Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Celulari shkaktar për 60% të aksidenteve!

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
8BECF361-71A0-471E-8F56-7650351C74AB-905x395.jpeg

Aksidentet rrugore, përfshi dhe ato me pasoja në jetë të humbura të shkaktuara nga përdorimi i telefonave dhe tabletave në rrugët shqiptare, mbeten një shqetësim i lartë.

Burime nga Policia Rrugore për Report Tv bënë me dije se nga 10 drejtues automjetesh të përfshirë në aksidente dhe të ndëshkuar, 6 prej tyre rezultojnë për përdorim telefoni. Ky bilanc bëhet me i rëndë kur këta shoferë rezultojnë të gjobitur më shumë se dy apo deri në tre herë.

Prej më shumë se një viti Sektori i Parandalimit të Aksidenteve depozitoi në parlament projektligjin për rritjen e masës ndëshkuese për cilindo që teksa i jep makinës përdor telefonin.

Sipas këtij projektligji dhe strategjisë të Policisë Rrugore gjoba ishte parashikuar nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë si dhe heqje e pesë pikëve nga patenta, ndërsa sot gjoba është më e ulët sa dhe parkimi i gabuar. Për përdorim telefoni gjobitesh nga 500 deri në 1500 lekë kundrejt 2 mijë lekë për parkimin e gabuar apo 15 mijë lekë për mospërdorimin e rripit tw sigurimit.

Kjo kërkesë nuk gjeti pëlqimin e deputetëve të cilët vendosën të rrisin masën ndëshkuese për rripin e sigurimit por jo për përdorimin e telefonave, ku pasojat e aksidenteve pa rrip sigurimi janë minimizuar sipas statistikave të Policisë Rrugore.

Sipas relacionit të Policisë Rrugore kjo masë përafronte legjislacionin me vendet e BE-s, ku fqinji ynë Italia, parashikon që sanksioni për telefonin të arrijë në 1700 euro.

Më tej, thonë ekspertët, rritja e gjobës për përdorimin e telefonit do të sjellë uljen e pasojave tek të dëmtuarit, jo vetëm shoferët që vetë përfshihen në aksident por edhe tek personat e tjerë që goditen nga këto automjete.

Veç masës ndëshkuese me gjobë ky propozim i Sektorit të Parandalimit të Aksidenteve parashikonte edhe heqjen e patentës nga 1 në 3 muaj për shoferët që brenda 12 muajve gjobiten tre herë për përdorim telefoni.

l.h/ dita
 
Ne rast aksidenti ktu ne it, policia te kerkon celularin para dokumentave. ?
Mjere ti nqs del qe e perdorje .
 
E vertet...ama jo vetem shkaktar aksidentesh...por edhe stresit..dhe komunikimi ka filluar te behet me sms tani..keshtu live s'ka me asgje...
 
Ne rast aksidenti ktu ne it, policia te kerkon celularin para dokumentave. ?
Mjere ti nqs del qe e perdorje .

Po ça mjerë aman, ata që vrasin në rrugë më para dalin nga burgu sesa rrinë brënda.

Por që është vërtet shumë shqetësuese kjo puna e telefonit kur nget makinën. Mirë kur ke vënd dhe shmangesh po kur ske?!

Herën e fundit që kam rastisur dikë me tel në dorë, isha në kthes dhe ishte duke ardhur nga ana ime. Ja rifleksi për ti rënë buries në kohë e zgjimi tij se në mes do më kishte kapur. ?
 
Ne raste aksidenti me persona te vdekur dalin nga burgu sepse i mbulon siguracioni.
Ne raste te tjera ke sanzione administrative qe i paguan shtrenjte.

Para ca ditesh e shoqja e nje miku beri nje aksident te lehte me nje makine tjeter. Gjeja e pare, tha ajo, me sekuestruan celularin. Pastaj kerkuan dok. e makines.
 
Mir ja bejn sepse pervec se rrezikojne jeten e tyre, marin ne qaf te pafajshem.
Mos me fol fare per ato qe i hypin makines te dehur.
Egziston taxi
 
Un e perdor shume . Nuk Bej selvi po shkruaj me familjen , ja qepare hyra ne forum sikur sme del koha ne shpi..po ja Aty i shtrengohem.
Kam pat fat qe skam pesu gje deri me sot. Zoti na rujt Te gjitheve ! Amin ?
 
