CDU, Bashës: Ok problemet, por jepi fund bojkotit. Drejtësia, investimi ynë

CDU, Bashës: Ok problemet, por jepi fund bojkotit. Drejtësia, investimi ynë

20150520-_d714555_0.jpg


Më 23 mars kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë një letër nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë. Në letrën, të cilën e disponon edhe Top Channel, funksionari i lartë partiak i CDU-CSU shkruan se ishte ngarkuar nga pjesëmarrësit në mbledhjen e grupit të punës të Ballkanit perëndimor, e cila ishte mbledhur më 21 mars për t’i përcjellë kryetarit të Partisë Demokratike, siç thotë ai, shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri.

“Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtësi në vendin tuaj dhe më pas kjo u votua me votat e grupit tuaj parlamentar më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme, e dëshiruar nga 90 për qind e shqiptarëve, nuk po vihet në zbatim, sepse Partia Demokratike po bojkoton Parlamentin”, thuhet në letrën e Franz Josef Jung.

CDU dhe CSU, thotë zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Bundestagut, është shumë e shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera, por bojkotin ai e cilëson si rrugë të gabuar, përfshirë këtu edhe kërkesën për qeveri teknike.

“Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mund të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mosregjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike” nga të gjitha grupet parlamentare”, thuhet në letrën e zyrtarit gjerman.

Franz Josef Jung paralajmëron për pasojat e rënda për vendin dhe për vetë Partinë Demokratike. “Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU-CSU. Kjo nuk është në interesin tonë”, vijon Jung ne letrën e tij.

Zyrtari i lartë gjerman është ultimativ kur thotë se, ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta. Në emër të grupit parlamentar më të rëndësishëm në Gjermani dhe në mesin e partive popullore europiane, Jung i drejton kryetarit të Partisë Demokratike lutjen e tyre urgjente.

“Për t’i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe për t’u regjistruar për zgjedhjet kombëtare pa vendosur parakushtet e përmendura më sipër”, thekson Jung.

Të djathtët gjermanë thonë se janë të gatshëm ta ndihmojnë me të gjitha forcat të djathtën shqiptare, për të ndërtuar ura dhe për të bërë gjithçka për të siguruar zgjedhje të drejta.

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU-CSU shkruan më tej se për të siguruar këtë duhet synuar progresi në procesin e dekriminalizimit dhe në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe sigurisht, shkruan ai, ka edhe shumë mënyra të tjera.

“E rëndësishme është të gjendet një rrugë e pranueshme nga të gjithë për të dalë nga kjo situatë e ngatërruar”, thotë Jung. CDU-CSU i kërkon kreut të Partisë Demokratike që të lajmërojë sa më shpejt në mënyrë që ata të japin ndihmën e duhur.

Kjo letër i mbërriti kreut demokrat gati një muaj pasi opozita braktisi Kuvendin, nuk voton më vazhdimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë ultimative kërkon krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa Basha thotë se nuk do ketë bojkot, Partia Demokratike nuk është regjistruar ende për zgjedhjet e 18 qershorit.

g.shqip
 
Tani kta po i kerkojne lulit te heqi cadren e lirise??

Asihereeeee
 
Edhe pak e vij ne memedhe une.
Mos e mbyllni ate cadren pa e bere dhe une nje selvije aty.
Ska ngel mace, qen, zhapik e zvarranik pa bere selvije aty.
Une qe jam peshk e kam te drejte te bej nje selvije ne cader?
He ju befsha, mos e mbyllni cafken....ups.....cadren e liries.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top