C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

ida angel

:)
V.I.P
Po e hap nje teme ne lidhje me dicka qe me ka ndodh kohet e fundit dhe me ka ven perpara nje dileme te veshtire .
Nuk lidhet dpd me mua por me shoqen time te ngushte .
Eshte e fejuar prej 7 vjetesh dhe punon inxhiniere bashke me te fejuarin e saj ...dmth kane nje pune te dy .
Me ka fol per jeten e saj private dhe ka nxjer ne pah se deri diku kjo fejese eshte e lekundur ,normalisht si shoqe qe e kam e mbeshtes dhe perkrahe ne cdo gje duke i treguar rruget qe te shpetoj fejesen e saj .
Keto dite pushimesh ajo ka ikur ne qytetin e vet ,ndersa i fejuari i saj akoma jo .
Nje nga keto ditet e shikoj te fejuarin e saj nen shoqerine e nje vajze tjeter ....e cila me beri te dyshoje nga veprimet qe benin .
Sinqerisht u ndjeva shume keq ,sepse e kam nje nga miket time me te mira dhe ja deshiroj lumturine .
Por ajo qe me ben te ndihem akoma me keq eshte sepse e kam te pamundur ti tregoj ate cka pash .
Nuk di si te veproj ti tregoj apo jo ?
Si do te vepronit ju nese do ndodheshit para nje situate te tille ?
Plzz help me :(
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Eshte e fejuar prej 7 vjetesh dhe punon inxhiniere bashke me te fejuarin e saj ...dmth kane nje pune te dy .

Kur do dalin ne pension keta. Sa per ate qe ke pa, ndegjo plakun, mos bezaj, madje beju kinse ske pare gje. Ndoshta shoqja jote e ka pare paar teje dhe eshte pajtuar me nje dukuri te tille. Apo edhe nese ja thua munde te ndidhe qe ata ta tejkalojne kete krize dhe ti ku do mbetesh pastaj. Ne keto raste heshtja eshte ar. Hesht te lutem. :gjujpeshk:
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

mos fole asgje pasi nese vjen deri tek prishje e fejeses e gjithe balta do te bie mbi ty ajo me ka treguar ti na ke prishur fejesen e kshu me radhe
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Ashtu si ju e gjykoj dhe une ....menyra me e mire eshte te hesht ...sikur s'kam pare azgje ...por me vret ndergjegjia qe nuk po i tregoje dicka te tille .
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Po e hap nje teme ne lidhje me dicka qe me ka ndodh kohet e fundit dhe me ka ven perpara nje dileme te veshtire .
Nuk lidhet dpd me mua por me shoqen time te ngushte .
Eshte e fejuar prej 7 vjetesh dhe punon inxhiniere bashke me te fejuarin e saj ...dmth kane nje pune te dy .
Me ka fol per jeten e saj private dhe ka nxjer ne pah se deri diku kjo fejese eshte e lekundur ,normalisht si shoqe qe e kam e mbeshtes dhe perkrahe ne cdo gje duke i treguar rruget qe te shpetoj fejesen e saj .
Keto dite pushimesh ajo ka ikur ne qytetin e vet ,ndersa i fejuari i saj akoma jo .
Nje nga keto ditet e shikoj te fejuarin e saj nen shoqerine e nje vajze tjeter ....e cila me beri te dyshoje nga veprimet qe benin .
Sinqerisht u ndjeva shume keq ,sepse e kam nje nga miket time me te mira dhe ja deshiroj lumturine .
Por ajo qe me ben te ndihem akoma me keq eshte sepse e kam te pamundur ti tregoj ate cka pash .
Nuk di si te veproj ti tregoj apo jo ?
Si do te vepronit ju nese do ndodheshit para nje situate te tille ?
Plzz help me :(

nese e ke vertet shoqe dhe e don sinqerisht duhet ti tregosh.

tradhtia eshte tradheti dhe duhet te luftohet .
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

