • Dhunë
  • Krizë astme
  • Marrja e lajmeve të këqija (si p.sh. një diagnozë kanceri)
  • Aksident me makinë apo ndonjë lloj tjetër aksidenti
  • Humbje e papritur, sëmundje apo lëndim i një njeriu të afërt, shoku apo kafshë shtëpiake
  • Një zënkë e rëndë
  • Humbje financiare
  • Frikë intense
  • E folura në publik
  • Një festë surprizë apo surprizë tjetër e papritur
Shkaku i saktë nuk dihet plotësisht, por ekspertët mendojnë se rritja e hormoneve të stresit (p.sh. adrenalina), në thelb, “trullos” zemrën, duke shkaktuar ndryshime në qelizat e muskujve të zemrës apo enët koronare të gjakut (ose të dyja) që pengojnë kontraktimin në mënyrën e duhur të ventrikulës së majtë. Sindroma e zemrës së thyer ndodh më shpesh tek femrat se sa në meshkuj, sidomos pas menopauzës.

Burimi: Harvard Health Publishing
 
Një shpjegim mund të jetë se katekolaminat e tepërta çojnë në spazma koronare dhe në çrregullim të funksionit mikrovaskular.

Pastaj, në artikullin e përshtatur, më shumë rëndësi u është dhënë faktorëve stresues psiqik, sesa stresorëve fizik!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top