C'eshte Fisnikeria?

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Ne rradhe te pare, pershendes te gjithe miqte e vjeter te Forumit, nga me i madhi tek me i vogli dhe te gjithe ata te rinjte qe nuk me njohin. Mire se u gjeta.
U kerkoj falje per mungesat qe kam bere gjate ketyre viteve, por nderkohe jam plakur ca, e kur njerezit plaken kane edhe me shume pergjegjesi.
Tani pa e zgjatur shume, po hyj ne teme dhe po shpjegoj konceptin tim te fisnikerise.

"Kush eshte i afte per te bere vepra madheshtore, eshte fisnik", shkruan Aristoteli.
Kur flitet per dinjitetin e njeriut, eshte mire te arsyetohet ne gradin me te larte te fjales, sic thote Platoni ne vepren e tij Republika, sepse gjerat dallohen me sakte kur jane te medha, dhe eshte me e lehte ti analizosh deri ne gradin me te vogel.
Per kete arsyje zgjodha konceptin e fisnikerise, ne sensin moral dhe shpirteror, qe Aristoteli e thekson me fjalen megalopsikia, qe do te thote shpirt i madh.
Fisnikeria, tashme eshte nje fjale qe perdoret pak, sepse bota ne te cilen jetojme eshte e mbytur nga miti i barazise. Popullsia, e bindur se demokracia eshte nje vlere absolute - pa menduar se cilat jane pasojat e saja - sheh me medyshje, per mos thene me tangerllek, fisinikerine.
Bashke me te, ka humbur edhe koncepti i virtytit, fjale e cila vjen nga greqishtja (aretè) dhe ka te njejten rrenje me fjalen aristokraci.
Ajo cka me ben kurjoze, eshte egocentrizmi dhe individualizmi i "burrit demokrat", qe Platoni e shtjellon aq mire tek Republika. Kerkimi i suksesit me cdo kusht, ne te cilin shoqeria demokratike jeton, shtyn ne kerkimin e fuqise, te prestigjit social, por vetem ne aspektin ekonomik te tyre, pa marre aspak parasysh ate moral apo shpirteror.
Aristokracia nuk egziston me, ne sensin qe nuk ka me fisnikeri te prejardhur nga gjaku. Ajo perendoi sepse duhet te perendonte, duke mos patur me baza apo arsyje historike per egzistuar. Viktor Hugo, sqaron me nje ironi gjeniale tek Te Mjeret , se nje person nuk mund te jet baron dhe avokat, aristokrat dhe borgjez ne te njejten kohe, sepse menyra e jeteses se tyre eshte komplet e kundert. Ne fakt, aristokraci do te thote shpirtmadhesi (megalopsikia), borgjezi do te thote shpirtngushtesi (micropsikia). E para ka si princip thelbesor nderin, e dyta ka perfitimin.
Njeri fisnik, shpjegon Aristoteli, eshte ai qe nuk konsideron asgje si te madhe dhe ka si qellim kryesor nderin, per kete arsyje nuk mund te jete kurre i padrejte: per c'arsyje duhet te kete sjellje te turpshme ai qe nuk ka mani madheshtie?
Fisnikeria pra, paraqitet si nje kornize/kozmos e virtyteve. Nuk ka fisnikeri aty ku nuk ka virtyte.
Aristoteli thekson se "njeriu fisnik, edhe pse cmon ndershmerine, nuk bie pre e lavdeve, por i shmanget atyre. Ai nuk nuk mban meri, anashkalon veshtiresite, nuk flet per njerezit (as per te tjeret, as per veten), sepse nuk i intereson as te lavderoje/lavderohet as te percmoje/percmohet. Eshte kryelarte ndaj "cubave" dhe te korruptuarve, por i matur me te tjeret, sepse dihet qe eshte e veshtire te jesh superior ndaj te forteve dhe eshte e turpshme te tregohesh i forte me me te dobetit.Njeriu fisnik nuk ka tendencen te qahet apo te kerkoje, sepse nuk do te kete nevoje per askend, por ndihmon te tjeret me urtesi".
Aristoteli, fale aftesive te tija psikologjike, nxjerr ne pah faktin se fisniku ka levizje te ngadalshme, ze kumbues dhe paraqitje te qete, sepse perkujdeset per pak gjera. Anasjelltas, tensioni dhe nguti, jane tipik te njerezve qe gerthasin. "Njeriu fisnik nuk kerkon rrezikun, sidomos kur nuk ja vlen, megjithate eshte i afte te perballoje rreziqe te medha, dhe kur i perballon mund te vendose te heqe dore nga jeta e tij per hir te nderit" - vazhdon filozofi. "Fisniku eshte i pranishem me miqte dhe me veprat e tija, nuk fshihet, sepse fshehja eshte tipike e atyre qe kane frike, per kete arsyje flet dhe vepron haptas dhe nuk harron te jete ironik ndaj vetes".
Pra, sic nenvizon Aristoteli, njeriu fisnik shmanget nga cfardolloj perfitimi duke vendosur te heqe dore edhe nga jeta e tij nese eshte e nevojshme.
Filozofet e shkolles se vjeter stoike thone se: "njeriu fisnik eshte i matur edhe ndaj pasurise, fuqise dhe fatkeqesive; ai nuk eshte kurre i egzagjeruar as kur gezon, as kur vuan".
Vargjet e cituara mesiper, na nxjerrin ne konkluzionin se fisnikeria sjell liri, barazi dhe drejtesi, sepse nje njeri qe nuk ka prirje sulmuese por perballon haptas dhe me force cdo lloj dhune, eshte i lire. Liria dhe siguria qe ai mbart ne vetvete e bejne te jete i barabarte dhe i drejte ndaj te tjereve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 54.5%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 9.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 36.4%
Back
Top