Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

C'do te thote te kesh nje moter?

Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Tani kujtoje se prinderit po s'paten nje goce nuk ja dine lezetin e te pasurit femije. Edhe per vellezerit qe skan moter nuk ja dine lezetin e te pasurit dike qe mba mendjen gjithnje tek ju. E them dhe e mendoje se motra me shume ndjen per vellaun se sa vellau per motren. Megjithate motra ehte lulja e vellezerve andaj kujdesuni per te.

S'ka kenduar kot Irma "kush ka vajza, boten ka" :)

Lidhur me temen: te kesh nje moter do te thote te kesh nje thesar tere jetes. Nje person me te cilen mund te qeshesh, qash, argumentosh edhe te ndash mendimet, endrrat, zhgenjimet e qellimet e tua. Te kesh dike qe te mbeshtet, te gjendet gjithmone prane e te lehteson veshtiresite e jetes qofte vetem me nje fjale.
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Super. do kisha dashur shume te kisha nje moter te ndaja gjerat e mia me te. Lum ataa qe kane nje moter. ne te tjeret na ngelet te marrim ndonje qen hihihiihh
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Do te thote te kesh me shum respekt per femren ne pergjesi...por edhe me shum dhimbje koke, per vellezrit
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Nuk di cdo te thote te kesh nje moter biologjike :(, por di cdo te thote per vellain tim te vogel.
PEr te motra eshte ajo qe me se shumti e perqafon!
Me se shumti i justifikon cdo veprim para prinderve dhe me se shumti e keshillon vecmas.
Me se shumti e toleron kur ai ngrin zerin si adoleshent qe eshte, dhe me se shumti nuk mban meri per asnje fjale.
Me se shumti i thote qe e don fort dhe e ka zemer, dhe ai ja kthen: e di, e mora vesh, 100 her ne dite te njejten!

Motra eshte kaq e dhembshur per vellain, shqetesohet per cdo gje, mundohet tja plotesoj tgjitha tekat, do jepte dhe jeten per vllain e saj !

p.s. Mqs skam patur moter vete, do ZOti me jep 2 goca e 2 cuna :D.. secili te kete shokun e shoqen e vet.. eh....
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Une spo pergjigjem meqe skam moter :P

Ec mi behu motra ime... se si ashtu jam merzitur prej asaj times :P... do kenaqemi :dora:::kafe:::kerce::lufte::cekic:

ahhhh te kesh nje moter, e sidomos nje me te vogel, me mire mos ja filloj...

Dashuria dhe "xhelozia" fillon qe ne vegjeli... E mbaj mend si sot kur shkoja fshehurazi ja pija qumeshtin dhe ajo fillonte te qaj.. nuk dinte te flase e te tregonte se nuk kishte pire gje... po pastaj ato zenkat, grindjet se kush e ka goten me te bukur, se kush e ka fustanin me te bukur, se kush di te recitoje, vallzoje me mire...
Ska gje me te mire se te kapesh me motren dore per dore dhe te nisesh per ne shkolle, kujdesesh per te, i ndihmone ne detyrat e shtepise, kur e ka ditelindjen shkon i kerkon mamit te holla, qe ti blesh mjafton dhe nje gje te vockel...ndan te njejtin shtrat me te, kur frigohesh nga ndonje enderr e keqe e perqafon, shtrengon forte, i themi njera-tjetres se nuk do te ndahemi asnjeher, keshtu do qendrojme gjithmone....
Dhe vjen nje dite, rritemi, largohemi, nuk jemi aq prane si dikur... por zemrat tona jane perseri te njejtat, e ndjejme perseri po ate dashuri... fillon te na mungoje, jo vetem ajo por edhe momentet qe i kemi kaluar bashke...
Jeta keshtu esht e kurdisur, gjithmon me ato njerez qe jemi, kur i kemi prane nuk ja dime forte vleren, por ne momentin kur nuk jane me ne, fillojne te na mungojne...
E sot mezi presim fundjaven qe te takohemi per nje kafe dhe qajme hallet njera-tjetres..