No koment
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

E veshtire Ida... Tani mesa lexova une, ajo flet me ty hapur per kete lidhje? Apo jo? Ajo eshte shoqja jote me e mire? Me kete kuptoj qe ju flisni hapur me njera tjetren? Une me shoqen time (ate me te afert) nuk e kam problem te bej nje muhabet te tille. Por une sdo keshilloja ti thuash "Ai te tradheton", por me avash edhe shtruar, shiko cmendim ka ajo per tradhetine, cdo bente nese ai e tradhetonte, dhe pastaj i thuaj qe ajo te flasi njehere me te fejuarin e saj. Them keshtu se sado ju jeni afer si shoqe, lidhjen e tyre e dine vetem ata te dy... Ndonjehere edhe nuk eshte mire te futesh mes tyre. Si muhabet eshte pak me zarar.
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

tani 7 vjet sikur jane cik si....
nese do besh dicka bej ate qe ndjen jo ate cka duhet te besh
per mendimin tim,te isha ne vendin tend si shok/shoqe te ngushte qe e kam do i thosha
nuk mundem ta le ne mes te rruges pavaresisht se mbase dhe nuk eshte e vertete ashtu sic duket qe ai eshte shoq.me nje goce tjt.
ZGJEDHJA ESHTE JOTJA...
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Te isha une do ja thoja , jo qe po te tradhton normal ama ashtu sic do e kisha pare. Ta kesh shoqe te ngushte do te thote te flasesh hapur per cdo gje. Pastaj eshte shume reale ajo shprehja me mire nje e vertete e hidhur se nje genjeshter e bukur, sipas situates kuptohet qe shoqja po jeton ne nje genjeshter. Te uroj qe te kesh forcen e duhur per te folur me shoqen!
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Si te heshtesh ... kur ke pare...
Mua sme duket e drejt te heshtesh...nqs shoqja ime do dinte gje e sdo ma thoshte do ishte tradheti dhe nga ana saj...
Me mire ta mari vesh se sa te vazhdoj me nje lidhje genjeshtare....
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

situate e veshtire per ty...gjithsesi un do ja thoja shoqes se si qendron situata..se neser pasneser ata do martohen dhe martesa duhet te bazohet ne respekt e dashuri reciproke,gje qe tek kjo lidhje nuk duket...prandaj me mir te parandalosh se sa te kurosh..per mua thuaja shoqes ... ajo do te ta dije per nder..:)
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

O Ida , ti e ke pare ne shoqerin e nje vajze tjeter dhe nga veprimet qe benin ke dyshime se ka diçka me shume se shoqeri , por çfare nuk e di dhe s'ke si ta dish.
Dyshimet shoqja ti ka shprehur dhe vete , pra i ka dhe ajo , keshtuqe nuk eshte nevoja tja thuash , pasi atehere atehere ato do behen fakt i kryer dhe .....
Ne raste te tilla duhet lene menjan idealizmi dhe morali dhe duhet te shikosh punen tende.
Keshtu e llogjikoj une duke ju referuar jetes dhe shoqeris sime , por secili ka parime te ndryshme , koopetenca te ndryshme dhe mendime te ndryshme , prandaj bej si ta marri mendja , se je goce e rritur dhe llogjikon vete.
Mos harro se jemi ne shekullin e 21 dhe parimet e lidhjeve dhe çifteve ndyshojne nga dita ne dite. Ndoshta prandaj jane ndare perkohsisht nga njeri- tjetri , pikerisht per te jetuar nje miniaventur. Mendohu mire perpra se te hysh ne mes te nje lidhje 7 vjeçare .

Ps . morali eshte relativ , shume relativ biles.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

E pra e shikoni sa e veshtire eshte kjo situate ,sepse dhe te ulem me shoqen per kafe e te shtirem me duket vetja si hipokrite ,gjiths vet goca e di dhe e njeh situaten e saj ne cift ,normalisht nuk do habitej shume nese une do ja thoja .
Une do mundohem t'ja bej te ditur rrugen e kesaj lidhjeje ,por jo ti them ne menyre te dpd ate cka pash .
Me vjen keq per te sepse nuk e meriton ,habitem se si njerzit shkelin te miren me kembe.

