Cfare dime dhe nuk dime per kancerin?

Kresha

A pretty face can never trick me


Kanceri është një sëmundje që po prek gjithmonë e më shumë njerëz në botë. Sipas një studimi të bërë nga “Macmillan Cancer Support” afërsisht 40 për qind e britanikëve do të preken nga kjo sëmundje në një moment të jetës së tyre.

Dhjetë vjet më parë, ky raport ishte një në tre veta. Ndaj me të drejtë lind pyetja: çfarë po ndikon në një rritje kaq të frikshme të rasteve të kësaj sëmundjeje? Ekspertët e lidhin këtë me moshën e popullsisë (më të moshuarit janë më në rrezik për t’u prekur) dhe faktorë të tjerë të stilit të tyre të jetesës, si dieta e varfër, duhanpirja dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Alkooli është një faktor tjetër. Në fillim të këtij muaji, një studim tregoi se gratë që pinë më pak se dy gota e gjysmë verë në ditë, ekuivalente kjo me 175 ml verë, rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit me 15 për qind. Kërkuesit e Universitetit të Harvardit besojnë se alkooli mund të rrisë nivelet e hormonit femëror, estrogjenit, që mund të ndikojë në zhvillimin kancerit të gjirit.
Por ndërsa ka prova që lidh këta faktorë me lloje të ndryshme kanceresh, shkencëtarët janë duke eksploruar të tjera lidhje. Shumë njerëz kanë idetë e tyre se çfarë mund të qëndrojë pas përhapjes së këtij fenomeni shqetësues: nga hormonet te mikrovalët apo mishi i djegur. Por a ka ndonjë gjë të vërtetë pas këtyre teorive? Ja se çfarë thonë ekspertët.
Pijet e nxehta
Teoria: Avulli i pijeve të nxehta mund të dëmtojë fytin. اaji i ngrohtë është i lidhur me rritje të rrezikut të kancerit të ezofagut, sipas një studimi iranian, i publikuar në “British Medical Journal”. Krahasuar me çajin e vakët apo më pak të nxehtë, sipas studimit, ai i nxehti fare rriste ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga ky lloj tumori. Pirja e një gote çaji në më pak se dy minuta, pasi është hequr nga zjarri lidhet me një shtim të rrezikut për t’u prekur nga kjo sëmundje në krahasim me ata që e pinin rreth katër minuta pasi kishte zierë.
Mendimi i specialistit
“Në vende si Irani dhe Brazili, është si kulturë konsumimi i pijeje shumë të nxehta. Madje ata përdornin edhe një lugë metalike për ta kaluar lëngun direkt në fyt. Kjo duket se shkakton inflamacionin e ezofagut, që mund të çojë në zhvillimin e qelizave jonormale”, thotë profesor Martin Wiseman, mjek dhe këshilltar në “World Cancer Research Fund”.
Mishi i pjekur
Teoria: Shumë njerëz besojnë se mënyra se si mishi gatuhet, mbi të gjitha djegia e tij me barbekju, është rrezik për zhvillimin kancerit. Një studim norvegjez, i publikuar në fillim të këtij muaji, thotë se doza të larta të një substance kimike, e cila gjendet te pjesët e djegura të mishit, lidhet me rrezikun e lartë të kancerit në zorrën e trashë. Edhe studime të mëparshme sugjeronin se te mishi i djegur gjenden substanca kancerogjene.
[COLOR="#000080Mendimi i specialistit"][/COLOR]
“Kur bëhet fjalë për mënyrën e gatimit të mishit, prova nuk është shumë e besueshme”, thotë Yinka Ebo, përgjegjëse për shëndetin publik në “Cancer Research” në Britaninë e Madhe. “Por disa studime kanë treguar se të gatuash mishin në temperatura të larta që mund ta djegin, mund të prodhojë kimikate që shkaktojnë kancer. Ndaj është ide e mirë të përdoren metoda me temperatura të ulëta si për shembull ajo me zjarr të ngadaltë”.
Trauma fizike
Teoria ka lidhje me fjalët e nënave që thonë: “Kujdes mos e godit gjoksin se mund të zhvillohet kancer më vonë”. Por a është e vërtetë? Një studim i bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Lancaster ka zbuluar se një truamë fizike mund t’i japë shtysë sëmundjes. Megjithatë ekspertët argumentojnë se ekzistenca e një traume mund të bëjë që gjoksi të ekzaminohet gjithmonë, duke e kapur më shpejt sëmundjen. “Disa njerëz besojnë se dëmtimet fizike mund të çojnë drejt kancerit, por nuk ka prova të besueshme për këtë”, thotë Yinka Ebo. “Kanceri zakonisht shkaktohet nga dëmtimi i gjeneve dhe kërkon kohë të gjatë për t’u zhvilluar, ndaj dëmtimet shpesh tërheqin vëmendjen për tumoret që mund të jenë aty”.
Telefonat celularë
Teoria: Në fillim të këtij viti, OBSH pranoi se telefonat celularë mund të shkaktonin kancerin. Rishikimi i provave tregoi se rritja e rrezikut të një lloj forme malinje të kancerit të trurit, mund të lidhej me ekspozimin ndaj valëve, ndaj u sugjerua përdorimi i kufjeve apo mesazheve në vend të telefonatave. Një studim i publikuar muajin e kaluar në “British Medical Journal Website”, ngjalli debate për këtë gjetje. Në Danimarkë, ishin studiuar më shumë se 350 mijë njerëz që i përdornin telefonat për më shumë se 18 vjet. Studiuesit arritën në përfundimin se nuk ishin në rrezik për t’u prekur nga tumori në tru, krahasuar me të tjerët.
Mendimi i ekspertit
“Ka pasur publikime pa fund për ndonjë lidhje të mundshme mes telefonave celularë dhe kancerit”, thotë profesor Karol Sikora. “Për shkak të mungesës së studimeve afatgjata, askush nuk e di nëse ekziston rreziku, por edhe nëse po, është shumë i vogël. Telefonat celularë nisën të përdoren në vitet ‘90 dhe ne duhej të shihnim sot më shumë raste të prekura nga tumori i kokës, qafës dhe trurit. Gjithsesi ajo që është e sigurt lidhet me faktin se teknologjia dhe lloji i rrezatimeve po ndryshon vazhdimisht”. //keshilla
 
Back
Top