Te kesh nje moter... besoj se ska gje me te bukur ne bote... Ajo esht aty kur ti ke nevoje me se shumti, ne momentet me te lumtura dhe me te hidhura te jetes... e kujt mund ti flasesh, mund ti shprehesh me lirshem sesa motres?

booo sa momente te embla me erdhen ne mendje... dhe natyrisht nuk munda t'ju permbahem as loteve..
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Ah sikur te kisha nje moter...mendoj se motra eshte ajo e cila, ne te mire e ne te keqe te rri prane e te fal shume dashuri.
Ajo eshte partnerja jote ne prapesira , mesuesja jote me e mire, avokatja jote mbrojtese, kur prinderit nuk te kuptojne, motra gjithmon eshte aty prane, te te kuptoj, te te mbeshtese te te keshilloje ne cdo gje pa kushte.
Gjeja me mire e te pasurit nje moter, eshte se do kesh nje mikeshe te mire per gjithe jeten.

Nje moter eshte nje dhurate per zemren, nje mike per shpirtin, nje fije e arte per kuptimin e jetes. ~ Isadora James

16801_444587152276216_1629254051_n_large.jpg
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?


Motra eshte mrekulli...

 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Unë di çdo të thotë të kesh një vëlla:

Të kesh një vëlla është të kesh gjithçka..
Të kesh një vëlla është të luash letra dhe të shkuli flokët nga inati pse humbet..
Të kesh vëlla është të mbron kur sheh që dikush të ngacmon kur ikën për në shkollë :D
Të kesh një vëlla është të kesh një ditë të vështirë dhe ai të gjendet pranë duke të motivuar..
Të kesh një vëlla është të të mësojë biçikletën dhe të qeshi kur ti bie nga ajo :P
Të kesh një vëlla është të zihesh me të kush do zëri dushin i pari .. :P
Të kesh një vëlla është të kesh shtyllën e shtëpisë të pamposhtur..
Të kesh një vëlla është të shikosh buzëqeshjen e tij kur fillon punën e parë në jetën e tij..
Të kesh një vëlla është të shikosh lumturinë në sytë e tij kur bie në dashuri për herë të parë..
Të kesh një vëlla është si të kesh nevojë për ajrin që thith..
Të kesh një vëlla është të mendosh më shumë për të sesa për veten ..

Jam e lumtur që të kam vëllaçkoja im..
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Vetem une thyej rekordin ktu :p une kam 4 motra plus dhe vllai si "veshka" mes dhjamit, shyqyr Zotit qe i kam !
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Vetem une thyej rekordin ktu :p une kam 4 motra plus dhe vllai si "veshka" mes dhjamit, shyqyr Zotit qe i kam !

dhe un qe mendoja ta them mos ta them :D

un kam dy motra dhe une 3 dhe 3 vellezer jam me e vogla e shtepise embelsira per te cilen te gjith kujdesen mbase e teprojne ndonjecik :D me motren e dyte kam qen me e lidhur pasi me gjat me ate kam jetuar motra e madhe esht martuar kur kam qen 6 vj dhe jeton ne it skam ndonje mardhenie te vecant .
me vellezerit mire , i dyti esht iciik me serioz sflas shum hapur me te dhe me te voglin kshu ndersa vellain e madh e kam 1shh esht shumm mendje hapur shume i humorit kenaqem dhe pse kemi 19 vite diference dhe ka jetuar jashte qe kur un kam qen 3 o 4 vj ..
gjeja me e mire te kesh motra dhe vellezer esht se do kesh dhe niper dhe mbesa un deri tani kam 10 oooooooooooo te vdesss sa te mire janeee do jepja gjithckaa per gjithckaa pa u menduar dy here !
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

