Çfarë dëmesh po i shkakton Shqipërisë largimi i vazhdueshëm i popullsisë?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Çfarë dëmesh po i shkakton Shqipërisë largimi i vazhdueshëm i popullsisë?
Nga Edison Balla

1580132820093.png


Largimi i vazhdueshëm i popullsisë nga vendi, mund të konsiderohet pa asnjë mëdyshje si një “emergjencë” kombëtare. Emergjencë e cila duhet të vërë në lëvizje njëherë e mirë të gjithë klasën politike dhe strukturat e shtetit në vend.

Në fakt Shqipëria prej vitesh tashmë vazhdon të mbajë kreun e listës, jo vetëm në evropë por thuajse edhe në botë përsa i përket numrit të të larguarve në raport me numrin e popullsisë.
Dëshira e madhe kryesisht e të rinjve për t’u larguar nga Shqipëria vjen si pasojë e tre arsyeve: ekonomia e dobët pra varfëria, shkalla e lartë e papunësisë, dhe mungesa e shpresës.
Sipas një studimi të bërë nga “GALLUP” vitin e shkuar, nga të gjithë të anketuarit ku pjesa më e madhe ishin të rinj, rezultonte që 79% e tyre do të largoheshin nëse do të kishin mundësi. Dhe vendi më i preferuar sipas tyre për të jetuar do të ishte Gjermania.
Por edhe pse analistë dhe politikbërës në vend, nuk kanë nguruar ta cilësojnë largimin e të rinjve nga vendi si “trend” global, duhet thënë që në mos i qëllimtë ky intepretim është tërësisht i gabuar. Sipas tyre të rinjtë largohen edhe nga Greqia, Italia, Spanja apo vende të tjera evropiane. Ama nuk na kanë thënë diçka tjetër.

Të rinjtë italianë, grekë apo spanjollë largohen përkohësisht nga vendi i tyre për t’u mirëarsimuar apo për të marrë eksperiencë në një fushë të caktuar, dhe më pas për ta sjellë potencialin e tyre në vendin e origjinës.
E krejt e kundërta ndodh me të rinjtë shqiptarë. Ata duan të ikin jo për t’u kthyer, por për të nisur një jetë të re në një shtet tjetër sa më larg Shqipërisë.
Dhe kjo do t’i sjellë padyshim Shqipërisë pasoja të rënda afatgjata dhe afatmesme. Kjo është pikërisht arsyeja që edhe klasa politike, dhe më ngushtë pushteti ekzekutiv nuk po merr masa për të “frenuar” këtë largim, pasi ata interesohen për dëmet afatshkurtra që mund të prekin komoditetin në qeverisje, dhe jo për dëmet afatgjata që mund të prekin gjithë shoqërinë.
Largimi në këto ritme i popullsisë sipas projeskioneve edhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vendin tonë, duket se i ka ulur shumë pritshmëritë. Kështu në parashikimet e vitit 2100 sipas OKB-së popullsia e Shqipërisë pritet të ulet deri në 512 mijë banorë. Ky është edhe dëmi i madh që mund t’i ndodhë në perspektivë Shqipërisë.
Gjithashtu, largimi i vazhdueshëm i popullsisë po i shkakton vendit largimin e “trurit” dhe krahut të punës. Dy komponentë pa ta cilët asnjë shtet në botë nuk mund të zhvillohet. Ndaj edhe largimi i vazhdueshëm mund t’i heqë Shqipërisë të gjitha shpresat për ndryshim dhe për zhvillim.
Pikërisht për këtë shkak, qeveria dhe shteti në tërësi duhet ta përqendrojë të gjithë energjinë dhe punën e saj në drejtim të zbutjes së këtij fenomeni.
©Copyright Gazeta SHQIP
 
Per tu habitur ! Se kemi bere dhe Dekriminalizimin dhe po bejme dhe reformen ne drejtesi ! Dhe kerkojn te ikin tani kur kan zgjedhur politikanet adapt ! Ku mundet te gjeni nje kryetar parlamenti dhe nje president si ne Shqiperi ? Reforma ne drejtesi nuk i ka dhene akoma frytet por te pakten me dekriminalizimin zhdukem krimin si brenda dhe jasht parlamentit.

Mos kerkoni te ikni tani... se, kemi dhe reformen zgjedhore.... Reforme qe si gjithmon do behet nga njerez e parti qe keto 27 vjet kan bere zgjedhje te lira e te ndershme gjithmon.... jo vetem jashte partise por edhe brenda partise. Edhe ne kete fushe si ate te drejtesise dhe krimit jane te vetmit specialist qe ka ky vend.
 
Me renjen e natalitetit, largimit e te rinjeve nga trojet shqiptare, nuk eshte per cudi qe keto toka do te ju mbeten pleqve. Rinia eshte fuqia e nje populli. Po u plak ai popull, gjasat per tu asimiluar sa shkojne e rriten cdo here.
 
Mund t'jete pak kontraverse por Shqiperia nuk ishte gati ne 2011 per liberalizimin e vizave. Nje popull me rroge mesatare 250 eur smund t'ishte kurre gati per levizjen e lire. Levizja e lire i dha mundesine te aplikojne per kontrata pune, bashkim familjar etj.

Eshte njelloj sikur Venezueles ne amerike latine ti liberalizosh vizat per amerike, normal qe do boshatiset.
E thene kjo ky eshte ai 10% ku mund "te fajesojme" liberalizimin e vizave. Pjesa tjeter 90% e pergjegjsise dhe fatkeqsise tone eshte maskarada qe ka bo politika shqiptare.
 
“Të rinjtë italianë, grekë apo spanjollë largohen përkohësisht nga vendi i tyre për t’u mirëarsimuar apo për të marrë eksperiencë në një fushë të caktuar, dhe më pas për ta sjellë potencialin e tyre në vendin e origjinës”

Nuk pajtohem me këtë, të paktën shumica ikën për të patur një jetesë sa më të mirë në një vënd që mund të vlerësojn potencialin që ke. Kur vëndlindja sta jep këtë mundësi, për çfarë arsye do kthehesh? Për t’u rikthyer prap në atë gjëndjen që ishe para se të ikje?!

Italianët nuk e bëjn, kanë ikur dhe vazhdojn ta bëjn. Ama nuk kthehen përsëri!
 
Rrini pa merak.
Toka pellazgo-iliro-dardane e rrit budallallekun me bollek.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top