Flm te gjitheve per mendimet .
 
O Ida , e mire ishte ajo goca qe ishte me ate tipin dhe ai po e shkelte me kembe?????
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Duhet te flasesh por me te fejuarin e asaj shoqes tende. Me shoqen tende bej kujdes sepse kur kalon kaq shume kohe e fejuar me nje person sikur te merzitet lidhja dhe vetem ndonje preteks pret qe ta perfundosh ate ose thjeshte te zihesh.
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

eh,as qe e mer me mend sa here jam ndodh ne te tilla situata une e dashur...
si kam vepruar?ja kam thene te gjitha shoqes sime,duke menduar si x vete,qe neser pasneser po te dije dicka x mua ajo,do ma thoshte...
konkluzioni??e ka falur me mijra here te dashurin,x hir te dashurise qe ndjen x te,pasi kane 7-8 vite bashke,dhe e keqja ne keto situata dilja une...:(
x mendimin tim,duhet te flasesh me te fejuarin e shoqes,ta vesh ne dijeni x cfare ke pare,qe te flase me te,pasi gjerat qe ndodhin mes tyre,duhet ti zgjidhin vete...nese ai nuk ben gje,je e lutur te nderhysh e ti thuash shoqes te ve8en,se cfare ke pare....
mos harro,po nuk bere gje x ta ndihmuar e humb si mike...
fundja,c'mikeshe do ishe po ti mbash te ver8 te fshehur???
bej zgjidhjen e duhur....nese ver8 ja don te miren xsonit ne fjale;)
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Nje shok/shoqe e mire te ndalon te gabosh.

Besoj qe po ti tregosh do i beje nje nder te madh qe mund te mos vleresohet momentalisht, por do vije dita qe do te marri vlersimin e duhur. Nese ai djali ka sjellje te tille lidhja e tyre nese nuk merr fund tani do te marri fund nje dite, jave, muaj apo vit tjeter sepse do jete dikush tjeter qe do i tregoje apo do jete vete ajo qe do e zbuloje ate. Nese doni ti shperbleni asaj dhimbje, humbje kohe dhe probleme kronike tregoi tani.
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Po e hap nje teme ne lidhje me dicka qe me ka ndodh kohet e fundit dhe me ka ven perpara nje dileme te veshtire .
Nuk lidhet dpd me mua por me shoqen time te ngushte .
Eshte e fejuar prej 7 vjetesh dhe punon inxhiniere bashke me te fejuarin e saj ...dmth kane nje pune te dy .
Me ka fol per jeten e saj private dhe ka nxjer ne pah se deri diku kjo fejese eshte e lekundur ,normalisht si shoqe qe e kam e mbeshtes dhe perkrahe ne cdo gje duke i treguar rruget qe te shpetoj fejesen e saj .
Keto dite pushimesh ajo ka ikur ne qytetin e vet ,ndersa i fejuari i saj akoma jo .
Nje nga keto ditet e shikoj te fejuarin e saj nen shoqerine e nje vajze tjeter ....e cila me beri te dyshoje nga veprimet qe benin .
Sinqerisht u ndjeva shume keq ,sepse e kam nje nga miket time me te mira dhe ja deshiroj lumturine .
Por ajo qe me ben te ndihem akoma me keq eshte sepse e kam te pamundur ti tregoj ate cka pash .
Nuk di si te veproj ti tregoj apo jo ?
Si do te vepronit ju nese do ndodheshit para nje situate te tille ?
Plzz help me :(

