Ceshte ky projekti i ri i qeverise'Farmacite online"(jam student)

sony

Antarë
Pse projekti i ri irmbursimit do te ndihmoje per te shmangur abuzimet ne krahasim me me perpara qe duhej 50 dite.Pse Afati i meparshem prej 50 ditesh u jepte mundesi farmacisteve te abuzonin me recetat me rimbursim.Ne fakt si behet rimbursimi i barnave?duhet te dorezosh ne isksh fletet e librazeve te pacientit apo ca?
 
Last edited by a moderator:
Pe: Ceshte ky projekti i ri i qeverise'Farmacite online"(jam student)

[h=1]Barnat me rimbursim, ulet marzhi i tregtimit ne farmaci[/h]

Qeveria ka ulur sërish dje marzhin e tregtimit të barnave me rimbursim. Qeveria shfuqizoi dje vendimin e qershorit për miratimin e listës së barnave, që rimbursohen nga instituti i sigurimeve të kujdesit shëndetësor, dhe të masës së mbulimit të çmimit të tyre, duke e zëvendësuar me një tjetër vendim i cili gjithashtu ul marzhin e tregtimit të ilaçeve. Kjo do të thotë dhe më pak fitime për farmacistët dhe grosistët. Në vendimin e qeverisë të datës 1 qershor 2011, marzhet e diferencuara të tregtimit, ishin përkatësisht në masën 12 për qind për tregtimin me shumicë dhe 29 për qind për tregtimin me pakicë, për barnat e listës së barnave të rimbursueshme. Ndërsa me vendimin e djeshëm, marzhet e diferencuara të tregtimit, shkojnë në masën 10 për qind për tregtimin me shumicë, dhe 26 për qind për tregtimin me pakicë, për barnat e listës së barnave të rimbursueshme.
Vendimi i ri për marzhin e barnave me rimbursim
Zbardhet vendimi për marzhin e barnave të rimbursueshme. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 e 15, të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi. Gjithashtu masa e mbulimit të çmimeve të barnave të listës së barnave që rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, të jetë në masën 50 (pesëdhjetë) për qind deri në 100 (njëqind) për qind, sipas grupeve terapeutike dhe barnave të pasqyrës I, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Gjithashtu masa e mbulimit të çmimit të barnave për alternativën e parë në listën e barnave të rimbursueshme, për kategorinë e pensionistëve, të jetë në masën 100 (njëqind) për qind. Miratimin e marzheve të diferencuara të tregtimit, përkatësisht në masën 10 (dhjetë) për qind, për tregtimin me shumicë, dhe 26 (njëzet e gjashtë) për qind, për tregtimin me pakicë, për barnat e listës së barnave të rimbursueshme, si dhe marzhet e diferencuara të tregtimit me shumicë e pakicë të disa barnave të listës, sipas pasqyrës II, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ndër të tjera ky ligj deklaron se efektet financiare të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, si dhe të ardhurat tepër, të realizuara gjatë vitit 2010 nga ky Institut. Ndërkaq ngarkohet Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të përcaktojë kufizimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste. Ndërkaq vendimi nr.401, datë 1.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre”, shfuqizohet. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ./SOT NEWS (28 Korrik 2011)
 
Pe: Ceshte ky projekti i ri i qeverise'Farmacite online"(jam student)

Tani farmaci online, ISKSH: Në internet barnat e rimbursueshme

Tani farmaci online, ISKSH: Në internet barnat e rimbursueshme
Transmetuar më 09.09.2011 16:11


elvana-hana-deklaron-lsa.jpg
Tiranë, 9 shtator 2011, NOA - Pacientët, të cilët përfitojnë prej ilaçeve të rimbursueshme, tashmë do të kenë mundësinë që të sigurojnë informacion në lidhje me këto barna në kohë reale. Kjo u bë e mundur pas përfundimit të projektit të hedhjes on-line të recetave.
Elvana Hana, drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, deklaroi se e gjithë kjo nismë është në funksion të rritjes së transparencës dhe përmirësimit të shërbimit ndaj popullatës.
"Në baze te kontrates së re me farmacite, këto kane 48 ore afat per te regjistruar receten qe ekzekutojne. Falë këtij sistemi, ISKSH nëpërmjet drejtorive të saj të kontrollit, marrin brenda 48 oresh nje informacion per transaksionet dhe sasine e barnave.
E-Farmacia ka krijuar nje regjister qendror online te barnave te rimbursueshme. Tani mjafton te azhornojme listen e barnave ne serverin e ISKSH dhe ne cast e kane te gjitha farmacite", tha drejtoresha Hana.
Gjithashtu ky projekt ka krijuar nje regjister qendror online te farmacive. Regjistri ka te dhena identifikuese , te dhena per te kontaktuar me farmacine, si dhe statusin e kontrates.
a.q/NOA
 
Back
Top