Ç’është Dashuria

Pak a shume per mua eshte , si titulli i kesaj kenges. :))
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Une jo e kam ndjere , por me ka palos nja dy here per qejf te shpirtit.
Nuk lendon dashuria jo...por kafsha me e eger ne planet...dmth njeriu dora vete lol
Une keto kohet e fundit kam pat mix ndienjash ? po njeriu eshte ai qe lendon ,edhe kafshet jan me romantik e te dashur thuaj...keta jan specie ne zhdukje ?
 
Per kete mendon ti? lol
Ti ke te drejte @Nicktjeter kur mendon qe ne ditet e sotme dashuria eshte thjeshte shfrytezim ndjenjash. Qe nuk ekziston nje dashuri e paster dhe e sinqerte, jane shume te rralla dhe te veshtira per tu gjetur.
Por, lexo me kujdes dashurine e @Darius per @Ledia, e do te kuptosh ngrohtesine, pastertine si ajo e flokut te debores,... magjine e dashurise ?☀️
 
"...Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit.
Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh. Dashuria është ndarja e një çamçakëzi. Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit.
Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës. Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës.
Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.”

Orhan Pamuk
 
Ahh sa bukur e paska thene orhan
Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.”
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top