polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Në shtëpinë e kësaj familje, tani me kujtimet e trishta të asaj dite mizore rriten Lulzimi, nxënës në shkollë të mesme, Tahirja studente, dhe ajo që asnjëherë nuk shijoi ngrohtësinë atërore, Edlira tetë vjeçare, e cila ka ardhur në jetë tre muaj pasi u vra babi i saj. Ajo ende e ka të vështirë të kuptojë se pse i mohuan të drejtën që edhe ajo të ketë prind, i cili do kujdesej për atë, kurse ëndrra e saj e vetme është që vetëm një herë të shoh. Por realiteti është krejt ndryshe, ajo është jetime dhe me këtë të vërtetë do rritet. Por, më rëndë në këtë familje e ka Sadetja, nëna e Edlirës, e cila për çdo ditë duhet të mashtron vajzën e saj të vogël se një ditë babi do të kthehet, edhe pse më kot, ajo mundohet të fsheh lotët që tradhtojnë duke rrëfyer historinë e saj. Ndërkaq, dy fëmijët e tjerë,Tahirja dhe Lulzimi, për çdo ditë kalojnë në atë rrugë ku ndodhi edhe vrasja.
Të paktën të trajtoheshin si heronj, por ata u harruan pavarësisht se gjithë bota e pa atë skenë të tmerrshme që kishte rrëqethur gjithë njerëzit. Dy trupa njerëzish binin në tokë, të dorëzuar para plumbave të shumtë dhe të shtënave të pa reshtura.
Ende askush nuk e zbërthen misterin e pyetjes, si u vranë Ramadan (38) dhe Razim Koraçi (60) më 22 mars të vitit 2001, në qarkoren në hyrje të qytetit të Tetovës, në lagjen Drenovec, aty ku ishin të pozicionuara forcat policore maqedonase.
Kjo ditë e kobshme do të jetë një kthesë e hidhur për familjen Koraçi të Drenovecit të Tetovës. ثshtë dita kur forcat policore të Maqedonisë, pamëshirshëm qëllojnë për vdekje babë e birë nga një familje.
Nga shtëpia e tyre ishin nisur për në banesën në qendër të qytetit për të marrë disa batanije, por nuk arritën. "Ata u ndaluan nga policia dhe u vranë", thotë Sherif Koraçi, djali i Razimit dhe vëllau i Ramadanit.
"Kam kuptuar pas disa ditëve për vrasjen e babës dhe vëllaut, sepse isha rreshtuar në UاK. Kanë qenë momente të vështira për mua, sepse nuk isha pranë familjes.
Më treguan përmes telefonit, ndërsa më pas i pashë edhe pamjet në ekranet televizive. Ishte e tmerrshme dhe e dhimbshme të shihje atë skenë, por njeriu duron sa mali që duron borën", rrëfen Sherifi.
Ai ende nuk e ka të qartë se si një mobil mund të dukej si një bombë. Por, thotë, ai, kjo nuk është e tëra, sepse edhe pas tetë vitesh askush nuk ka ardhur të trokasë në derë së paku për ngushëllime, asnjëri prej politikanëve.
Bëheshin gati për në Kosovë
Historia e kësaj ngjarje tragjike fillon dhe përfundon brenda një dite. Kjo familje e fismekishte planifikuar të largohet nga Maqedonia dhe të vendoset në Kosovë.
Kishte vetëm një ditë që nga Shkupi kishin ardhur në Tetovë tek banesa e vajzës në qendër të qytetit.
"Ramadani dha Razimi shkuan në shtëpi që të merrnin batanije. Me të dalë nga shtëpia, në afërsi të Stadiumit të qytetit ndalohen nga policia dhe qëllohen deri në vdekje. Ne prisnim me valixhe në dorë të gatshëm për nisje në rrugë të strehimit.
Familjarët i prisnin trupat e pa jetë për ti parë për herë të fundit dhe në fakt morën vetëm lajmin që u varrosën ashtu si në situata lufte.
I përcollëm që të bëheshim gati për të dalë në Kosovë dhe shkuam i takuam nën dhe", thotë zonja e shtëpisë Nebija.
Në shtëpinë e kësaj familje, tani me kujtimet e trishta të asaj dite mizore rriten Lulzimi, nxënës në shkollë të mesme, Tahirja studente, dhe ajo që asnjëherë nuk shijoi ngrohtësinë atërore, Edlira tetë vjeçare, e cila ka ardhur në jetë tre muaj pasi u vra babi i saj. Ajo ende e ka të vështirë të kuptojë se pse i mohuan të drejtën që edhe ajo të ketë prind, i cili do kujdesej për atë, kurse ëndrra e saj e vetme është që vetëm një herë të shoh.
Por realiteti është krejt ndryshe, ajo është jetime dhe me këtë të vërtetë do rritet. Por, më rëndë në këtë familje e ka Sadetja, nëna e Edlirës, e cila për çdo ditë duhet të mashtron vajzën e saj të vogël se një ditë babi do të kthehet, edhe pse më kot, ajo mundohet të fsheh lotët që tradhtojnë duke rrëfyer historinë e saj.
Ndërkaq, dy fëmijët e tjerë,Tahirja dhe Lulzimi, për çdo ditë kalojnë në atë rrugë ku ndodhi edhe vrasja. Edhe ata e kanë të qartë se kanë ngelur pa përkujdesje të prindit.
Thonë se çdo ditë kur kalojnë në atë vend ju kujtohen skenat e 22 marsit dhe kthejnë kokën pas duke shikuar se si bien në tokë babai dhe gjyshi.
Kërkojmë zbardhjen e drejtësisë
Edhe pse kanë kaluar tetë vjet, Familja Koraçi ende kërkon zbardhjen e këtij rasti.
Janë thellë të indinjuar që ende heshtet drejtësia. Autorët e kësaj vrasjeje ende lëvizin të lirë.
"Aty kanë kaluar shumë vetura dhe pikërisht kjo ndalohet dhe vriten vëllau dhe babai im.
Ata kanë qenë në veturë dhe jam i bindur se nuk kanë pasur bombë, sepse në atë rast ndonjëri prej të dyve do e kishte aktivizuar. Ata kanë pasur një mobil dhe asgjë tjetër.
Kjo nuk e justifikon asgjë, pasi ajo që ndodhi është një masakër klasike ndaj civilëve. Mendoj se na kanë pasur në sy si familje, sepse unë kam qenë ushtar i UاK-së. اdo gjë është e tepërt çka flas, sepse krejt bota i pa ato skena. Nuk është gjë e fshehur. Nuk kemi ngritur asnjë padi penale apo të merremi me ndonjë procedurë gjyqësore ndaj atyre që e bënë këtë krim, sepse në këtë shtet nuk funksionon drejtësia.
Nuk kemi besim në asnjë institucion, andaj e mbajmë brenda në vete dhimbjen",thotë Sherif Koraçi, pjesëtar i familjes mbi të cilin ka rënë barra për të rritur tre jetimë.
Mobil apo bombë, enigma që ndoshta edhe për shumë kohë do të heshtet deri sa e vërteta të sheshohet. Tani, në vendin ku ata u vranë është ndërtuar një qarkore për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, por dhimbjet e familjes Koraçi nuk u lehtësuan kurrë, ndërsa askujt nuk i shkoi ndërmend që në atë vend, ndoshta së paku të vendoste një pllakë përkujtimore në shenjë respekti.
Urim HASIPI TV Koha