C'është ADHD? - kujdes femijet!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Hiperaktiviteti


Duke vëzhguar ritmin me të cilin ecin disa fëmijë, është e lehtë të kuptosh pse disa nëna që kanë fëmijë njëvjeçar, shqetësohen që fëmija i tyre është hiperaktiv. Tani mund të themi se shumica prej tyre nuk kanë pse të shqetësohen. Ajo që duket si një nivel jonormal aktiviteti për një nënë, në fakt është normale. Pas muajsh të tërë përpjekjesh, lëvizshmëria për të cilën fëmija juaj ka luftuar aq shumë, tani është arritur. Nuk është për t’u shqetësuar nëqoftëse fëmija juaj vrapon, zvarritet apo ngjitet dhe zbret, sa herë që i krijohet mundësia.


Hiperaktiviteti i vërtetë (që njihet si “çrregullim i përqendrimit të vëmendjes me hiperaktivitet- ADHD”) është 10 herë më i shfaqur tek djemtë sesa tek vajzat dhe karakterizohet nga një aktivitet i tepruar që është i papërshtatshëm dhe joproduktiv, nga një vëmendje e shkurtër, dhe nga impulsiviteti. Ashtu si çdo prind është në dijeni, këto cilësi janë të zakonshme tek fëmijët: vetëm kur ato janë të ekzagjeruara në pikën që mund të ndërhyjnë në funksionimin e tij, mund të jenë shenja të hiperaktivitetit. Nëqoftëse sjelljet hiperaktive shqetësuese vazhdojnë dhe koha e përqëndrimit të fëmijës nuk rritet, duhet të fl isni me mjekun: ekzistojnë disa mënyra për të kontrolluar kur kemi të bëjmë me hiperaktivitet, që mund të na ndihmojnë.

Duke ditur që ADHD është e lidhur me vonesën mendore, ose çrregullimet emocionale, këto probleme duhet të përcaktohen përpara se të fillojë trajtimi. Ndërkohë ju duhet të siguroheni që fëmija juaj merr sasinë e nevojshme të gjumit një fëmijë i lodhur vjen vërdallë nëpër shtëpi gjithë kohën. Përfshijeni atë në aktivitete të qeta (si të lexuarit e një libri, lojrat formuese etj), por kini parasysh kohën e shkurtër të vëmendjes dhe kujtohuni se në këtë moshë, lojra të tilla zakonisht kërkojnë pjesëmarrjen e të rriturve. Përpiquni ta qetësoni me një banjë me ujë të ngrohtë, kur ju duket se po del jashtë kontrollit. Gjithashtu sigurohuni që ka ngrënë mirë dhe që nuk ka marrë një sasi të madhe sheqeri - studimet kanë treguar se një përqindje e vogël fëmijësh mund të reagojnë me sjellje hiperaktive ndaj sheqerit dhe ushqimeve të tjera.

Fëmijët aktivë.

Fëmija sapo del nga barku i nënës fillon të shtojë aktivitetin e vet, shqelmon batanijet, fillon të rrotullohet, sa edhe mund të rrëzohet. Fëmijët aktivë janë një betejë e përditshme, ata flenë më pak, nuk gjejnë pushim edhe kur hanë dhe rrezikojnë veten, por ata sjellin edhe gëzim, janë të zgjuar, të interesuar dhe të shpejtë në përmbushjen e detyrave. Meqë ju nuk doni të shtypni entuziazmin e këtyre fëmijëve, duhet të merrni disa masa mbrojtëse si dhe duhet të mësoni disa mënyra për t’i qetësuar, kur hanë ose flenë:


• Përdorni mbulesa të lehta për fëmijët që i shqelmojnë ato.
• Mos i lini asnjëherë bebet vetëm në krevat ose tavolinë - ata mësojnë si të kthehen shumë shpejt, dhe shpesh herë atëherë kur ju nuk e prisni
• Kur e vini fëmijën në ndenjësen e tij, vendoseni në mes të krevatit ose në dysheme, sepse shpesh herë ai përmbyset bashkë me të. Fëmija duhet të jetë gjithmonë i lidhur.
• Mësoni se çfarë e qetëson fëmijën tuaj: muzika e qetë, banja e ngrohtë, një libër me figura.
Bëjini këto aktivitete qetësuese para se fëmija të hajë dhe të flejë.

Fëmijët e çrregullt.


Në moshën 6-12 muajsh fëmijët fillojnë të vendosin një orar dhe bëhen më të parashikueshëm. Por ka fëmijë që as nuk krijojnë ndonjë orar të vetin, as nuk respektojnë orarin e nënës. Në këto raste, do të jetë mirë që të vendoset një lloj rregulli për të mirën e nënës dhe të fëmijës. Duhet të përpiqemi të bëjmë të njëjtat gjëra në të njëjtin orar. Të përpiqemi të bëjmë banjë në të njëjtën orë, të japim vaktin në të njëjtën orë edhe nëse fëmija nuk është i uritur dhe të respektojmë orarin edhe kur fëmija është i uritur. Në këtë mënyrë mund të ndërtohet një ditë më e organizuar dhe me më pak kaos. Netët me këta fëmijë janë një çmenduri për nënën dhe babain, të cilët mund të zgjohen me turne derisa gjendja të përmirësohet disi. Në situata ekstreme mjeku mund të përdorë qetësues, për t’i lënë kohë nënës të shplodhet dhe të bëhet gati për të vendosur një regjim të gjumit.


Fëmijët që përshtaten me vështirësi. Këta fëmijë nuk pranojnë vazhdimisht sendet, njerëzit,ushqimet e panjohura. اdo lloj ndryshimi, qoftë edhe i njohur për ta, i shqetëson psh. lëvizja nga shtëpia në makinë. Lodrat apo njerëzit e rinj prezantojini me ngadalë. Lodrën lëreni për 1-2 minuta dhe hiqeni, e më pas rishfaqeni pas pak kohe duke e lënë më gjatë, deri sa fëmija ta pranojë dhe ta pëlqejë. Po kështu edhe njerëzit fillimisht të qëndrojnë në një dhomë me fëmijën, t’i flasin nga larg, pastaj të komunikojnë më afër, derisa të përpiqen për një kontakt fizik.


Përpiquni të mos bëni ndryshime të kota, kur shishja e biberonit thyhet, zëvendësojeni me një të ngjashme. Fëmija qan me shumë intensitet. Ndoshta ju keni vënë re se fëmija juaj qante me zërin më të lartë se fëmijët e tjerë, që në maternitet. E qara e tij çmend edhe njeriun me nerva më të qeta. Asgjë nuk e ndalon të qarën e tij, por ne mund të largojmë zhurmat që e shqetësojnë, duke izoluar sa më shumë dhomën ku rri fëmija, duke vënë tapete, perde etj. E qara pakësohet me kalimin e kohës, por gjithmonë intensiteti i saj do jetë më i lartë, krahasuar me fëmijët e tjerë.


Fëmija negativ ose jo i lumtur.


Në vend që fëmija të buzëqeshë dhe të gugasë, ai duket gjithë kohën i mërzitur. Kjo ka një ndikim shumë të madh te prindërit, të cilët fillojnë t’i largojnë këta fëmijë. Nëqoftëse duket sikur asnjë gjë nuk e kënaq fëmijën tuaj dhe ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje, atëhere jepini dashuri dhe përkujdesje. Do të vijë koha kur ai të mësojë mënyra të tjera të shprehuri, e qara dhe hidhërimi do të pakësohen, megjithëse ai do të jetë gjithë kohën fëmijë serioz.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top