Titulli: C'fare do thote fjala Kaurr?
Pershendetje te gjithve ju komentuesve. Ne veqanti ju qe flisni keq per mua..
Po prisja komentin e ati qe e perdor me shume kete fjale, nga qe ka njohuri dhe miq ne Arabi dhe do na sjllte nje kendveshtrim tjeter ndoshta..
Qendron kritika e disave se pse citohen emrat ne teme, por jam nisur nga qe nuk jam njeri qe flet me sponta pasi do ishte hipokrizi qe nuk i pershtatej karakterit tim. E di qe do dilte nje tem me interesante te punohej ne nje menyre tjeter. Por nuk do ishte keq qe te lihej me nje ane pjesa ku ben fjale per ferkimet e antarve perkates, dhe te perqendrohej debati tek fjala "kaurr".
Kjo fjale siç e cekur edhe ne teme dashje pa dashje perfundon tek feja, teme te cilat fillojne nuk kane mbarim pasi pjesa me e mire e antarve gjykojne me zemer dhe jo me njohuri.
Nqs doni te diskutoni si duhet mbi keta fjale informohuni me pare se pse perdorej nga myslimanet ndaj katolikeve, dhe pse katoliket i quanin myslimanet turq?
Sot perdoret pak ndoshta, por dikur ka pasur nje perqarje te madhe mes popullit, prandaj duhet te kthehemi mbrapsh ne kohe ne disa shkrime te vjetra per te kuptuar diçka me teper.
Me poshte po ju sjell nje pjese tjeter me shkrime te dikurshme.
"...Problemin e të bërit shqiptar duket që e kanë patur më të madh të krishterët. Në një letër që Kostandin Kristoforidhi i con Nikolla Naços në vitin 1888 i tregonte që në Shqipëri shumica e njerëzve nuk donin të bëheshin shqiptarë. Ai tregon që në mesin e Turqve Muhamedanë kishte disa që kishin dëshirë për të zhvilluar gjuhën e tyre dhe dalluar nga turqit, pasi këta frikësoheshin se një ditë që Evropa do dëbonte Turqinë drejt Azisë, këta deshën ti provojnë asaj se janë ndryshe nga grekët në mënyrë që të mos dëbohen nga Shqipëria. Ama kështu mendonte vetëm gjysma e Turqve Muhamedanë. Por nga ana e ‘të kërshterëve’ vetëm 1 në 10 vetë donte të bëhej shqiptar. Pse të kërshterët, dhe në veçanti kleri dhe të pasurit flisnin greqisht dhe shpresonin që një ditë vendin ta marrë Greqia dhe këta të merrin pronat e tyre, ndërsa turqit e Shqipërisë ti gjejë fati i turqve të Bosnjes, Bullgarisë dhe Thesalisë.
Mosnjohjen e konceptit të shqiptarisë e rrëfen edhe Dom Ndoc Nikaj në kujtimet e tija, ku ndër të tjera tregon se fanatizma fetare kishte bërë ‘muslimant… të lidhur me rrajë me besimin muhametan puth nuk e dalloshin dot në kujtim se shkputja nga sundimi i Sulltanit ishte sikur mohimi i besimit të tyne… Shqyptar n’at kohë, prej të shumve, ishte nji fjalë puth i pershtatej vetëm Krishtianve.’ Këtë fakt e tregon edhe Eqerem Bej Vlora i cili tregon se: botëkuptimi i shumicës dërrmuese të shqiptarëve në vitet 1900 deri 1906 ka qenë për të ardhur keq. Askush nuk e ndjente veten pjesëtar të një populli: kudo që të ishte popullsia ndahej në dy kampe, të ndara e të prera si me thikë. Në njërin bënin pjerë ato tre të kartërta që pyetjes se çfarë ishin, i përgjigjeshin ‘tyrk elhamdylillah’ (turk, i qofshim falë Zotit)… çereku tjetër, shqiptarët ortodoksë dhe hera herë, (por rrallë) edhe katolikë quheshin gjaurr (kaurrë), emërtim që jo vetëm i përçmonte, por edhe i ndante nga tërësia e popullit shqiptar, si një element i ndryshëm, madje, do të thosha i huaj...."
ps. Mos u beni kalamaj vertete disa nga ju me postime jo konstruktive ose pa pike vlere...!