dhe un qe mendoja ta them mos ta them :D

un kam dy motra dhe une 3 dhe 3 vellezer jam me e vogla e shtepise embelsira per te cilen te gjith kujdesen mbase e teprojne ndonjecik :D me motren e dyte kam qen me e lidhur pasi me gjat me ate kam jetuar motra e madhe esht martuar kur kam qen 6 vj dhe jeton ne it skam ndonje mardhenie te vecant .
me vellezerit mire , i dyti esht iciik me serioz sflas shum hapur me te dhe me te voglin kshu ndersa vellain e madh e kam 1shh esht shumm mendje hapur shume i humorit kenaqem dhe pse kemi 19 vite diference dhe ka jetuar jashte qe kur un kam qen 3 o 4 vj ..
gjeja me e mire te kesh motra dhe vellezer esht se do kesh dhe niper dhe mbesa un deri tani kam 10 oooooooooooo te vdesss sa te mire janeee do jepja gjithckaa per gjithckaa pa u menduar dy here !
Ti duhet te ishe e para qe ta thoje :)
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

une kam veq nje moter eshte gjeja me e bukur ne bote qe kam do jepja gjitheqka vetem ta shihja te lumtur
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

ee kam motren,por zihemi si ujkiu me delen
por un gjithmon ja lej mangujt si me e vogel esht
inatin e kemi 5 min se mas 5 min puthemi perqafohemi prap
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Sikur ta dija qe eshte keshtu do ti kisha bo presion nenes per nje moter :p

E kam vetem nje vella. Sa ishim te vegjel... boks dhe karate prej mengjesit deri ne darke. Kur u rritem mbeshtetje per njeri tjetrin.
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

1622685_981057755241311_4277283147178379428_n.jpg


pikerisht ..dikur kisha boten , sot asgje!
Edhe me pse me nje diference prej 5 vitesh , edhe pse natyra e saj protektive karshi meje , frika se dicka mund te me ndodhte , dicka qe ajo smund ta kontrollonte ashtu sic ajo ish mesuar ta bente,qe nga femijeria e deri ne moshe madhore.
Perkujdesja sikur te ishte nene e jo moter , ma benin te veshtire ti hapesha per cdo gje.
Por pavaresisht kesaj , dashuria e saj nuk kish limite, kurre nuk ishte e cunguar, kurre nuk ishte e pandjere.
Ishte nje dashuri motrash qe do sakrifikoheshin per njera tjetren ....pa pyetur per pasojat.
Ishte pikerisht ajo qe me mesoi , te formohesha dhe te krijoja personalitetin tim, karakterin tim...ishte muza ime , etaloni qe kam ndjekur ne cdo hap dhe ende e ndjek.
Cdo dite bashke deri ne castet e fundit .....dikur kisha boten ....sot kam nje copez te saj, copezat qe ajo la pas ...kujtimet , dashurine ,perkushtimin ,pasardhesit e saj.
cdo dite me shume me mungon prania ...syte ..fjalet , ndonjehere edhe zenkat ....vetem shpirti im e di sa me mungon



te premtoj se ne cdo hap do jem me ty,deri kur te jemi serisht te pandara.....deri ath kur une te vij prane teje, sepse sado koha te kaloj une e di qe ti do dish te presesh ...Te dua pafund zemra ime!
 
Titulli: C'do te thote te kesh nje moter?

Ja cdo te thote te kesh nje moter!- shkruar nga nje vella ne fb:

Motra është shoqja e lojërave në fëmijëri, ngushëllim për zemrën në dashurinë e saj të parë, këshilluese, është thuajse ndërgjegja jonë, mbështetësja e parë e dashurisë sonë, na jep kurajë, ruan me fanatizëm dashurinë tonë, pasqyra e gabimeve tona, shpatulla e halleve tona.
ثshtë ajo që dhe përballë zënkave kurrë nuk do harrojë të na përqafojë e të na dhurojë ngrohtësi. ثshtë ajo që qan dhe gëzon për ne, është ajo që vuan kur vuajmë dhe ne, është besimi, njeriu më i sigurtë kur në momente të vështira do rrëfenim vehten e do ti linim dhe amanetet, është e vetmja strehëz e sigurtë e fëmijëve tanë, aty ku ata do ndjenin pa fund dashuri si ajo e nënës së tyre. Motra është bukuria e jetë së rinisë, ngrohtësia e butë e pleqërisë.

