Cdo dite nje pune e mire!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
A e keni menduar ndonjehere kur zgjoheni se nuk do te shtriheni ne darke pa e bere se s'ben nje pune te mire?!
Ose gjate dites veproni dicka dhe ndjeheni mire?! Ne fakt nderkohe qe po beja 1 kalendar per gocat per Ramazanin(cdo dite 1 pune e mire) mendova po sikur kjo filozofi te na shoqeroje gjithe jeten?!
Ndaj po e hap si teme, jo per te lavderuar veten por ndoshta mund te nxisim njeri tjetrin qe te behemi me te mire. Te garojme ne gjera te bukura.
Andaj sa here beni 1 pune te mire ose shikoni dike tjeter le ta percjellim pozitiviteitn ndermjet nesh(nese sdoni te nxirrni veten mund t1e thoni dikush beri kete/ ate)

Do i shkruani dikujt, do jepni lemoshe, do pastroni 1 rrugice, do i lironi vendin 1 njeriu ne autobuz, do lexoni 10 faqe te nje libri cdo dite, do i thoni 1 perralle femijes ne darke, do shtroni 1 darke per te varferit, ose per miqte, etj etj...

p.s. foto eshte thjesht ilustruese qe te mos e lija temen pa foto plus nga kjo u nisa per temen 🥰
SmartSelect_20220331-205228_Chrome.jpg
 
Cdo dite bej dicka qe une e vlersoj si ndime ndaj dikuj,qofte shpirtrore qofte veprim.
Dje i lirova vendin nje te moshuare,me pas ndihmova nje te huaj te gjej stacionin e duhur.
Me pas ne nje ceshtje mesimi ,adresova dy tre veta ne seleksionimin dhe si te gjejne materialin ne internet. kshu
Tani sot akoma heret,por dita eshte e gjate.
Ama bera kafet ne mjes vetes e per tim shoq,dhe ky eshte nje veprim i mire,dhe per ty vlersuar. :p
Se nuk eshte pak te te bej kafen dikush tjeter,e ta serviri. hahahahahaha.
 
Eshte njeri cdo darke ushqen nje qen tek lagjia. Qeni para ca muajsh ishte i dobet mezi ecte, tani i eshte kthyer fytyra. Mir kjo por e cuditshme sa here kalon ky tipi ne rruge ai i del para dhe i buzeqesh. Kur e deshmova me syte e mi nje dite aq sh u preka. 🥰🥰

Nje pedagoge qe njoh une jep mesime falas te gjuhes angleze, nje tjeter te gjuhes shqipe per shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise.

Kolegu zyres sime cdo dreke me pyet do te porosisesh gje? Dhe qe kur ka ardh ai ne zyre une s'dal te blej me dreke apo te marr kafen e pasdites. 😁

Une bej 1 pune te mire duke ju lumturuar ju me logimin tim ketu ne forum. Apo jo? 🙄
 
Ama bera kafet ne mjes vetes e per tim shoq,dhe ky eshte nje veprim i mire,dhe per ty vlersuar. :p
Se nuk eshte pak te te bej kafen dikush tjeter,e ta serviri. hahahahahaha.
Pooo shume per t'u vleresuar. Edhe mua ma ben burri perhere. Po vihem ne seder tani. Duhet dhe une t'ja servir ndonjehere se lash nam :plool

Ne fakt Nevi, te pakten ne besimin qe une aplikoj ne jeten time, cdo gje qe ne bejme eshte pjese e adhurimit dhe marrim shperblim. Pra, bashkeshorti qe mban familjen ekonomikisht, ne fakt nuk ben gje tjeter vecse zbaton pergjegjesine qe Zoti ja ka bene mbi shpatulla dhe merr shperblime cdo sekond per ate gje. Njejte dhe me ne grate. Ndonjehere na duket si lodhje apo sikur e kemi per detyre , por ne realitet kur mendon qe per cdo veprim tonin per te miren e tjetrit Zoti na e quan sevap, atehere veprimi jone merr akoma me shume Kuptim. Nuk ka peshe vetem tokesore(pra per njerezit tane) por merr dhe peshe Hyjnore.
Po mendoja 1 dite pikerisht per kete. Sikur te gjithe njerezit ta praktikonin kete parim s'do kishim burra qe e shohin gruan e femijet si barre financiare, dhe s'do kishim gra qe ankohen pse i sherbejne familjes me gatim apo pune shtepie.
Dhe me e bukura ,nese te gjithe do ishim ne gare kush te beje me shume mire qe Zoti t'ja shperbleje, s'do kishim burra qe vec punes jashte shtepise nuk prekin gje me dore ne shtepi, e s'do kishim gra qe dhe punojne si burrat jashte shtepie dhe prap komplet shtepine e kane mbi shpatulla. Lum kush ka arrit te gjeje balancat.
 
Redaktimi i fundit:

Ah Soleee, skam cte shtoj me! Jane fjale flori qe thoshin te vjetrit! 🤗
Njerzit kujtojne qe familja e mire dhe e qete,dhe me vater dashurine, eshte rastesi!
Jo!! Eshte investimi me i madhe ne perkushtim , perpjekje e sakrific te perditshme ,qe duhet te bej njeriu.
 
Ah sa teme e mire, perhere me kujtohet nje dhenie "Garoni ne vepra te mira dhe kalojani njeri tjetrit me to"
Por pa deshmi dhe pa foto, se e humbin vleren. Tek ne perdorin nje thenie, "Dora e majt mos di se cfare jep dora e djatht"..
 
