Cështja “xhafaj” dhe morali individualist

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اثSHTJA “XHAFAJ” DHE MORALI INDIVIDUALIST

ngjela-1.jpg


Nga Spartak NGJELA

اështja Xhafaj, kështu siç u zgjidh, krijoi hapjen e një epoke të re: Shqipëria më në fund dhe shenjën se do të jetë një shtet borgjez – kapitalist i mbështetur te morali individualist. Kurse korrupsioni i lartë sot duket i tronditur. Natyrisht, është e kuptueshme.

Por politika shqiptare më në fund po duket se është duke ecur drejt moralit individualist perëndimor.

l.
Në një shtet demokratik perëndimor morali individualist mbrohet me ligj, ku ndëshkimi dhe fajësia janë vetëm individuale.
Në kapitalizmin modern risku apo rreziku është vetëm individual.
Dhe, drejtësia është nocion racional që konceptohet nga arsyeja më e lartë njerëzore, dhe jo nga besimet ideologjike.


Revolucioni amerikan i Shekullit të Tëtëmbëdhjetë i dha njerëzimit krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfundimisht ngritjen e personalitetit individualist të njeriut të lirë, dhe që është i çliruar nga vargonjtë e fajësisë kolektive.

Pikërisht për këtë, mosdhënia e dorëheqjes nga ministri Fatmir Xhafaj ka qenë një akt rezistence që do të shërbejë shumë në krijimin e moralitetit të shtetit shqiptar, por dhe për ecjen drejt aplikimit të plotë të Reformës në Drejtësi.

ll.
Shqipërinë, komunizmi hoxhist e futi me dhunë në një kulturë ekstreme ku morali duhej të imponohej nga partia komuniste dhe ai nuk mund të ishte kurrë një moral individualist por një moral kolektivist. Individualizmi ishte armiqësi kundër shtetit.

Në tiraninë ideologjike hoxhiste, ku, kudo dhe në çdo hap jetësor kishte biografi dhe luftë klase, u kultivua morali sipas konceptit të përgjegjësisë kolektive. Një i dënuar në fis, implikon të gjithë karierën shtetërore të fisit.

Një kundërshtar i regjimit komunisto-hoxhist në Shqipëri, i jepte të drejtën shtetit që të akuzonte të gjithë fisin.
Përgjegjësi kolektive, madje dhe historike, e krejt një fisi të tërë – ky ka qenë inkuzicioni mesjetar hoxhist në Shqipëri.

Dhe shoqëria shqiptare nga ky moral ka vijuar të vuajë edhe në këto 27 vjet të paskomuniznit në Shqipëri sipas moralit të luftës së klasave që aplikoi Partia Demokratike në pushtet gjatë periudhës 1992-1996

Deri diku edhe Partia Socialiste ka qenë e orientuar nga morali hoxhist i fajsisë dhe përgjegjësisë kolektive, por jo sa qeveritë e Partisë Demokratike.
Dje, befas, nga frika apo nga arsyeja, kryetari aktual i Partisë Socialiste doli nga kjo rrjedhë.

اështja Xhafaj e prishi dje këtë rrjedhë për ta futur Shqipërinë realisht në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist me filozofinë e individualizmit perëndimor, dhe jo të një shteti ideologjik, të një ideologjie që përpunohet nga partia politike.

Sot, qytetërimi perëndimor ndahet ose përplaset me të gjitha qytetërimet orientale kolektiviste pikërisht te filozofia e individualizmit dhe personalitetit individual perëndimor.

lll.
Shtet demokratik kapitalist modern do të thotë shtet individualist, ku individualiteti dhe personaliteti i njeriut është i lidhur ngushtë me prestigjin dhe dinjitetin individual.

Shteti i mbeshtetur te individualizmi do të thotë personalitet individual që vjen vetëm nga përgjegjësia individuale.

Shtet modern demokratik do të thotë që shteti nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë nderin dhe dinjitetin e individit, dhe do të thotë gjithashtu që individi ka të drejtë të pasurohet në mënyrë të ndershme me anë të tregtisë së lirë dhe të profesionit të lirë, në një treg të lirë që garantohet nga ligji.

Shtet kapitalist individualist do të thotë përgjegjshmëri individuale me risk dhe ku risku apo rreziku është vetëm individual. Shoqëri moderne kapitaliste don të thotë inisiativë private me risk drejt pasurimit individual, kurse prona private është një shenjtëri që mbrohet në mënyrë drastike nga ligji.

Nga e gjithë kjo rrjedh koncepti absolut se fajësia është vetëm individuale dhe si pasojë edhe përgjegjësia është vetëm individuale, prandaj inisiativa individuale drejt pasurimit të paligjshëm është vetëm rrezik individual dhe i ndëshkueshëm vetëm individualisht.

Fajsia dhe përgjegjësia kolektive është koncept tiranik i tiranive ideologjike, prandaj çdo tendencë drejt fajësisë kolektive është amoralitet.


Po shqiptarët sot, a janë ndarë përfundimisht nga ky lloj morali mesjetaro-komunist?
Ende jo plotësisht, por dje u dha një shenjë pozitive drejt individualizmit perëndimor.

(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top