Titulli: Cfare eshte Nene Tereza per ty ?
Emri i Nenes Tereze,sa here qe permendet aludohet ne nje shqiptare te besimit te krishtere edhe qe ka ndihmuar te varferit ne vecanti ne Kalkute te Indise.
Mbase mund te dukem i cik naiv por ajo cka une di per Nenen Tereze ne raport me shqiptaret,me duket shume e varfer.Dua te dale aty se edhepse la nje leter qe ishte me origjine shqiptaree e.....ajo prapeseprape vec nje here erdhi ne Shqiperi.Kjo me habit shume.Mandej une nuk di ne ka ndihmuar shume shqiptaret,(e flas kete gjithnje ne raportin Nena Tereze-popull shqiptare).Me kete nuk dua ta njollos e as ta lartesoj emrin e saj sepse tek e fundit nuk jam une faktori qe vendos.
Por,kisha dashur qe nese hapesi i temes ose dikush tjeter ka ndoj material me shume se cfare ka bere per shqiptaret(sepse une nuk kam gjetur),do ia dija per nder.
Gjithe te mirat!
Ne mos gaboj po nga ti eshte hap je teme per nje djal qe jetonte ne Usa , nuk e mbaj mend mire nqs ishte i Kosoves apo i Maqedonise, dhe ne ate artikull shume ishin krenare per ate shkollen qe kishte mbaruar , dhe shume mire nuk ka asgje te keqe. si dhe per shume te tjere, shume si ty jane shprehur se jane krenare. duke filluar nga Artista , futbollista , kengetare etj etj. Tani problemi qendron tek besimi i saj qe ajo ishte katolike , kjo eshte ajo qe i vret shumicen ketu. kurse per mbretin e Egjyptit duhet te jemi krenare sepse ishte me origjine Shqiptare, me doemosdo , sepse ai ishte musliman. apo gaboj. ne fakt edhe ai e ndihmoj shume Shqiperine , dhe erdhi disa here.
Dhe per nje Gjon Mili nga korca qe shpiku Flashin duhet te jemi krenar Spartak apo gaboj , pse jo edhe ai e ndihmoj shume Shqiperine. dhe shume e shume te tjere qe po pertoj ti permend.
Dhe per sa i perket ardhjes se Nene Terezes ne Shqiperi merrni mire informatat sa her ka ardhe sepse ka ardhe me shume se nje here.
Dhe tani ju kerkoni qe ajo te ndihmonte Shqiperine , Dhe mos harroni qe Nene Tereza nuk ka qene Presidente e Amerikes , pr ka qene nje murgesh qe dikur jetonte me 30 gram oriz ne dite, dhe jetonte nje nje shtepi te thjeshte. pa ma tregoni ju si mund ta ndihmonte Shqiperine mqns llogjika ime nuk punon. A me duket mua apo kemi qene popull Ateist per 50 vjet ,, dhe Enveri prishi kisha e xhamia, burgosi dhe pushkatoj qindra prifta , deri sa dhe te madhit Gjergj Fishta ja hodhi eshtrat ne lum. Si mund te lejonte ai qe nje fetare te vinte ne Shqiperi dhe te hapte qendra per te ndihmuar te varferit , si mund ta ulte veten nje Shtet komunist qe te thoshte qe ka te varfer ( edhe pse me thene te drejten nuk ka pas sa ka sot) Enveri nuk e lejoi as te vinte te varroste te Emen. Dhe sapo ra komunizmi ajo erdhi ne Shqiperi dhe hapi shtepite e saj per te ndihmuar te varferit , dhe sot neper shqiperi motrat e saj kane shume te tilla.
Si mos te ndihem krenar per nje femer qe fitoi cimin Nobel per paqe, nje femer qe nuk kurseu asgje per te ndihmuar te pa strehet dhe ata qe kishin nevoje per nje luge gjelle, dhe per ata qe kishin nevoje per pak dashuri. Nje femer qe u be e njohur ne cdo cep te botes per humanizmin e saj. Nje femer qe u rrespktua nga i madhe dhe i vogel. nga puntore dhe presidente. nga Komunista , dhe Atesita. Nje femer qe ne e pame ne syte tone se cfare beri , per njerzimin , dhe as nuk pame as Zot , dhe as Krisht dhe as Muhamed dhe as Bude. , e as Jude. Nene Tereza ishte ajo qe i perfaqesoj te gjithe keto , veprat e saj flasin . kurse verpat e Profeteve vetem lexohen neper libra. Dhe asnje nga ne nuk i pa dhe nuk e dime nqs egzistuan me te vertete , apo ishin vetem gojedhena.
Me vjen turp kur lexoj gjera te tille , biles dje po i hidhja nje sy tek YouTube , dhe ishte nje turp te lexoje komente te tilla nga te Ashtu quajtur Shqiptar, fjalor nga me te ndryshem, nga me i degjeneruari, Si mundet nje qe e quan veten Shqiptar dhe nje qe ka po te njejtin Gjak me ate te Nene Terezes. te beje ofendime te tilla.