Cfare duhet te hame ne vere? Nje diete e thjesht per njerzit me pak buxhet :P

اfarë duhet të hamë në verë?

Ardhja e stinës së verës shoqërohet për shumë njerëz me mungesë të oreksit, probleme të tretjes apo vështirësi në përzgjedhjen e ushqimeve për të konsumuar.



Ndërprerja e oreksit në verë lidhet ngushtë me temperaturat e larta, të cilat shkaktojnë gjendjen e lodhjes dhe ndërprerjen e oreksit sepse organizmi vendoset në një situatë tjetër, mundohet që me djersitje dhe frymëmarrje të rregullojë tempetartuten e trupit”.

“Trupi përpiqet të përshtatet me kushtet e reja të stinës dhe prodhohen disa hormone që japin këtë ndjesinë e mungesës së oreksit. Si rrjedhojë e largimit të ujit peshojmë më pak dhe brenda një dite të vetme mund të humbasim deri në disa kilogram, jo si rrjedhojë e dobësimit, por për shkak të humbjes së ujit të trupit në këtë kohë. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të konsumojmë frutat e stines, si pjepri, shalqiu, pjeshka, qershia apo kajsitë, që kanë një përmbajtje të madhe uji”.

ثshtë e rëndësishme të shmangim pijet alkoolike, për një arsye madhore sepse ato e dehidratojnë organizmin. Pasi pi alkool ndien etje sepse alkooli është e vetmja substancë që përthithet 100% nga organizmi dhe duke qenë se përthithet kështu, edhe trupi dehidratohet më kollaj. Alkoolet e rënda janë më problematikët, si uiski, xhin apo vodka e raki. Ndërsa pije si vera apo ndonjë kokteil tolerohen lehtësisht nga organizmi”.

Një dietë ideale për këtë stinë të nxehtë.

Mëngjesi
Lëng frutash, lëng portokalli është i preferueshëm për shkak të vitaminës c, por mund të jetë edhe qumësht, që mund të shoqërohet me drithëra. Në mëngjes mund të përzgjidhen edhe ushqime të tjera, si ndonjë proshutë krudo, që ka pak yndyrrë dhe është e lehtë dhe e tretshme për organizmin.

Dreka
Mund të jetë mish, ndonëse mishi i kuq nuk sugjerohet më shumë se një herë në javë në këtë stinë. Dreka më e mirë është ajo me peshk, fileto pule, tavë me perime dhe gjithmonë e shoqëruar me një sallatë të stinës sipas dëshirës. Duhet bërë kujdes me sasinë e yndyrrës, edhe pse vaji i ullirit është shumë i mirë dhe i rekomandueshëm në përgjithësi.

Darka
Në përgjithësi duhet të jetë diçka e lehtë që konsumohet 3-4 orë përpara se të flemë, përpara se organizmi të ketë kohë ta tresë ushqimin. Mund të jetë një krep, një sallatë me ton apo një kos me fruta, por nuk duhen përdorur koset e gatshme që kanë shumë sheqer. E rekomandueshme është që kosi me fruta të bëhet vetë
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back