Censusi- Athina kërkon kokën e Spahiut!

Quku

Marakli Krapit
Megjithë këmbënguljen e qeverisë shqiptare për të bërë regjistrimin e popullsisë duke përfshirë edhe dy çështje shumë të kontestuara si ajo e regjistrimit etnik dhe të fesë, censusi ka mundësi të shtyhet.

Athina - kryeqyteti i vetëm i interesuar për të bërë regjistrimin, ka kërcënuar se do të bëjë thirrje publikisht kundër censusit nëse ai zhvillohet pa u shkarkuar nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu.

Athina zyrtare nuk e ka fshehur shqetësimin për rritjen e frymës nacionaliste në Shqipëri dhe për interesin e madh që ka për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike.

Spahiu ka qenë nismëtari dhe figura qendrore që gjeneroi Lëvizjen Aleanca Kuq e Zi, si kundërpeshë ndaj realizimit të shpejtë dhe pa kushte të të gjitha pretendimeve që Greqia ka patur historikisht ndaj Shqipërisë...

Kërkesa e Athinës pason thirrjet publike të kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule, për shkarkimin e Spahiut nga Presidenti ose Parlamenti.

Sipas Publikimeve të Wikileaks dhe agjensive të huaja Kreshnik Spahiu është kërcënuar dhe ka qenë i rrezikuar dhe më parë për shkak të rolit të tij aktiv gjatë ushtrimit të detyrës. (Marrë nga Wikileaks)

kosovarimedia.com
 
Pe: Censusi- Athina kërkon kokën e Spahiut!

Dhe si gjithmonë ndërhyrja në punët e brëndshme të një shteti tjetër nuk ka problem . Ah harrova ne jemi një shtet pasi qeverisemi nga Athina zyrtare . Eh politikanë plehra ç'do i bëni më këtij vendi ? Kreshniku i shkretë është si një luan i vogël në mes të një tufe hienash , sado të nxjerri ''dhëmbët'' dhe të mburret me prejardhjen e tij prej Shqiptarëve trima dhe patriotë dmth luanë , përsëri nuk bën dot gjë para hienave Greko-Sërbe , Pollo, Berisha, Rama e të gjithë të tjerët me rradhë .
 
Pe: Censusi- Athina kërkon kokën e Spahiut!

Un se di qa kerkojn kto legena vorio epir thone,kur Shqiperia ne cdo kufi qe kufizohet me shtete tjera te gjith jan shqiptar
 
Back
Top