çështja e Hixhabit: Shtypje apo lirim?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nga: Mari C.Ali


"Pse femrave muslimane iu duhet të mbulojnë kokën e tyre?" Kjo pyetje bëhet si nga muslimanët ashtu edhe nga jo muslimanët. Por për shumë femra është më të vërtetë provë e të qenurit muslimane.

Përgjigjja për këtë pyetje është shumë e thjeshtë - Gratë muslimane e mbajnë Hixhabin (mbulojnë kokën dhe trupin) sepse Allahu i ka urdhëruar ta bëjnë këtë.

"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues." (Kur'an 33:59)

Shkaqe tjera sekondare përfshijnë modestinë si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Për këtë të dy palët do të çmohen për inteligjencë dhe aftësi e jo për paraqitje dhe seksualitet. Një vajzë shkollare Iraniane thekson: "Ne duhet t'i ndalojmë meshkujt që na trajtojnë si objekte seksi, siç e kanë bërë gjithmonë. Ne duam që ata të injorojnë pamjen tonë dhe t'i japin më shumë rëndësi përsonalitetit dhe kapacitetit tonë. Ne duam që ata të na marrin seriozisht dhe të na trajtojnë si të barabartë dhe jo të na vijnë rrotull për trupin dhe pamjen fizike". Gruaja Muslimane që mbulon kokën tregon identitetin e saj. çdonjëri që e shef atë do të të dijë që ajo është muslimane dhe ka karakter të mirë moral. Shumë gra muslimane të mbuluara janë të pajisura më dinjitet dhe vetëbësim; ato janë të kënaqura të identifikohen si gra muslimane. Si e ndershme, modeste, dhe e dlirë, ajo as në shkallën më të vogël nuk don që seksualiteti i saj të ketë lidhje në marrëdhënjet me meshkujt. Ajo që mbulon veten e saj, mbulon seksualitetin por lejon që feminiteti i saj të dal jashtë.

Pyetja e Hixhabit për gratë muslimane ka pasur kontradikta për shekuj dhe më siguri do të vazhdoj të ketë për edhe më shumë. Disa njerëz të shkolluar nuk e konsiderojnë këtë temë për diskutim dhe konsiderojnë që mbulimi i fytyrës është i detyruar, kur shumica kanë opinion të kundërt. Një opinion i mesëm është marrë nga disa të tjerë të cilët janë të mendimit që detyrimi është i papërcaktuar dhe lihet i hapur në dorë të individit dhe është i mvarur nga situata. Gratë e Pejgamberit (a.s.) ishin të urdhëruara të mbulojnë fytyrën në mënyrë që burrat të mos mendojnë për to në aspektin seksual meqë ato konsiderohen "Nënat e besimtarëve", por ky obligim nuk vlente për gratë e tjera.

Fjala "Hixhab" vjen nga fjala arabe "Haxhaba" që do të thotë fshehje nga shikimi apo vështrimi. Në kohën e sotme, konteksti i Hixhabit është mbulesa modeste e gruas muslimane. Tani bëhet pyetja çka duhet të mbulohet? Kur'ani thotë:

"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetoreve nga medhkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë pë femrat ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtsinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." (24:30-31)

Këto ajete nga Kur'ani përmbajnë dy urdhëra kryesore:

1. Gruaja nuk duhet të tregoj bukuritë dhe stolitë e saj përveçse çfarë tregohet nga faktorë të pakontrolluar si për shembull kur fryn dhe era të largon rrobën, dhe

2. Mbulesa e kokës duhet të jetë e bollshme saqë të mbulojë flokun, qafën dhe gjoksin.

Islami nuk ka standarde fikse për stilin e veshjes apo tipin e rrobës që muslimanët duhet të veshin. Megjithatë, disa kërkesa duhet të shihen. E para nga këto kërkesa është se cilat pjesë duhen mbuluar, Islami ka dy burime për udhëzime dhe rregulla: i pari është Kur'ani, fjala e shpallur nga All-llahu dhe e dyta, Hadithi apo tradita e Profetit Muhamed a.s. i zgjedhur nga Allahu për të qenë modeli për njerëzimin. Më poshtëë tregohet Hadithi i Profetit:

"Aisha r.a. transmeton që Asma, vajza e Abu Bekrit r.a. erdhi te Pejgamberi i Allahut e veshur me një rrobë të hollë (të tejdukshme). Ai iu afrua dhe i tha: "O Asma, kur një vajzë arrin moshën e menstruacioneve, nuk është e përshtatshme që të ekspozojë ndonjë pjesë të trupit, përveç kësaj dhe kësaj. Ai tregoi fytyrën dhe duart." (Abu Davud)

Kërkesa e dytë është gjerësia. Rroba duhet të jetë mjaft e lirshme saqë të mos paraqes formën e trupit të gruas. Një mënyrë e dëshiruar është të veshurit e një manteli (pelerinë) sipër rrobave. Megjithatë nëse rroba është mjaft e gjërë ajo nuk është e nevojshme. Trashësia është kërkesa e tretë. Rroba duhet të jetë mjaft e trashë saqë mos të mund të shihet ngjyra e lëkurës apo forma e trupit. Profeti Muhamed a.s. ka thënë që në gjeneratat e mëvonshme të umetit do të ketë "gra të cilat do të jenë të veshura por lakuriq dhe në majë të kokës (do duket si ) gungat e devesë. Mallkoni ato sepse ato janë me të vërtetë të mallkuara." (Muslimi). Një tjetër kërkesë është edhe e gjithë pamja dijitoze. Rroba të cilën e vesh femra nuk duhet të jetë tërheqëse në vëmëndjen e mashkullit. Ajo nuk duhet të ketë shkëlqim që çdokujt ti bie në sy ajo dhe gruaja gjithashtu. Në shtim ka dhe kërkesa të tjera:

1. Gratë nuk duhet të vishen ashtu që të duken si burra. Ibn Abasi ka transmetuar: "Profeti a.s. i ka mallkuar ata burra që duken si gratë dhe ato gra që duken si burra."

2. Gratë nuk duhet të vishen në të njëjtën mënyrë si jobesimtaret.

3. Rroba duhet të jetë modeste, jo tepër e zbukuruar dhe jo tepër e keqe në mënyrë që të fitoj admirimin apo simpatinë e të tjerëve.

Shpesh harrohet fakti që veshja moderne përëndimore është shpikje e re. Po të vërejmë rrobën e grave pak para 70 vjetëve do të shohim veshje të ngjashme me Hixhabin. Këto gra aktive dhe punëtore të Përëndimit nuk ishin të penguar nga rroba e tyre që ishte e gjatë dhe e plotë dhe kishte modele të ndryshme të mbulimit të kokës.

Gratë muslimane të cilat e mbajnë Hixhabin nuk e gjejnë atë jopraktike apo pengesë në aktivitetet e tyre në të gjitha llojet dhe nivelet e jetës.

Hixhabi nuk është thjeshtë një rrobë mbulimi por, çfarë është më e rëndësishmja, është sjellje, qëndrim, dukje dhe paraqitje në publik. Ajo është një nga tiparet e gjithë qënjes njerëzore.



Nga: IslamOnline.net

Përktheu: Ilda Sadriu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top