CBS News: Skandal seksual në Korpusin e Paqes në Shqipëri

Korpusi i Paqes në Shqipëri, një program vullnetar i qeverisë amerikane i shtrirë në 65 shtete, është përfshirë nga një skandal seksual.

Lajmi bëhet publik nga televizioni amerikan CBS News, i cili disponon dhe një raport mbi ngacmimet seksuale në të gjitha vendet ku shërben Peace Corps (Korpusi i Paqes).

Bonnie Scott, një vullnetare e këtoj programi në Shqipëri thotë se, në fillim të këtij viti ka njoftuar se, një prej zyrtarëve amerikanë ngacmonte seksualish femrat në Shqipëri.

Por, pak kohë pasi i denoncuari dërgoi një email ku njoftonte dorëheqjen për arsye personale, Peace Corps e pushoi Scott pasi nuk kishte plotësuar siç duhet dokumentet e punës.

“Atij iu dha mundësia e dorëheqjes sesa akuza për ngacmim seksual që do të thotë se çdo gjë do të fshihet”, tha Scott. “Ata më larguan 10 ditë pasi abuzuesi dha dorëheqjen”, shton ai.

Nuk dihet nëse ndonjë prej femrave që kanë rënë pre e dhunës seksuale të amerikanit kanë bërë denoncim pranë autoriteteve shqiptare.

Nga një inspektim i përgjithshëm vërehet se personeli i Peace Corps që akuzohet për ngacmim seksual thjeshtë pushohen nga puna.

Më shumë se 525 vullnetarë të Peace Corps kanë shërbyer në Shqipëri që prej vitit 1992 kur u hap ky program në Shqipëri. Aktualisht, në vendin tonë ndodhen 82 vullnetarë që japin ndihmë në shëndetësi, komunitt, zhvillim ekonomik dhe mësimin e gjuhës angleze. Ata janë të trajnuar si dhe kanë mësuar dhe gjuhën shqipe.

Rreth 7 mijë persona të Peace Corps (Korpusi i Paqes, program vullnetar i drejtuar nga qeveria e SHBA) shërbejnë në 65 vende. 1 në 5 prej tyre është ngacmuar seksualisht gjatë shërbimit, sipas një pyetësori anonim që disponohet nga televizioni amerikan CBS News.

Raporti tregon gjithashtu se gjysma e ngacmimeve nuk raportohen pasi ata më pas fajësohen dhe ndëshkohen për raportimin e ngacmimeve seksuale. Gjatë dy viteve të fundit më shumë se 500 vullnetarë kanë raportuar eksperienca të ngacmimeve seksuale.

Por, CBS Neës raporton se denoncuesit janë kritikua dhe janë kërcënuar me pushim nga puna. Pesë vite më parë Peace Corps – agjenci qeveritare – u përball me një kontroll mbi reagimin në rastet e ngacmimeve seksuale. Kongresi amerikan miratoi një ligj dhe drejtori i agjencisë u zotua për ndryshime.

Kreu i saj, Kellie Green tha se merrte telefonata dhe email nga vullnetarët e kthyer duke denoncua se nuk marrin ndihmën e kërkuar.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com) - See more at: Shqiptarja.com - CBS News: Skandal seksual n
cache-210-166-strict-203973.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top