Njera qe kishte qene me burse ne fak. para sh vitesh, kishte vendos me sponsorizuar 1 studente tani per 3 vitet e fakultetit me nje shume simbolike, aq sa mund ti duhet per te ngrene cdo dite dreken dhe darken. 😊
Dhe 1 tjeter para nja 7-8 vit1esh mkishte treguar qe kishte bere te njejten gje, por duke i paguar shkollen pasi dhe asaj ja kish pagu qeveria vendit. Pas nja 15 vitesh ishte ne gjendje qe ta kthente kete te mire individualisht.
 
A keni bere ndonje pune te mire apo hic?! 😁
 
Çdo mëngjes,u hedh pëllumbave buk.
Ushqimin që tepron qoftë e një pjatë gjellë e hedh në qoshe të pallatit,që ta hanë qentë e rrugës.
Një komshia ime ka mace sa her tepron ndonjē kockë a mish unë ja çoj.
Ka raste që kur është shum vapë,ujis pemët para pallatit.
Mirësinë e bëj tek kafshët se ma dijnë për nder.
 
babi me ka mesuar qe punet e mira beji po mos i trego.😬
Ndjesë që të citoj.
Punët e mira me qëllime lavdi nuk tregohen. Përndryshe, mirësia duhet shpërndarë sa më shumë. Një x momemnt mund ta frymozoje një x person, kështu që mirësia jote (jo e jotja personalisht) shumëfishohet.
T’i kthehem vetes tani.
Profesionin e kam human, kështu që edhe nëse disa raste kur “nuk është puna ime”, nuk mund ta kthej shpinën.
Sot fillova ditën duke ujitur lulet. Mos thoni që nuk është punë e mirë, sepse është në shërbim të insekteve 😁

p.s. temë mjaft e bukur Soulmind ❤️
 
Ne fakt, cdo gje lidhet me qellimin e njeriut. Pse e ben dicka dhe pse vendos mos t'a thote apo t'a thote. (gjithkush mund ta kete mire ne kendveshtirmin e tij) Gjthss, ne kuader te diksutimin me shume, (jo mbi punet tona, por si fenomen) jo me larg se dje po lexoja nga nje ish profesor i imi i cili thoshte: "Ne kete kohe ku po jetojme, ku antivlera po promovohet me te madhe e cdo dite, eshte koha te reklamojme punen e mire qe bejme". (Sigurisht serish brenda qellimit qe mos te lavdrosh veten, por punen e cila mund te ndikoje edhe tek tjetri per t'u marre si shembull)

p.s. Nice job with flowers. Insektet do te te duan! :love:
 
Patjetër! Nuk e thash me qëllim cenimi, gjë që edhe e sqarova, besoj 🤷🏻‍♀️
Lum ai/ajo që mirësinë e jep për vetë mirësinë 🙂

p.s. uroj mos më duan aq sa të më pickojnë nga “dashuria” 😂
 
Patjetër! Nuk e thash me qëllim cenimi, gjë që edhe e sqarova, besoj 🤷🏻‍♀️
Lum ai/ajo që mirësinë e jep për vetë mirësinë 🙂

p.s. uroj mos më duan aq sa të më pickojnë nga “dashuria” 😂
Patjeter, as nuk e vura ne dyshim. Thjesht perforcova mendimin, pasi m'u lidhen mesazhi yt me ate qe kisha lexuar dje. :)
 
Ndjesë që të citoj.
Pse me thua saher me citon ndjese o zemra ?🤷‍♀️
Ktu prandaj jemi te shkembejm mendime non ?😘🤗
Te diskutosh dhe te mesosh nuk te ben dem perkundrazi .
Punët e mira me qëllime lavdi nuk tregohen. Përndryshe, mirësia duhet shpërndarë sa më shumë. Një x momemnt mund ta frymozoje një x person, kështu që mirësia jote (jo e jotja personalisht) shumëfishohet.
Jam plotesisht dakort me kte qe thua Por ai e kishte fjalen qe Nese ben mire e ben ne radh te pare e ben per shpirtin tend dhe pastaj per te miren e tij qe ka nevoj .
Ai gjithe jeten e tij ka ber mire dhe mbahet mend per kte veti dhe gjithmone i zgjuar, i qete , i qeshur dhe modest .
Pa zhurme e kte na e ka influencuar Edhe tek ne . Edhe mendoj qe nga kjo na e la dhe kte msg Edhe ne shpirt.
Te besh mire sikur dhe nje xhest te vogel pa u ndjere .
Te jesh shembull pastaj Eshte dicka tjeter akoma me e mire .😘
T’i kthehem vetes tani.
Profesionin e kam human, kështu që edhe nëse disa raste kur “nuk është puna ime”, nuk mund ta kthej shpinën.
Sot fillova ditën duke ujitur lulet. Mos thoni që nuk është punë e mirë, sepse është në shërbim të insekteve 😁

p.s. temë mjaft e bukur Soulmind ❤️
Ta haj gojen fare un ty. 😬
Ok se po e tregoj nje dite tjeter kshu hy Edhe ne temen e bukur te @Soulmind 😜😬
 
Puthe nene ne balle sa e ke gjalle
Perqafoje babain, Zoti do t'fale
 
Une du njerezit psh me shume sec duhet.
A quhet pune e mire kjo? 🤷‍♀️😋
 
Une du njerezit psh me shume sec duhet.
A quhet pune e mire kjo? 🤷‍♀️😋
Nuk quhet sipas mendimit tim, sepse nese lendohesh, mund t'ndryshosh aq shume me kalimin e kohes dhe kjo e tera si rezultat i zhgenjimeve nga pikerisht ata persona. Nje mesatare, me bukur dhe me drejt mendoj.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top