C'eshte zhgenjimi?

Zhgenjimi......?
Prisja prap shi sot .....doli.... DIELLI
:fluturoze:
 
Zhgenjimi nuk eshte asgje tjeter vecse papjekuria jone per te "pare" me thelle. Ai qe zhgenjehet perhere e meriton ndeshkimin qe merr.
 
Zhgenjimi nuk eshte asgje tjeter vecse papjekuria jone per te "pare" me thelle. Ai qe zhgenjehet perhere e meriton ndeshkimin qe merr.

Shume e sakte!:dong:
 
Pe: C'eshte zhgenjimi?

Zhgenjimi?? Ufff as hasmit s'ja uroj.

Nga nje e keqe..gjthmon meson nje te mire..ose merr nje mesim te mir...dhe pune zhgenjimit.

..C'do kush e ka provuar besoj..Ca 1 her te vetme ca me shume se 1 here....dhe pak a shume e din ca eshte :D
 
Redaktimi i fundit:
Pe: C'eshte zhgenjimi?

Po e njohim zhgenjimin fort mir... jemi provu shpesh fatkeqesisht...
 
Re: C'eshte zhgenjimi?

Zhgenjimi eshte rruga me e drejperdrejte ,,,qe te largon nga ndjenja me humane BESIMI.
 
Titulli: C'eshte zhgenjimi?

zhgenjimi eshte eshte pjese e jetes tone e provojne te gjithe ne jete....mbase e meritojme zhgenjimin qe pesojme..e rendesishme eshte ta mposhtesh kte ndjenje kaq negative...A arrijme ta mposhtim e te ecim para kjo mbetet per te diskutuar...
 
Pe: C'eshte zhgenjimi?

Zhgenjimi nuk eshte asgje tjeter vecse papjekuria jone per te "pare" me thelle. Ai qe zhgenjehet perhere e meriton ndeshkimin qe merr.

Mese dakort me kete mendim!!!
 
Titulli: C'eshte zhgenjimi?

Zhgenjimini ,nje e keqe e domosdoshme...
Ne jet me ka ndodhur te zgenjehem nga persona te tille dhe nga gjera te tilla qe me kane rritur e me kane ber kaq "te fort" sa jam sot..:D
 
Titulli: C'eshte zhgenjimi?

mendoj se problemi qendron tek vetja jone pasi shpeshere nuk duam te shikojme ate qe eshte dhe i interpretojme ashtu sic na pelqen..dmth verbohesh ..prandaj nqs do ishim pak me realiste do kishte me pak zhgenjime .....por cti besh pjese e jetes....por kalon...nuk vdes prej zhgenjimit..vetem merzitesh dhe humbet interesin per gjera me te rendesishme ....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: C'eshte zhgenjimi?

Ne jete zhgenjimi vjen pavaresisht perpjekjeve tona per ta shmangur ate.Por e rendesishme eshte menyra se si perballemi me te?Kur te vjen momenti te zhgenjehesh mundohu te mos derdhesh lot,te mos deshperohesh,sepse nuk zgjidh asgje me lot,thjeshte vetem shfryhesh per momentin dhe nuk ndihmon aspak situaten e ktijuar.Eshte mire te pranosh realitetin e gjerave dhe te jetosh jeten tende.Kurr mos u deshpero,por vazhdo te ecesh me koken lart dhe gezo cdo moment si te jete i fundit!
 
Titulli: C'eshte zhgenjimi?

Per mua zhgenjimi eshte kuptim shume i gjere. Por, mendoje se te genjesh veten, te genjesh vazhdimisht shpirtin tende, te ushqesh shpirtin me kotesira, eshte vertet dicka shume zhgenjyese.
 
Pe: C'eshte zhgenjimi?

Zhgënjej - angl. disappoint
- ¦¦ - - gjerm. enttنuschen
- ¦¦ - - frengj. décevoir


Ta zhgënjesh dikend, don të thotë mos ta përmbushësh
premtimin e dhënë apo obligimin (detyrën) e marrë; të krijosh
tek dikush iluzionin se je dikush që nuk je;
zhgënjimi vie si pasojë e mbivlerësimit apo edhe besimit shumë
të madh tek dikush.