Ida angel , met vertet je Angel , po deshta met than ma mir hesht e mos i trego , edhe nese ndahen mos te ndahen nga fjala jote sepse gjith jeten ki me kan fajtor i nje ndarje dhe kurr se harron , hesht , A e din si thojn te vjetrit , Me fol osht Serum , mos me fol osht Dukat :D Ma mir hesht sepse at'her e shtin veten ne Faj per tan jeten je Fajtore :D kaq engjell :D
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Une per vete do i kisha treguar.E qes veten ne poziten e te "tradhtuares" ,do kisha pasur qef te me tregonte e jo te heshte sepse do ja merrja inatin nese me tradhton e dashura dhe miku nuk me tregon!
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

un do kisha folur me ate cunin, uroj vertet qe tkesh nje marredhenie qe ta lejoj kte lloj bisede mes jush..
te lutem ida na thuaj dhe fundin e historise e pastaj
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Ne jete je fajtor per ate qe ben dhe per ate qe s'ben.

Ju gjithsesi do te merrni reagime te pakenaqshme, por eshte me rendesi qe principet dhe vlerat e karakterit te mbahen lart sidomos atehere kur eshte e mundur.

Ju keni dy zgjedhje;
1. Ti tregoni
2. Te mos i tregoni

Mbase nje qendrim i ndermjetem eshte me favorizuesi, qe ne kete kontekst do te thoshte ndoshta ti japesh pak kohe qe te jeni e sigurte se ai vertete po e tradhton ate. Tek e fundit kjo eshte nje zgjedhje qe do varet krejtesisht nga ju dhe instinkti juaj. Ndiqeni ate, zakonisht ka te drejte.
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

o ida te gjithe meshkujt ashtu si dhe femrat po tu jepet nai shans interesant per me u gilivicur te gjithe do ta shfrytezojne ,i fejuari i shoqes tende nuk eshte i pari dhe as i fundit ,ti ske pse ti thuash asgje shoqes tende sepse do ta lendosh me shume ate ,me mire ta lesh qe te jetoje me genjeshtrat e te fejuarit deri sa ta zbuloje vete ,
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Nese e ke mike te mire,gjej menyren me te pershtatur per t'ia thene.
Keto kane 7 vite bashke,mbase dhe na martohen.Me mire evitoj nese mundesh vuajte te ardhshme akoma me te renda.
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

THuaja sepse po i le te vazhdojne i bie te vuaj gjithe kohen, dhe kur te jete 40 vjece do e mari vesht se mashkulli e tradhton.DHe ne ate moshe eshte teper vone per te rifilluar dicka te re .Me mire ta dije tani, dhe te gjeje dike tjeter qe do dije ta vleresoje.
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

ti ske pse ti thuash asgje shoqes tende sepse do ta lendosh me shume ate ,me mire ta lesh qe te jetoje me genjeshtrat e te fejuarit deri sa ta zbuloje vete ,

:lexim:
c'eshte kjo keshille:eek:hh:
ajo te ja thote,se keshtu do i hape syte asaj te shkretes
po ta konsideroje me te ver8 mike nuk e len te vuaje,nen genjeshtrat e te fejuarit...
c'mike do ishte po ta linte ket gje keshtu??

shoqja te qendron prane ne momentet me te veshtira
nese ndahet me te fejuarin do gjeje nje me te mire,sic tha dhe eri,qe do dije ta vleresoje...

p.s ja ke thene ida??
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Jam me mendimin e Alfoncit. Un do i thoja.
Te mos i tregosh them se do ishte "tradheti" dhe nga ana jote, duke llogarite shoqerine qe keni, sepse nje dite do te thoje, ti e dije dhe sme the gje?
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

