Pe: C'eshte zhgenjimi?
Zhgënjej - angl. disappoint
- ¦¦ - - gjerm. enttنuschen
- ¦¦ - - frengj. décevoir
Ta zhgënjesh dikend, don të thotë mos ta përmbushësh
premtimin e dhënë apo obligimin (detyrën) e marrë; të krijosh
tek dikush iluzionin se je dikush që nuk je;
zhgënjimi vie si pasojë e mbivlerësimit apo edhe besimit shumë
të madh tek dikush.
Zakonisht, si pasojë vie lëndimi shpërtëror, çka edhe është
krejtësisht normale, sepse nuk pritet gjë tjetër psh. nga dkush
që ke njohur 10 apo 15 vite dhe e ke konsideruar shok të shpirtit,
në një moment të vështirë bie nga provimi e të lë në baltë.
Në jetë zhgënjehemi nga fëmija, shoku, shoqja, e/i dashura/i, burri,
gruaja etj...(lista mund të jetë edhe shumë më e gjatë).
Një fjalë polullore në gjermanisht thot: besimi është i mirë,
por kontrolli është më i mirë, çka nënkupton se njeriu gjithnjë
duhet të ketë pakëz rezerva në mënyrë që edhe befasia të jetë
sa më e butë!