Celularët, 10 mijë qytetarë kanë ndryshuar kompanitë

eGo0sTyle

System Engineer
celulare.jpg

Më shumë se 10 mijë qytetarë kanë “migruar” nga njëra kompani celulare tek tjetra, duke mbajtur të njëjtin numër, por duke zgjedhur shërbime të reja Të dhënat e fundit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare reflektojnë një tendencë në rritje të interesit të qytetarëve për të kërkuar kompaninë që u ofron më shumë shërbime dhe, mbi të gjitha atë që është
më e përshtatshme për ta. “Kanë kaluar më pak se tre muaj dhe sasia e numrave të bartur ka arritur në një shifër të lartë, mbi 10 mijë bartje.
Rritja e konkurrencës efektive ka bërë që në treg të hidhen oferta dhe plane tarifore të reja më me dobi për konsumatorin. Përdoruesit janë
treguar aktivë, duke zgjedhur rrjetin dhe planet tarifore nga të cilat përfitojnë dhe që u përshtaten më mirë kërkesave personale”, thuhet në vëzhgimin e AKEP lidhur me ecurinë e bartjes së numrit. Të gjithëve na ka rënë në
sy “lufta” mes katër operatorëve për t’u bërë sa më atraktivë në sytë e konsumatorëve, duke kërkuar që të përfitojnë sa më shumë vëmendje.
BARTJA E NUMRIT
Portabiliteti i numrit apo bartja e tij nënkupton që çdo qytetar, i cili disponon një numër nga njëra prej katër kompanive celulare që operojnë në vend, nëse sheh që kompania tjetër ka oferta më të përshtatshme për të, mund
të marrë shërbimin pa ndryshuar numrin. Zbatimi për bartjen e numrit filloi në javën e parë të majit dhe tashmë kompanitë po kërkojnë që falë paketave konkurruese të ripozicionohen në treg. Edhe synimi fillestar për bartjen e
numrit, qysh në fillim nga ana e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka qenë rritja e konkurrencës në treg. AKEP ka vënë në dispozicion të qytetarëve edhe një ueb portabilitet.al, ku mund të merret informacioni
i duhur për bartjen e numrit. Lidhur me bartjen e numrit, AKEP sugjeron që
qytetarët përpara se të marrin një vendim, të konsultohen me shërbimet e të gjitha kompanive në treg dhe, pasi të kenë gjetur atë që ofron
programin e përshtatshëm, të bëjnë edhe kërkesën për bartjen e numrit. Procedura përfshin bërjen e një kërkese, duke paraqitur edhe një mjet
identifikimi. Lidhur me koston, AKEP sqaron se për bartjen tarifa nuk mund të jetë më shumë se 600 lekë. “Operatori dhënës nuk do të faturojë shpenzimet e bartjes së numrit tuaj. Operatori i zgjedhur ose operatori marrës mund të vendosë një tarifë të shpenzimeve të bartjes së numrit për
ju, duke parashikuar që këto tarifa të jenë të përballueshme, tarifë e cila mund të jetë deri në 600 lekë”, thuhet në faqen që administron
AKEP.
Arrin në 6 mijë numri i të regjistruarve në domain.al
Numri i domain.al është trefishuar, falë uljes së tarifës së përfitimit të pronësisë për një të tillë. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka publikuar disa statistika lidhur me ecurinë përgjatë një viti e gjysmë. “Ka kaluar vetëm një vit e gjysmë nga liberalizimi dhe ulja e tarifës nga 75
dollarë në 2000 lekë për të pasur në pronësi një domain.al, kështu numri i tyre është trefishuar. Duke filluar nga viti 1992, me marrjen e administrimit të çtld.al e deri në mars të 2010 janë regjistruar rreth 1900 domain-e. Ndërsa, për një periudhë prej 16 muajsh numri i domain-eve.al ka arritur në
6200″, thuhet në statistikat e publikuara nga AKEP. Ndërkaq, është interesant fakti që për regjistrimet kërkesa ka qenë si për zonën.al, ashtu edhe për zona të tjera, të cilat lidhen me institucionet qeveritare apo ato edukuese-arsimore. “Numri më i madh i aplikimeve dhe regjistrimeve i përkasin zonës.al, por vihet re që është rritur ndjeshëm edhe numri i domaineve
nën zonën com.al, gov.al dhe edu.al”, thuhet në publikimin e AKEP. Lidhur me marrjen e një domaini, AKEP ka mundësuar gjithçka online duke filluar që nga mbyllja e domainit ekzistues, tek modifikimi teknik i formularit për
regjistrim, për rinovim të dhënash, për rinovim kontrate pagese apo për transferim. Impakti i lehtësimit të procedurave apo edhe i mundësisë për të zgjedhur tashmë domain.al, duket se ka qenë një shtysë e mirë për të rritur numrin e të regjistruarve, numër i cili ka arritur tashmë në 6 mijë të tillë.
Më herët, domain.com kishte një përdorim më të gjerë.

Burimi : Panorama.
 
Back
Top