7Vjet te fejuar?Nje periudhe mjafte e gjate kohore kjo,per te perfunduar ne martesen e nje cifti.Apo bashkejetojne dhe gjasme quhen te fejuar?Sidoqofte do te thoja kur dikush nuk te kerkon mendim me e mira eshte te heshtesh.Do te ishte ndryshe nese ai shoku do te kerkonte shoqerine tende IDA angel.Gjithsekush e di vete ku i pikon catia.
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Po e hap nje teme ne lidhje me dicka qe me ka ndodh kohet e fundit dhe me ka ven perpara nje dileme te veshtire .
Nuk lidhet dpd me mua por me shoqen time te ngushte .
Eshte e fejuar prej 7 vjetesh dhe punon inxhiniere bashke me te fejuarin e saj ...dmth kane nje pune te dy .
Me ka fol per jeten e saj private dhe ka nxjer ne pah se deri diku kjo fejese eshte e lekundur ,normalisht si shoqe qe e kam e mbeshtes dhe perkrahe ne cdo gje duke i treguar rruget qe te shpetoj fejesen e saj .
Keto dite pushimesh ajo ka ikur ne qytetin e vet ,ndersa i fejuari i saj akoma jo .
Nje nga keto ditet e shikoj te fejuarin e saj nen shoqerine e nje vajze tjeter ....e cila me beri te dyshoje nga veprimet qe benin .
Sinqerisht u ndjeva shume keq ,sepse e kam nje nga miket time me te mira dhe ja deshiroj lumturine .
Por ajo qe me ben te ndihem akoma me keq eshte sepse e kam te pamundur ti tregoj ate cka pash .
Nuk di si te veproj ti tregoj apo jo ?
Si do te vepronit ju nese do ndodheshit para nje situate te tille ?
Plzz help me :(

Domosdo te rrish 7 vjet fejuar, ate drejtim do marri i fejuari. Cdo lidhje ka ate fazen kohore te saj. Nese ajo kohe abuzohet ne kuptimin qe nuk cdo gje ne kohen e duhur, con ne veprime te papergjegjshme pastaj. I kujt eshte faji pastaj ? Oh well, LoL

Ne lidhje me cfare ke pare ti, nese e konsideron shoqe te mire, shoqe tamam... une te sugjeroj ti thuash. Nje shoqe e mire duhet ti tregoj te verteten shoqes se saj. Nje dite ajo gje do dali, po sa me shpejt me mire per shoqen tende. E nese ti je ne dijeni te kesaj, mire eshte ta vesh dhe ate ne dijeni. Vetem thuaji qe te shohi pakez sjellen e te fejuarit karshi femrave te tjera. Nese do e marri tjeter per tjeter dhe atehere 2 bad per ate, dhe kjo tregon qe nuk jeni shoqe tamam. Good luck.

p.s. personalisht do i thoja shoqes time !! sot nuk ka budallenj. Ne kete rast nese ti zgjedh te mbyllesh syte dhe veshet- skam pare e degjuar gje, po luan rolin e budallait ne syte e atij tjetrit. Dhe gjithmone njerez te tille do perfitojne nga njerez te ketij lloji - skam pare/ degjuar gje.
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

Ashtu si ju e gjykoj dhe une ....menyra me e mire eshte te hesht ...sikur s'kam pare azgje ...por me vret ndergjegjia qe nuk po i tregoje dicka te tille .

nqs i do t miren shoqes tate fol,trego t vertetn se ajo po bazon jeten e saj mbi 1 njeri qe mund t jete i gabuar x te......m mire tani nga ty sesa neser nga dikush tjeter..........po t ishe ti n vendin e saj do doje ta dije t verteten ma merr mendja mua kshuqe hape thesin shoqe.........gjithsesi t shkojne gjerat e ke ndergjejgjen n rregull.........:dong:
 
Titulli: C'fare duhet bere ne nje situat te tille?

do ishte mir te pysje te fejuarin e saj ... mbase gjerat nuk jan sic duket....ndodh .... dhe ndodh edhe qe ca femra egzagjerojn ne veprimet e tyre....mua me ka ndodh ..dhe biles un isha aty...

te ishte per mu do e kisha kap prej flokesh dhe do i kisha van flaken ... sepse e bonte dhe kastile... ka bo cmos qe tme shkatarronte nervat...
provo te shofesh se si jan gjerat ne te vertet...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top