Zakonisht, si pasojë vie lëndimi shpërtëror, çka edhe është
krejtësisht normale, sepse nuk pritet gjë tjetër psh. nga dkush
që ke njohur 10 apo 15 vite dhe e ke konsideruar shok të shpirtit,
në një moment të vështirë bie nga provimi e të lë në baltë.


Në jetë zhgënjehemi nga fëmija, shoku, shoqja, e/i dashura/i, burri,
gruaja etj...(lista mund të jetë edhe shumë më e gjatë).


Një fjalë polullore në gjermanisht thot: besimi është i mirë,
por kontrolli është më i mirë
, çka nënkupton se njeriu gjithnjë
duhet të ketë pakëz rezerva në mënyrë që edhe befasia të jetë
sa më e butë!
 
Titulli: C'eshte zhgenjimi?

Te gjithe e dime se ceshte zhgenjimi !!!!!!!! Kjo sdo ndonje shpjegim te hollesishem

Problemi eshte se zhgenjimi dhe demi vjen nga ata qe u ke fal besimin...
Ti nuk do te vritesh ,po ja qe ndoll se nese besohet ,duhet ,desherohet .

Te gjitha keto jane ndjenja, qe me mendjen e shendoshe ti ne fakt e ke marr parasysh edhe te kunderten.
Por te vjen keq me shume per zhgenjyesin se sa ti qe je zhgenjyer.
 
Titulli: C'eshte zhgenjimi?

Zakonisht zhgenjimi ndodh kur tere besimi qe kishe karshi nje personi o cdo gje tjeter nuk del ashtu sic e mendoje ti.
Shume zgjedhje qe ne bejm dhe qe nuk dalin ashtu sic kishim parashikuar kur i vete fundit ti thua "ah te kisha mundesin te kthehesha mbas ta kisha bere keshtu". Kjo gje me ka ndodhur me shkollen e mesme mua. Saqe thash te kisha qen ne Shqiperi do e kisha mbaruar me kohe, lol
 
Pe: C'eshte zhgenjimi?

Zhgenjimi eshte ndjenja qe krijohet nga mosvertetesia e nje njeriu apo ndonje gjeje tjeter...Cdo njeri ne perditshmeri ushqen veten me ndenja pozitive,shprese optimizmi e nese keta gjera dalin krejt ndryshe atehere ky person perjeton zhgenjimin...Zhgenjimi jepet ne forma te ndryshme,varet tek shkalla e besimit apo optimizmit qe kishte personi,varet tek rendesia qe kishin ato gjera per te e varet mbi te gjitha tek personaliteti i tij...Njerezit me personalitet te qendrueshem,dhe me karakter te forte jane gjithmone larg zhgenjimit,ose e perjetojne zhgenjimin si nje etape jete,qe ndodh se duhet te ndodhe ne kete menyre ata e kane me te thjeshte te gjejne nje motiv tjeter shprese,nje arsye tjeter per te lene menjane zhgenjimin e gjetur forcen per te ecur para...Ska dyshim qe njeriu ngel pak keq nga zhgenjimi sidomos kur kemi te bejme me njerez apo gjera qe jane ne doren e njerezve...
Kur disa gjera jane ne ecuri apo ne varesi te jetes(si tip llotarie,fati)njeriu e perballon me lehte duke e marre si pjese te jetes...Problemi me i madh qendron kur kemi te bejme me zhgenjimin ndaj personave,ndjenja e zhgenjimit thellohet me teper,pasi tani nuk e ka fajin me jeta qe te solli keta gjera por njeriu ne vetvete ndjehet pergjegjes qe dha nje besim tek nje person...
Ndjenja e zhgenjimit kalon shpesh me pranimin si fillim qe ka ndodh nje zhgenjim dhe mos ushqyerja e vetes me iluzione...
 
Titulli: C'eshte zhgenjimi?

Zhgenjimi eshte faktor per humbje besimi. N'jeten, ne njerez.. Eshte tronditje - kur vjen nga ata qe i duam (dhe kemi menduar qe na duan). Eshte frike. Eshte dobsim - per dike. Per dike burim mllefi.
Per mua, eshte shpesh energji negative. Por asnihere nuk mund te jete aq i madh sa te me prishe plane. Pavareishte nga kush vjen - jeta vazhdon
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top