Cfar eshte bukuria ?

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Bukuria nuk jan floket e gjate apo kembet e holla ,as lekura e nxire as dhembet perfekt dhe as ngjyra e syve !

65313_450715231683230_1109147729_n.jpg


Bukuria eshte fytyra qe ka qare dhe tani qesh . Bukuria eshte plaga qe ke ne gjunje qe ateher qe je rrezuar kur ishe femije . Bukuria eshte fytyra qe ben ne mengjes kur bie zilja e ores , eshte tualeti kur prishet pasi del nga banja , eshte e qeshura kur ti ben nje batute , dhe e kupton vetem ti .
Bukuria eshte shikimi kur shef ate , dhe kur qan per problemet e tua , bukuria jan rrudhat e kohes .

Bukuria eshte gjithcka qe provojme brenda e manifestohet jasht.
Bukuria jan shenjat qe jeta le .
Bukuria eshte te lesh veten te jetosh ne sinqeritet e thjeshtesi .
/misioner/
 
Titulli: Cfar eshte bukuria ?

Bukuria jan shenjat qe jeta le-kjo me pelqeu me sh se te tj, as studim nuk ishin as gjera me ndonje inteligjence te madhe bla bla e prap bla!
 
Titulli: Cfar eshte bukuria ?

E bukur eshte ajo qe rrezaton dhe qe te terheq ne caste dhe mendime te kendshme ku te mund te ndihesh mire. E bukur eshte ajo qe te kenaq shpirtin dhe qe i afrohet te persosures. Mund te rrezatoje miresi, hijeshi, sharm, brishtesi, butesi, delikatese, finese,elegance, harmoni, tundim, etj etj.

Kur flasim per nje njeri te bukur, gjeja e pare qe na shkon ne mend eshte fiziku. Por, te gjithe e dime qe nuk mjafton vetem kaq. Ka shume komponente te tjere qe e bejne njeriun te bukur. Per mua, njeri i bukur eshte ai qe e ka shpirtin te bukur dhe te mbushur plot me miresi dhe dashuri. Ai qe ka intelekt dhe edukaten e kulturen e duhur ( nuk flas ketu qe duhet me doemos te kete mbaruar fakultete) per te ndertuar marrdhenie te shendosha me te tjeret.
Por, bukuria eshte nje koncept sa persoanal aq edhe subjektiv.
 
Titulli: Cfar eshte bukuria ?

:cek::cek::cek::cek::cek:

Ore a dini te jepni mendimet e juaja ju apo jo?
Nese sdini veni emrin e autorit se late nam
Sdini te thoni si e konceptoni fjalen te bukur?

اfarë është bukuria?
 
Titulli: Cfar eshte bukuria ?

un them te prononcohen jugorët, keta i bien...ne te.
 
Titulli: Cfar eshte bukuria ?

Ja m`shifni mu per shembull qe t`kuptoni ca esht bukuria haha (jk) :p lol
 
Titulli: Cfar eshte bukuria ?

Shkencerisht ,te bukur jane njerezit me tipare simetrike.
Eshte vene re qe meshkujt fixsohen mbas nje femre me nje fytyre simetrike dhe me nje mes te holle .Pra nje dallim midis belit e ijeve tregon nje femer pjellore.
Si rrjedhoje e evolimit tone kjo eshte shenja qe tregon feminitetin. Pra ska rendesi qe dikur femrat adhuroheshin te shendosha te tipit" pikturat e Botticellit" e sot preferohen te gjata e te holla. Ky raport nuk ka ndryshuar kurre, pra nje femer me bel te holle ne syrin e mashkullit eshte nje nene potenciale per femijet e tij.

Ndersa femra kerkon mashkullin sipas aftesive te tij. I shkathet, i zgjuar aftesija e tij per te arrit nje rang shoqeror si ne privat ashtu dhe ne karriere. Pra femra kerkon siguri per vete dhe pasardhesit e saj. Kjo ben qe nje femer te mos fiksohet nga pamja e jashtme ne te kundert me mashkullin.

Tjeter eshte qe nje femer ka terheqje fizike me meshkuj te bukur...Kjo ndodh gjate kapercimit vezor.Ne kete periudhe ndodhin dhe "tradhetite" nga ana e femres.

Kjo ishte ana evoluese e qenjes njerezore.


E pare nga pervoja emocionale njerezore.... 'Te bukur jane njerezit qe bejne gjithcka per ty. Kjo eshte predispozicioni qe nje cift mund te plaken sebashku te lumtur.
 
Titulli: Cfar eshte bukuria ?

Cdo gje se un dua eshte e bukur..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top