Çfarë dobie ka arti kur bien boritë e luftës.

Çfarë ndodh me ju kur shikoni një pikturë të Caravaggio?
Nga Botticelli?
Nga Mikelanxhelo?
Ju mbeteni të hutuar, të humbur, të prekur.
Përpara një pikture të Caravaggio-s, ndjej një ndjenjë habie, paralizohem përballë intensitetit që shfaqet nga peneli i Caravaggio-s.
Ecce Homo, ky është kuptimi i pikturave të tij, njeriu në të gjitha aspektet e tij, i bukur dhe i dhimbshëm, mizor dhe madhështor, këtë na tregoi Caravaggio.
68537-Caravaggio.jpeg
Në vend të kësaj, shikoni Moisiu të Mikelanxhelos.
Ju nuk mund të mos pyesni veten: si mundet një dorë njerëzore të ketë krijuar një figurë kaq të gjallë, realiste, kaq njerëzore nga një bllok i thjeshtë mermeri?
Nuk je vetëm, vetë Mikelanxhelo,ë kur mbaroi punën, e veshtroi me habi dhe thirri: "Pse nuk flet?"
duke rrahur gjurin me çekiçin që mbante.
Michelangelo_Mose-800x1200.jpg
Tani shikoni këtë Venus të Botticelli: shikoni sytë e saj, flokët e saj, fytyrën e saj. Çfarë ndjen? Paqe, një ëmbëlsi, e parezistueshme që të thyen zemrën. Arti i madh e ka këtë fuqi, na lëviz, na tregon brishtësinë, bukurinë e njeriut. Bukuria që lind nga vdekshmëria.
IMG_20221011_195727.jpg
Ekziston një term i saktë për të përshkruar këto ndjesi: sindroma Stendhal. Kur shkrimtari francez mbërriti në Itali, i ra të fikët para veprave të Caravaggio dhe Michelangelo. Një ndjesi marramendjeje, frika e përshkoi shpirtin: ai nuk mund të shkëputej nga ato piktura, nuk mund të ndalonte së shikuari ato. Dikush do të pyesë: po, por për çfarë është arti?
Çfarë dobie ka arti sot kur bien boritë e luftës, kur flasim tani për luftë bërthamore dhe kudo ka një shtysë të përtërirë për armatim?
"Njerëzimi mund të jetojë pa shkencë, mund të jetojë pa bukë, por pa bukuri nuk mund të jetojë më, nuk do të zgjaste asnjë minutë pa bukuri."
Dostojevski e shkroi dy shekuj më parë. Dhe unë jam dakord me të.
Nga G.Middei
Në shqip by Lauri 👍
 
Top