Cfare beni nen nje trysni, te lodhur apo te zene deri ne fyt?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Kjo teme lindi si situate momentale, duke qene se jam kaq e lodhur momentalisht por njekohesisht kam dhe nje dorezim ne mengjes. Pra kam sh pune.
Dhe ne mes te kesaj pune, stopova dhe nisa te shkruaj 1 poezi 🤦‍♀️🤣🤣

Dhe po ne kete cast, mendova: po ju anetare cfare beni ne situata te tilla? 😁Stresuese, lodhese, te ngarkuara???
 
Kam tre dite qe dhe une i kam oret e dites shum te ngarkuara, e-mail pas e-mail te gjitha Urgjente dhe te gjitha me prioritet te lart
Çfare bej?! Vendos muziken klasike , i them vetes me radh sepse nuk po operoj me zemer te hapur, nuk vdes njeri nese un si bej gjerat ne kohe , keshtu qetesi veten dhe mundohem ti perfundoj brenda dites dhe pse shpeshhere me duhet te rrij pak me teper seç duhet ne zyr.
 
puna gjë bëj un është një pun që më lypset të rrij 8 orë para pc , ajo që më vret më shum është fakti që po e konsumoj shum veten dhe spo i jap kohën e duhur gjerave të rëndesishme për mua , pasi pasi mbaroj pun jam shum e lodhur dhe dua vec të mbështetem duke neglizhuar cdo gjë timen . Zdij ctë bëj .. thjesht jam përshtatur me realitetin
 
Evitoj forumin … dhe fokusohem tek punet /dita .
 
Pertej lodhjes, stresit, ngarkeses etj etj burri duhet te beje ate qe eshte i destinuar te beje, pa justifikime.
Dhe kur asgje nuk eshte duke shkuar mire, ta mbaje koken lart pa qyrravitje :D
 
Pertej lodhjes, stresit, ngarkeses etj etj burri duhet te beje ate qe eshte i destinuar te beje, pa justifikime.
Dhe kur asgje nuk eshte duke shkuar mire, ta mbaje koken lart pa qyrravitje :D
hahaha
Po pse ore nuk e kapni thlebin e temes

Ideja eshte cbeni ndonje gje interesante qe ju shplodh nmes pune. (psh une shkruaj letersi), nje tjeter ta zeme merr e pi kafe, nje tjeter pikturon, nje tjeter kendon) Ne kete kontekst ishte, Jo a ankoheni apo a merzaiteni 😁
 
hahaha
Po pse ore nuk e kapni thlebin e temes

Ideja eshte cbeni ndonje gje interesante qe ju shplodh nmes pune. (psh une shkruaj letersi), nje tjeter ta zeme merr e pi kafe, nje tjeter pikturon, nje tjeter kendon) Ne kete kontekst ishte, Jo a ankoheni apo a merzaiteni 😁
Po pra dhe une ate thashe. Agje interesante nmes punes. Mbarojme punen iher dhe pastaj bajm qef :p
 
degjoj kompozime instrumentale,ecje ose nje kafe e ndonje dokumentar ne Tv.
 
Shpesh me ndodh te jem nen trysnine e kohes dhe me kap nje siklet qe te mbaroj cdo gje ne kohe se te tilla i kam punet qe duhet te jem fikse.E kam vene re qe sa here nxitoj asnjehere sjam kaq produktive sic mund te jem kur jam e qete .Dhe i them vetes,qetesohu ,merr fryyyme😂,dhe po su mbyll ,pune e madhe,do vine te tjeret ta bejne,ashtu sic ua bej une kur i lene gjerat sheshit.
 
Hapi i parë i injoroj të gjitha... dmth e bëj objektiv ta qetësoj vetën, pastaj, pasi të qetësohem i radhis gjërat nga më të rëndësishmet, ato që duhet t'i bëj menjëherë, deri tek ato më pak të rëndësishme. Gjithashtu, në të njëjtë kohë i uli pritjet... psh nëse kam për të dhënë ndonjë fjalim i them vetës, po hajt më se askush s'pret të flasësh si Jordan Peterson ose si një tjetër... nëse kam për të bërë ndonjë punim them: po hajt më mbylle më se askush s'pret prej teje që të jetë punimi më i kompletuar në botë, në letërsi them, po hajt se nuk je Kadareja... e kështu
 
Gjatë gjithë stresit që mund të kem brenda një dite, mundohem që ditën ta fillojë me. ndonjë batutë ose ndonjë shaka. thjeshtë për të tërhequr vëmendjen nga puna që me pret.
 
Une futem ne forum, :D
 
Vej muzik ne vesh nese e kam te mundur.
Nese jo, filloj kendoj ndonje keng qe me ben te ndihem mire 😊
Nje here e fillova me Over the rainbow Te mago di Oz dhe pastaj e mbarova tu kendu tallava 😂😂😂😂
E gjitha para klienteve 🙄
 
Kam disa dit qe bej pune te renda fizike madje dhe palester. Cfar bej ? Haj shum buk shum mish 5 vakte dhe ne momentet qe me bjen fuqia kujtoj padrejtsit qe me kan ber dhe sprovat e jetes. inati me shtyn te bej me shum.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top