Celularë të cilët zbulojnë HIV-in, malarien...

braziljania

Anëtar i Nderuar
Zbulimi sensacional i një grupi të shkencëtarëve nga universiteti UCLA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka përshkuar botën këto ditë.

Lajmi se telefonat celularë mund të zbulojnë sëmundjet dhe të analizojnë gjakun do të mund t’i ndihmonte mjekësisë, por edhe të zvogëlojë shpenzimet e mëdha.

Ekrani LED, filtrat plastik dhe disa tela do të mund të zëvendësonin makinat e mëdha, me të cilat punojnë shumë teknikë të cilët me dorë identifikojnë qelizat e gjakut nën mikroskop.

Shkencëtarët e UCLA kanë modeluar telefonin celular në pajisjen mobile për testimin e gjakut e cila është në gjendje të detektoj virusin e HIV-it, malaries dhe sëmundjeve tjera.

Njërën prej pajisjeve të para të këtij lloji e ka prodhuar kompania Sony Ericsson. Testuesi përdorë dritë të filtruar e cila ndriçon qelizat e gjakut dhe i dërgon të dhënat softuerit i cili i përpunon dhe i analizon.

Pritet që teknologjia e re, e cila shumë më e lirë se ajo ekzistuese, do të mund të bënte revolucion në fushën e zbulimit të sëmundjeve dhe viruseve të ndryshme.


Telegrafi
 
Ca sdegjohet sot.


Aman te mos i ble ministria jone e shendesise se i moren doktoret e do ngelen njerzit pa u vizituar do vdesin pa ditur se cfare kane.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Celularë të cilët zbulojnë HIV-in, malarien...

PO mire telefon celular do ta quajne !!!!!!!!!!!!!!!!!!
Misioni qe beka me duket me i rendesishem shume sesa te flasesh ne telefon ,
keshtuqe do ishte me logjke te quhej zbulus virusesh elektronik se pari , pastaj telefon.
 
Titulli: Celularë të cilët zbulojnë HIV-in, malarien...

Ne e kemi gjetur si ta zbulojme HIV dhe Siden.Puna eshte qysh ti sherojme ato.Keto firma shesin mend,sepse jane arritje koti.E gjen dot njeri se si sherohen??????
 
Titulli: Celularë të cilët zbulojnë HIV-in, malarien...

Mua sme duket kush e di ca, kjo me duket humbje lekesh dhe kohe, aq kohe sa rine te inventojne cellphone-s te reja, me mire investoni ato leke dhe ate kohe ne research per kurimin e Hiv-it!
 
Titulli: Celularë të cilët zbulojnë HIV-in, malarien...

se kuptoj pse merren me kaq pasion shkenctaret per te shpikur kshu gjerash kur fare mire mund te shpikin kurat dhe ilacet efikase per te sheruar semundjet vdekje prurese qe ka neper bote.
 
Back
Top