Mos e perdor!!!
Te pakten jo nese nuk duhet patjeter.
Amin
 
Ehh shqiptari n timon . Njeren kemb e ngre posht sinjaleve tjetren tek gazi . Shtrihet n sendilje si prototip sikur esht n dhom . Kavërdiset kur esht tu fol me noj femer hallakatet krejt saqe fillon tu drejtu timonin me kemb si pilot qe esht .Burim aksidenti ene del para makine tu vu durt n kok , mosss qa bona ...hajt shyqyr qe ke shpetu i thon njeri tjetrit ncncn
 
Mos e perdor!!!
Te pakten jo nese nuk duhet patjeter.
Amin

Normal qe nuk Bej mire . Ishte trafik qepare e per te shtyre kohen Sidoqofte nuk behet .
Kur duhet duhet ama . Zakonisht e perdor kur e kam Te domosdoshme.
Kam pat fat qe sme ka qelluar ndonje polici para se direkt Te Marrin patenten. Rrin kemb pastaj ...
 
Ehh shqiptari n timon . Njeren kemb e ngre posht sinjaleve tjetren tek gazi . Shtrihet n sendilje si prototip sikur esht n dhom . Kavërdiset kur esht tu fol me noj femer hallakatet krejt saqe fillon tu drejtu timonin me kemb si pilot qe esht .Burim aksidenti ene del para makine tu vu durt n kok , mosss qa bona ...hajt shyqyr qe ke shpetu i thon njeri tjetrit ncncn

Kam nje shok un qe ka nusen me patent dmth . Kur e njohi ky as brecka skishte Nejse ky i beri dhurate nga a te zh. Dmth codin ( teorine) patenten dhe makinen .
Aq deshi kjo e filloj ty vetja ne qejf . U be dhe me shpi , me femi e filloj nga vicklat.

Selvije, muzik ne qiell , as pune me dhe fémin e ushqente ( ec mo ) vetem bridh e shopping ! Kur ikja per tnejt cop here me thonte a kishte trafik ?
Un me Te drejt ...kishte ca se helbete ora qe lejn njerzit punen . Jo thote po dhe kjo sa erdhi ne shpi ishte dmth ishte ajo me selvijet é aksidentet . Lol
Perdite Tha sot e neser makina bunga bunga pale kur i thot njehere ktij per nje gjobe e ke marre vet étc .
I humbi te gjitha piket e tani duhet ta rifilloj prape nga e para .
S’ka me i Tha ai nuk me degjove Bej hall vet rri si tum nashti .:p
 
Kam nje shok un qe ka nusen me patent dmth . Kur e njohi ky as brecka skishte Nejse ky i beri dhurate nga a te zh. Dmth codin ( teorine) patenten dhe makinen .
Aq deshi kjo e filloj ty vetja ne qejf . U be dhe me shpi , me femi e filloj nga vicklat.

Selvije, muzik ne qiell , as pune me dhe fémin e ushqente ( ec mo ) vetem bridh e shopping ! Kur ikja per tnejt cop here me thonte a kishte trafik ?
Un me Te drejt ...kishte ca se helbete ora qe lejn njerzit punen . Jo thote po dhe kjo sa erdhi ne shpi ishte dmth ishte ajo me selvijet é aksidentet . lol
Perdite Tha sot e neser makina bunga bunga pale kur i thot njehere ktij per nje gjobe e ke marre vet étc .
I humbi te gjitha piket e tani duhet ta rifilloj prape nga e para .
S’ka me i Tha ai nuk me degjove Bej hall vet rri si tum nashti .:p
Hahahah serio paska ngel si tum ?
Kot nuk thon po t hypi vetja m'qejf tmori lumi ?‍♂️ as buk as uj tashi kjo ka ngel si fiqo ????
 
Redaktimi i fundit:
Jo jo un e pranova qe Bej gabim kur perdor tel. Nuk Eshte gje e mire po ka me keq ...
Un psh e ngas shpejt sa gjej cik rastin , perdor buzekuqin kur s’kam pat Kohe ne shpi ..zakonisht kur Jam ne semafor te kuq lol .
Hmm tjeter.. kam shume besim te vetja qe fundja hekura jan .. e katra nuk e ngas dot makinen me dy duar .. qe dmth nje dore ne timon tjetren do Bej sesben dicka .
Po prap Jam e kujdeshme me distancen , rregullat stopet, prioritétet etc.:)
 
3ne1 ?? rri si skiç n timon doren siper n kok timonin tjetren tek marrshi ose celi etc ???

Sa per shoferllik askush ska besim tek vetja n timon se qa sbon vaki ?‍♂️
 
Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top