Pe: C'fare eshte ndershmeria..?
.."Ju falemnderit"; "Qofsh me nderë!"; "Paq faqen e bardhë!"
Sa herë në ditë themi: "Ju falemnderit!", pa menduar
hollësisht mbi domethënjen e vërtetë të saj. E themi thjesht
formalisht, mirëpo, në prapavijë fshihet një fjalë me domethënje
shumë të madhe: i përulem nderit tuaj.
Një person që nuk ta ka pasur borxh ta ka bërë një të mirë,
të ka çliruar nga situata, me veprën e tij ka tejkaluar
diemensionet e të qenurit njeri normal. Ku njerëzit vetëm mbretërve
dhe Zotit i përulen, kurse dikush me veprën e tij bëhet shumë i madh,
i pavdekshëm në aspektin pozitiv, bekohet dhe urohet posa njerëzit të mësojnë
emrin e tij/saj. Njeriu me veprën e tij, detyron edhe një mberet apo
mbretëreshë të i përulet, siç ishte rasti i mbretëreshës Elizabetë,
me rastin e ceremonisë së varrimit të Lady Dianës.
Sikurse gjësendet, edhe veprat tona kanë peshë dhe sipas tyre
çdonjeri ka vlerën e vetë në shoqëri. Ajo është valuta e jonë.
Me të lidhen shumë gjëra si morali, siqeriteti, korrektësia (jo hileqar),
besnikëria etj.dhe një njeri i me virtyte të tilla i ka dyert hapur gjithkund.
ثshtë krenar për atë që është dhe ec gjithë me kokë lartë, pa frikë
se dikush do të ia bëjë me gisht! Fytyrëbardhë! I pastër tek vetja, tek
njerëzit dhe tek Zoti!
E gjithë që thashë më lartë, ekziston edhe e kundërta: për të pandershmin,
të pafytyrin, të ndyrshmin...
Një të tillë nuk do ta kishim dëshirë ta kemi as kojshi, se më lëre në
shtëpi. Njeri i pabesë, i ndyrë, i pabesë, hileqar, që do të kishe përtuar
ta bëshë mik e ta futesh në shtëpi, të punosh me të, etj., etj.
Ka edhe të tillë që bëhen të pavdekshëm në aspektin negativ
dhe mallkohen deri në amshim.
Në fund do të isha thënë se në jetë nuk ka më me rëndësi
se ruajta e fytyrës. Ajo është e madhe sa një pëllëmbë e dorës.
Andaj, ruajuni kojtjes, se ajo zakonisht të korit...