Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Celibashi: Projekti për rezultatin nuk dublon punën e KQZ-së

TIRANث - Agjencia për Administrimin e Zgjedhjeve (ECA) dhe "KRIK Albania" janë angazhuar së bashku në informimin e publikut mbi ecurinë e procesit të numërimit të votave dhe rezultatit të zgjedhjeve në kohë reale.

Këto dy organizma joqeveritare synojnë të verifikojnë standardin e këtij procesi zgjedhor dhe veçanërisht atë që ka të bëjë me numërimin dhe nxjerrjen e rezultatit. Projekti mbështetet financiarisht nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), por që, siç bëri të ditur ambasadori amerikan në Shqipëri, Xhon Uidhers, kjo nuk do të thotë se ky projekt është i SHBA-ve.

"Projekti ka si qëllim rritjen e transparencës së numrit të votave, informimin e vazhdueshëm të publikut dhe krijimin e një besimi më të madh të qytetarëve te ky proces", - tha drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Administrimin e Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ai është përpjekur, gjithashtu, të hedhë çdo hije dyshimi mbi mbivendosjen e misionit të këtij projekti me detyrën ligjore që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

"Ky projekt, në mënyrë absolute nuk ka si qëllim dhe nuk mund të zëvendësojë procesin ligjor të numërimit të votave dhe shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, detyrë e cila i mbetet KQZ-së", - tha Celibashi.

Për realizimin e këtij projekti, "ECA" dhe "KRIK" kanë akredituar dhe do të angazhojnë ditën e zgjedhjeve 450 vëzhgues pranë grupeve të numërimit në të gjithë vendin, të cilët nëpërmjet aparateve telefonike të posaçme do të përcjellin në kohë reale informacionin mbi çdo votë, në një kompjuter qendror, që të vendoset në "Hotel Tirana International", i cili do të jetë i aksesueshëm dhe publik për gjithkënd.
SHEKULLI.COM.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back