11091217_957825484237221_1585549497886198241_n.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Pak a shume, hap dollapin te kerkosh nje jacket me vesh dhe se gjen aty. Merr motren ne tel: Mos e ke pare gje kte jacketen? Ajo: Ah po, e kam veshur une dhe harrova te te merrja leje. Aty plas sherri!!
 
E them dhe e mendoje se motra me shume ndjen per vellaun se sa vellau per motren. Megjithate motra eshte lulja e vellezerve, familjes, andaj kujtohuni per te.
 
Di qe pata fatin ta kem edhe pse me mungon , ka lene kaq shume brenda meje.
Kush ka provuar dashurine e nje motre , ka provuar esencen e gjerave me vlere.
Dashuri pa kufi ....
 
Moter nuk di sepse nuk kam, por persa i përket vllaut gjithmonë kemi bere raunde mundjesh sepse jetonim në një apartament të vogël që Satrapi Gjirokastrit na çoj me zori dhe kur ai studionte violinë unë ja tretja partiturën se nuk mund të degjoja tv. ?
 
e kam nje mendjemadhe … kur ishim ne shqiperi kemi shkuar shume mire , tani qe i ka hyp vetja ne qef sja var aq shume dhe ajo e kupton pse
 
Kam një motër, shtatë vite më të madhe. Kështu që në fëmijëri dhe rini, nuk jemi ndeshur fare. As për të mirë e as për të keq. Raporti ynë filloi shumë më vonë. Sot e kam edhe motër edhe nënë.
 
Kur lexoj qe disa i kane por nuk behen me to me duket cudi...
Une dhe ime moter kishim nje diference prej 5 vitesh ( e vogla une)
Gjithnje ka bere rolin e mamit me mua , ndoshta merrte pergjegjesi me shume
Me ka shalu ne dru kur isha e vogel lool , me frike kisha motren se mamin e babin.
Por edhe pse ishte e eger , ishte si shqiponje kundrejt meje.....askend nuk lejonte te me merziste.
Ishim shume distant ne femijeri , e shihja si prind e jo si moter...te tille imposture mori.
Mbaj mend kur isha ne gjimnaz dhe me pyeste nese kisha qejf ndonjw djale apo me ngacmonte ndonje.
Me rrekte deri ne ate pike me menyrat e saja sa behesha gati ti tregoja .....kur fjalia pasuese ishte - se te marr vesh gje per ty mi e shkrete , te gri lool
E une i thoja vetes uhhhh sa mire bere qe sthe gje.
Ama teksa vitet kalonin shihja tek ajo ate qe doja te isha....shembelltyren time, ishte ikona ime e realizimit.
Ne momentet me te errta e me te veshtira te miat ,ajo ishte aty per te mu gjindur krahe.
Pas humbjes se tim eti ajo u be krahu yne i forte , edhe pse ajo se kuptonte qe te dyja e kishim pike referimi.
Une natyre e ftohte , e doja vetmine , ajo e kunderta ime.....i donte njerzit e zhurmat
Gjithnje grindeshim meqe une spara shkoja dhe kur ikja i thosh mikesha - me vjen motra nga gjirokastra lool lool
Ne ditet e saja me te errta, ne 6 muaj une isha aty ne cdo sekonde te saj
Aq sa i thosh njerezve , ia kam marre hakun kto 6 muaj ,ktu pas bythes sime ????
E ne ato momente te fundit te saj me thote se isha forca e saj ......
Dhe do jipja gjithcka per ta patur qofte e per pak ,sa per ti dhuruar nje perqafim apo puthje
Duajini motrat ,vellezrit , prindrit , femijet sepse gjithkush eshte i zevendesueshem ne kete jete....pervec tyre ????
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 35.7%
  • Luna

    Votat: 8 57.1%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 4 28.6%
Back
Top